Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-03-12, 11:10   #36
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

“Patriotėt” e Prishtinės dhe “tradhtarėt” e Mitrovicės

Autor: Nexhmedin Spahiu
E premte 9 Mars 2012 23:47 PM

Ēfarė domethėnie inkurajuese do tė kishte pėr banorėt nė Veri tė Kosovės, nėse do tė pėrhapej lajmi se kryeministri i Kosovės, filan ministri, filan gjenerali, filan biznesmeni, filan artisti, etj, etj ka blerė pronė nė veri tė Kosovės?!

Raportet kryeqytet- provincė
Nė njė tubim ndėrkombėtar, mė rastisi tė jem i pranishėm nė bisedėn mes njė gazetareje serbe nga Beogradi dhe njė gazetari serb nga Kosova. Gazetarja nga Beogradi e pyeti se sa fėmijė ka. Katėr - u pėrgjigj gazetari serb nga Kosova. Ohu, shumė pak, ju serbet nė Kosovė duhet tė keni shumė fėmijė qė t’ua kaloni shqiptarėve. Po gruaja ime nuk lind dot mė, ma jep njė fėmijė tuajėn ta adaptoj dhe do ta rris ne Kosovė - tha gazetari. Jo, unė jam divorcuar nga burri sepse nuk desha qė tė kem fėmijė pėr ta ruajtur estetikėn e trupit tim-iu pėrgjigj gazetarja nga Beogradi.
Kjo si duket ėshtė logjika e kryeqytetasve qė kanė paturpėsinė tė kėrkojnė sakrificė nga provincialėt, nė ndėrkohė qė vet nuk bėjnė as minimumin.

Mungesa e patriotizmit
Menjėherė pas luftės ne Kosovė kur shqiptarėt nė veri te Kosovės u ballafaquan me terrorin e strukturave tė shtetit serb, thirrja e tė gjithė politikanėve dhe opinionit publik ne Prishtinė ishte: “mos i lėshoni vatrat tuaja, mos i shisni pronat tuaja nė veri tė Kosovės”. Nė ndėrkohė qė nė Prishtinė bėnin kokrrėn e sefasė duke lėshuar me qira shtėpia dhe banesa ndėrkombėtarėve tė shumtė dhe duke hapur lokale e restorante pėr ta. Harronin se e gjithė kjo prani e madhe e ndėrkombėtarėve nga tė cilėt ata po pėrfitonin ishte pikėrisht pėr shkak tė problemeve me veriun e Kosovės. Nuk kujtoheshin qė tė paktėn njė sasi tė vogėl tė pėrfitimeve te qerasė ta investonin duke blerė njė pronė nė veri tė vendit. Madje kėtė nuk e bėn as politikanėt mė tė zėshėm me fjalorin patriotik qė pėrfituan goxha pasuri viteve tė fundit. Le qė nuk denjuan tė blejnė prona me ēmime shumė tė lira (krahasuar me Prishtinėn) nga serbėt nė veri por as edhe nga shqiptarėt kur ata filluan t’ua shesin serbėve.

Shėrbimet inteligjente serbe dhe politika kosovare
Ēfarė domethėnie inkurajuese do tė kishte pėr banorėt nė Veri tė Kosovės, nėse do tė pėrhapej lajmi se kryeministri i Kosovės, filan ministri, filan gjenerali, filan biznesmeni, filan artisti, etj, etj ka blerė pronė nė veri tė Kosovės?!
Po pėrse kjo nuk ndodhė? Nuk ndodhė pėr shkak tė mungesės sė patriotizmit.
Ndėrsa patriotizmi mungon ngase ai nuk ēmohet nė Kosovė. Pikėrisht pėr kėtė shėrbimet inteligjente serbe e drejtojnė jetėn politike nė Kosovė.
Ato pak raste tė demonstrimit tė patriotizmit kosovar e pėsojnė dhe tė tjerėt tremben.
Pikėrisht atėherė kur deputeti me stazhin mė tė gjatė nė parlamentin e Kosovės, Ramadan Kelmendi ndėrtoi shtėpi nė veri tė Mitrovicės nuk u zgjodh mė deputet. Ndėrsa e njėjta gjė i ndodhi deputetit Naim Rustemi nė momentin qė nuk pranoi t’ua shes serbėve shtėpinė nė veri te Mitrovicės.
Nė ndėrkohė ata shqiptarė qė ua shitėn pronat e tyre qeverisė sė Serbisė nė veri tė Kosovės rezultuan tė kenė sukses nė politikėn kosovare. Kjo shpjegon se nė ē’masė shėrbimet inteligjente serbe e drejtojnė politikėn kosovare.
Zmbrapsja mė e madhe e institucioneve tė Kosovės nga veriu i saj ndodhi pikėrisht pasi autoritetet kosovare mbyllėn Televizionin e Mitrovicės (31.12.2007). U desh njė vit qė TV Mitrovica t’i humbė gjyqet njė pas njė nė Kosovė, pėr ta fituar rastin nė panelin e Kombeve tė Bashkuara dhe pėr t’u rikthyer. Por u rikthye TV Mitrovica, por nuk u rikthyen institucionet kosovare qė ishin nė veri. Kėshtu dikush apo shumėkush i kreu punė Beogradit brenda natės. Tani nė TV Mitrovica mund tė kėndojnė me ēiftelia dhe ta vajtojnė Kosovėn sa tė donė, por institucionet kosovare nuk po arrijnė tė kthehen nė Veri.

Makro dhe mikro politika kosovare
Fatbardhėsia e Kosovės qėndron nė atė se makro-politikėn e Kosovės e udhėheqė Amerika sado qė shėrbimet inteligjente serbe po na e udhėheqin mikro-politikėn. Amerika nuk mund ta mbulojė ēdo vrimė tė Kosovės se ka mjaft telashe tė tjera nė botė.
Derisa tė jetė kėshtu, gjithmonė do tė duket sikur Amerika po i imponon gjėrat nė Kosovė siē ėshtė rasti me flamurin e Kosovės.
Nė fakt, sikur mos t’ishte operacioni i shėrbimeve inteligjente serbe pėr djegien e flamurit tė propozuar nga Ibrahim Rugova, amerikanėt nuk do t’kishin telashe ta bėjnė Kosovėn me flamur duke u parė ky si njė imponim, sepse Kosova do ta kishte natyrshėm flamurin e vetė kombėtar – atė tė propozuar nga Presidenti i saj Rugova.
Kjo situatė nuk ka ilaē tjetėr pos qė tė ngritėt vetėdija patriotike e shqiptarėve tė Kosovės.
  Pėrgjigju Me Kuotė