Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-11-11, 01:20   #6
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Feja, Enver Hoxha dhe njė histori familjare

Me sa mbaj mend, ajo ėshtė hera e parė qė kam gėnjyer dhe, pėr mė keq, kam gėnjyer me mirėkuptimin e pashpallur tė prindėrve. Them se arsyeja kryesore pse u detyrova tė gėnjeja lidhet me pėrplasjen e papajtueshme mes asaj ēka mendoja unė se ishte sinqeritet nė pėrgjigjen qė do t’i kisha dhėnė mėsueses dhe asaj ēka mėsuesja quante sinqeritet nė pėrgjigjen qė priste prej meje. Nė rrethana tė tilla, ishte e qartė se o do tė gėnjeja veten, duke u hequr si i sėmurė, o mėsuesen duke denoncuar prindėrit e mi si tradhėtarė tė atdheut. Me atė mendjen time tė torturuar nga ankthi nuk isha nė gjendje tė gjeja njė rrugė tė tretė pėr t’i shpėtuar gėnjeshtrės. Nėna ime thoshte se gabimin e fal jo vetėm robi por edhe Zoti. Gėnjeshtrėn jo. Refleksi i kėsaj edukate mė tha se, duke gėnjyer veten, unė tė nė vėrtetė po bėja vetėm njė gabim. Mirėkuptimi i heshtur qė gjeta menjėherė te prindėrit ma pėrforcoi bindjen se po bėja vėrtet vetėm njė gabim, tė cilin ata tė parėt, domethėnė prindėrit, po ma falnin. Ishte njė lehtėsim i ēmueshėm pėr ndėrgjegjen time tė trazuar.

Vite mė vonė, kur isha aftėsuar tashmė pėr t’i analizuar gjėrat, jam siguruar plotėsisht se kisha bėrė zgjedhjen mė tė pėrshtatshme. Gjyshja ime ka qėnė e vetmja nė trungun tonė qė ka dhėnė njė shpjegim me zė tė lartė pėr kėto lloj shmangiesh tė pjesėtarėve tė familjes time nga ngjarjet ekzaltuese sajuar nga regjimi i kohės pėr ta pėrfshirė nė faj gjithė njerėzinė, me tė madh e tė vogėl. Na ka ndihmuar Zoti tė ruajmė veten, thoshte ajo. I qofshin falė! Gjyshi, nėna apo babai nuk i komentonin kurrė monologjet e saj dhe unė, gjatė rritjes time, nuk e kam marrė ndonjėherė vesh nėse edhe ata mendonin po ashtu si ajo. Por kjo hollėsi nuk ka asnjė rėndėsi pėr historinė. Gjyshja ime, – me siguri edhe shumė tė tjerė si ajo, – e shihte kėrdinė qė po zhvillohej nėpėr rrugė e sheshe si njė molepsje, nga e cila mund tė mbroheshe vetėm me ndihmėn e njė fuqie mbinjerėzore. Pėrsa mė pėrket mua, asokohe, doemos qė nuk kisha asnjė gjykim pėr pėrfitimet qė do tė kishte regjimi duke e shtyrė njė fėmijė tė sajonte gjithė ato akuza kundėr tė mėdhenjve tė familjes sė vet. Po tė shprehesha pėr njė ēast me fjalėt e gjyshes time, do tė mė duhej tė thosha se Zoti mė ruajti pa hyrė nė njė lojė qė do tė kishte qėnė shumė e rėndė nė tė ardhmen mė sė pari pėr vetė mua. Jo thjesht pse do i poshtėroja prindėrit faqe shokėve tė mi e rrjedhimisht faqe gjithė njerėzisė. Nė retrospektivė pėrfytyrohen pa zor tė madh pasojat qė do tė binin mbi ta si “armiq”. Bashkė me ta, nė thesin qė do tė merrte rrokullimėn, do tė ishim patjetėr edhe unė e dy vėllezėrit e mi mė tė vegjėl. Unė nuk kam parasysh as edhe kėto pasoja kur vlerėsoj tani se ajo lojė do tė kishte qėnė tepėr e rėndė mė sė pari pėr vetė karakterin tim. Qysh nga ai ēast unė nuk do ta dija mė kurrė me saktėsi ē’lidhje kishte midis sinqeritetit dhe tė vėrtetės. Ky do tė ishte njė deformim me ndikim ndoshta tė pashėrueshėm nė marrėdhėniet qė fėmija i asaj kohe do tė kishte nė vazhdim me tė tjerėt edhe kur tė rritej.

Nė familjen tonė myslimane prej gjashtė brezash, vetėm gjyshja ishte aq besimtare sa ta zbatonte nė pėrditshmėri besimin e vet. Gjatė atyre ditėve tė rrėnimit tė kishave dhe xhamive, veēanėrisht ajo ishte bėrė si e ndėrkryer. Por, ashtu si tė tjerėt nė shtėpi, as ajo nuk fliste shumė. Vetėm shkonte nga njė dhomė nė tjetrėn duke mėrmėritur me vete:”Nuk bėn shqiptari kėshtu. Nuk bėn shqiptari kėshtu.” Pastaj ulej nė njė qosh tė minderit, mbyllte sytė dhe vazhdonte tė mėrmėriste me majat e buzėve si nė njė kllapi. Mendja mė thotė se lutej. Mė vonė e kam dėgjuar disa herė t’i shprehte nėnės time brengėn e vet tė pangushėllueshme, tė mbirė nė shpirtin e saj tė lodhur pikėrisht gjatė ditėve tė asaj batėrdie: do tė vdiste pa e mbajtur edhe njėherė ramazanin. Ishte njė brengė qė ia dinin edhe shumė tė tjerė nė lagje e mė gjerė. Ajo nuk e fshehu kurrė qė besonte nė Zot. Por ramazanin nuk guxonte ta mbante. Kam frikė se i bėj dėm djalit, thoshte me kėdo kur i binte fjala. Babai im ishte djali i saj i vetėm. Frika e saj kishte arsyet e veta. I kishte qėlluar shumė herė gjatė periudhės sė ramazanit ta provokonin duke e shtyrė tė pinte kafe jo vetėm nė shtėpitė e tė tjerėve, ku mund tė qėllonte pėr vizitė, por edhe brenda nė shtėpinė e saj. “Vizitorė” tė ardhur qėllimisht pėr tė verifikuar, kur shihnin se ajo e merrte pa ngurrim kafenė, e pyesnin si me ēudi pse po e prishte agjėrimin.

-Nuk e mbaj mė qysh se u ndaluan punėt e Zotit,- u pėrgjigjej ajo me pak zė e duke rrėzuar sytė, si njeri i zėnė nė faj. Fytyra e saj mbėshtillej me njė pikėllim naiv. – Kam frikė se i bėj dėm djalit, – shtonte pėrmes njė ofshame.
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė