Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-11-11, 01:19   #3
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Feja, Enver Hoxha dhe njė histori familjare

Si nuk ishin punė pėr mua kėto? Pėrndryshe pse mėsuesja na pyeste me aq hollėsi? Kėto dhe shumė pyetje tė tjera tė ngjashme mė vėrshuan mizėri nė kokė, por qė nuk bėhej mė fjalė t’i shtroja. Babai jo vetėm mė kishte hequr guximin me ashpėrsinė e vet tė panjohur, por edhe mė kishte tronditur shumė. Ai kishte njė autoritet tė tillė mbi mua, sa edhe duke mė folur me butėsinė e zakonshme, unė do tė ndjehesha thellė-thellė i detyruar tė besoja se ajo qė po ndodhte nuk ishte vėrtet punė pėr mua e se mėsuesja gabonte qė na pėrziente ne, fėmijėve, nė kėtė histori tė ngatėrruar. Ky babai tjetėr, qė po zbuloja, vėrtet ma mbylli gojėn me ashpėrsinė e vet tė huaj, por edhe mė zgjoi njė inat tė fuqishėm kundėr atyre qė mė kishin bėrė kokėn, inat qė unė, sigurisht, do tė duhej ta mbaja pėrbrenda si njė zjarr tė pashuar. U ndjeva i dobėt, i braktisur. Nuk kisha mė kujt t’i kėrkoja ndihmė. Ku do i fshihja tė nesėrmen djersėt e ftohta, kur tė pohoja para gjithė klasės se prindėrit e mi i kishin bėrė bisht detyrės historike?

Edhe ashtu, duke zier nga inati, e dija megjithatė qė nuk do tė mė bėnte zemra tė shisja prindėrit e mi para tė tjerėve dhe vetėm do tė heshtja me sytė ulur, duke e ndjerė fund e krye fytyrėn tė mė digjte nga turpi. Por mėsuesja nuk do tė ndjente pikė mėshire pėr mua. Edhe pa pohimin tim ajo do e merrte me mend ē’po ndodhte dhe do tė mė drejtohej, duke mė tundur gishtin, qė ta shihnin tė gjithė shokėt, se prindėrit e mi ishin dezertorė ndaj detyrės sė madhe tė revolucionit. Kjo ėshtė shumė e rėndė, do e ngrinte ajo zėrin edhe mė shumė. E kupton ti sa e rėndė ėshtė kjo? Domethėnė se mė takonte mua nė vazhdim tė bėja detyrėn time, qė do tė thoshte se duhej tė shpjegoja pėrse ata i kishin bėrė bisht detyrės revolucionare. Kjo ishte mė e tmerrshmja: Nuk pranohej tė ishe i sinqertė. Unė mund ta kisha kapėrcyer pyetjen e saj me njė mbledhje tė supeve. Mund edhe tė bėlbėzoja nėpėr dhėmbė duke u betuar se nuk e dija ē’i mbante prindėrit e mi larg asaj stuhie. Por jo, mėsuesja doemos qė nuk do tė kėnaqej me pėrgjigjen time. Ajo do tė mė urdhėronte kėrcėnueshėm tė tregohesha i sinqertė. Bijtė e Partisė, do tė mė skėrmitej mėsuesja, e hapin zemrėn para shokėve.Apojo? Do tė kėrkonte ajo mbėshtetjen e klasės. Unė do tė dėgjoja njė “po” bubullimė, qė do bėnte edhe muret e shkollės tė dridheshin.
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė