Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-01-13, 15:34   #3
AmonRa
 
Anėtarėsuar: 14-12-12
Postime: 163
AmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėmAmonRa i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vdekja e sigurte...

Miqtė e mi, lamtumirė.



Sikur Zoti te harronte pėr njė moment qė unė jam njė dordolec i ndrequr me rrecka dhe tė mė dhuronte njė copė jete mbase nuk do thosha tė gjitha ato qė po mendoj, por sigurisht do i mendoja tė gjitha ato qė po them.

Do u jepja rėndėsi gjėrave jo pėr vlerėn e tyre, por pėr domethėnien e tyre. Do flija pak, do ėndėrroja mė shumė, sepse ēdo minutė qė mbyllim sytė humbim gjashtėdhjetė sekonda drite. Do vazhdoja kur tė tjerėt do ndalonin, do zgjohesha kur tė tjerėt do flinin. Do dėgjoja kur tė tjerėt do flisnin dhe sa do e shijoja njė akullore ēokollate!

Nėse Zoti do mė jepte njė copė jetė, do vishesha thjesht, do shtrihesha pėrball diellit, duke lėnė pambuluar jo vetėm trupin tim, por edhe shpirtin tim.
Zoti im, nėse do mundesha, do shkruaja urrejtjen time mbi akull dhe do prisja tė dilte dielli.
Do pikturoja me njė ėndėrr tė Van Gogut mbi yje njė poezi tė Benedetit dhe njė kėngė tė Sheratit. Do ishte serenada qė do i dhuroja Hėnės.
Do ujisja me lotėt e mi trėndafilat, qė tė ndjej dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyrėkuqe nga fletėt e tyre.

Ah, Zoti im, sikur tė kisha njė copė jete... nuk do lija tė kalojė as edhe njė ditė pa u thėnė njerėzve qė dashuroj se i dashuroj. Do bėja ēdo burrė dhe grua tė besojnė se janė njerėzit qė dua dhe do dashurohesha me "dashurinė". Njerėzve do u tregoja se sa gabim bėjnė kur besojnė se ndalojnė sė dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojnė sė dashuruari.
Fėmijės sė vogėl do i jepja krahė, por do e lija tė mėsojė vetė si tė fluturojė.
Pleqve do u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqėria, por "harresa".

Mėsova kaq gjėra nga ju njerėzit...
Mėsova se tė gjithė duan te jetojnė nė "majėn e malit", pa kuptuar se lumturia e vėrtetė ndodhet nė mėnyrėn qė zbret "faqen e pjerrėt".
Mėsova se kur fėmija i porsalindur shtrėngohet mbi pėllėmbėn e tij tė vogėl, pėr herė tė parė, gishti i babait tė tij e robėron pėrgjithmonė.

Mėsova se njeriu ka tė drejtė ta shoh tjetrin nga lart, vetėm kur duhet ta ndihmojė tė ēohet.
Janė kaq shumė gjėrat qė munda tė mėsoja nga ju, por vėrtet nuk do hyjnė nė punė, sepse kur do mė mbajnė tė mbyllur brenda nė kėtė valixhe fatkeqėsisht, do jem duke vdekur.
Tė thuash gjithmonė atė qė ndjen dhe tė bėsh gjithmonė atė qė mendon.
Nėse do e dija se sot do ishte hera e fundit qė do tė tė shihja duke fjetur, do tė tė pėrqafoja fort dhe do i lutesha Zotit tė tė bėhesha roja e shpirtit tėnd.

Nėse do e dija se kjo do ishte hera e fundit qė do tė tė shihja tė dalėsh nga dera, do tė tė pėrqafoja dhe do tė tė jepja njė puthje, dhe do tė thėrrisja prapė qė tė tė jap dhe tė tjera.
Nėse do e dija se kjo do ishte hera e fundit qė do dėgjoja zėrin tėnd, do magnetofonoja ēdo fjalė tėnden, qė tė mund ta dėgjoja pėrsėri dhe pėrsėri.

Nėse do e dija qė kėto janė momentet e fundit qė tė shikoj, do tė thosha "tė dashuroj" dhe do supozoja jo-logjikisht se e dija qė mė parė.

Ekziston gjithmonė njė e nesėrme dhe jeta na jep dhe mundėsi tė tjera qė t’i bėjmė gjėrat siē duhet, por nė qoftė se bėj gabim dhe na mbetet vetėm "e sotmja", do doja tė tė them se sa shumė "tė dua" dhe se kurrė "nuk do tė harroj".

E nesėrmja nuk ėshtė e sigurt pėr askėnd, si i ri si i vjetėr. Sonte mund tė jetė hera e fundit qė sheh njerėzit qė dashuron. Prandaj mos prit mė, bėje sot, sepse nėse e nesėrmja nuk vjen kurrė, sigurisht do pendohesh pėr ditėn qė nuk gjete kohė pėr njė buzėqeshje, njė pėrqafim, njė puthje dhe ishe shumė i zėnė pėr tė realizuar njė dėshirė tė fundit tė tyre.

Mbaji ata qė dashuron pranė vetes, thuaju duke murmuritur se sa shumė i ke nevojė, dashuroji dhe sillu mirė, gjej kohėn t’u thuash "mė vjen keq", "mė fal", "tė lutem", "faleminderit" dhe tė gjitha fjalėt e dashurisė qė di.

Asnjeri nuk do tė mbajė mend pėr mendimet e tua tė fshehta. Kėrko nga Zoti fuqinė dhe zgjuarsinė t'i shprehėsh. Trego te shokėt e tu domethėnien e tyre.
Dėrgo kėtė mesazh tek ata qė do.
Nėse nuk e bėn sot, nesėr do jetė si dje. Dhe nėse nuk e bėn kurrė, s'ka problem.
Fillo tė besh realitet ėndrrat e tua. Tani ėshtė momenti i duhur.
AmonRa Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė