Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-02-12, 02:48   #69
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Tregime

Pershendetje juve larte...

Me pak shtes..dhe nga Njė tregim – Novel nga Suzana Kuqi

Atij ju errėn sytė nga dhėmbja. Ajo qėnie qė dergjej mbi atė shtrat nuk kish asgjė tė ngjashme me bijėn e tij tė dashur. Kėrkoi sytė e saj por ata nuk shiheshin nė atė fytyrė tė enjtur e tė shtrembėruar, ku vende tė enjtura e tė nxira kishin zėnė vendin e tipareve tė ėmbla. Me dorė tė dridhur tėrhoqi pak ēarēafin e vėreu se edhe trupi nuk ish nė gjendje mė tė mirė. Dėnesat e sė shoqes ju pėshtollėn si peshqirė tė akullt nė shpirt dhe ai u kthye nga ajo dhe e pėrqafoi me kujdes sikur tė ishte prejqelqi, pasi e dinte se ē’forcė tė madhe dėrrmuese kish kjo pamje pėr tė dhe priti derisa dėnesat u shuan ngadalė mbi krahėrorin e tij. Kur hyri doktori nė dhomė e largoi ngadalė tė shoqen por duart e tij ishin tė forta e agresive kur kapėn jakėn e bluzės sė tij dhe ja afroi aq shumė fytyrėn pranė vetes sa ndjeu frymėn e tij qė binte erė duhan e kafe dhe kjo e acaroi edhe mė shumė. Si kish mundėsi qė e bija e tij dergjej aty nė atė gjendje ndėrsa ai nė vend qė tė rrinte pranė saj e ta mjekonte shkonte e pinte kafe. Ndjeu sytė t’i digjnin nga lotė zemėrimi dhe nuk e njohu zėrin e tij tek i ulėriti: “E dua gjallė doktor…Dua vajzėn time gjallė, ndryshe mjerė ti…” Pastaj sytė ju errėn dhe pati ndjesinė se po rrėshqiste poshtė nė humnerė.

- 0 -
Ai dergjej atje poshtė nė humnerėn e lagėsht e tė errėt qė i ngjante qelisė sė burgut tė tij. Ftohtė, terr, tmerr. Ai pak shpirt i mbetur nė atė trup tė dobėt e tė rraskapitur klithte: “Ndihmė o Zot, ndihmė, tė paktėn njė rreze drite”. Atėherė njė engjėll i vogėl zbriste nga lart me njė qiri nė dorė, e ky engjėll kish fytyrėn e vajzės sė tij. Atij i drithėrohej zemra kur mendonte se atje jashtė ndodhej ajo krijesė e pafajshme nė njė botė tė pamėshirėshme dhe ai nuk mund ta mbronte. E kishin futur nė burg kur ajo gjėndej ende brenda barkut tė ngrohtė tė sė ėmės dhe nuk e kish parė as kur kish lindur. Kish munguar nė ditėlindjet e saj pėr tetėmbėdhjetė vjet me rradhė. Kujtimi i ēasteve te pakta kur i linin t'i vinin pėr vizitė, ata sy qė ibuzėqeshnin ėmbėl e bėnin tė kuptonte se nuk i mbanin mėri qė i kish lėnė vetėm. Jo, ai nuk ishte kriminel, nuk kish vrarė njeri, nuk kish vjedhur, nuk i kish bėrė keq askujt
nė jetė tė tij por ai kish bėrė krimin mė tė tmerrshėm qė mund tė bėhej nė atė kohė, kish folur kundėr regjimit. Ah ē’po them dhe unė, kujt rregjimi, thjesht kish thėnė se nuk mund t’i siguronte fėmijės qė priste tė lindte ato qė ai do tė dėshėronte, pasi tregjet ishin bosh. Se nuk kish as rroba dhe as ushqim as edhe fruta… po ku i kish thėnė, kujt, ah po kolegut tė zyrės qė i tmerruar nga shkurtimi i personelit dhe frika se mos i binte gėrshėra e kish hequr qafe pa ngurruar… Dhe atė natė tė bekuar kur gruan e kishin kapur dhimbjet e lindjes, e kish ēuar nė maternitet dhe nė kthim kish gjetur nė shtėpi dy policė qė pa i dhėnė asnjė sqarim i kishin vėnė prangat, e kishin hipur nė njė makinė dhe e kishin zbrazur si njė thes bosh nė njė qeli, e kishin lėnė nė errėsirė… Dhe njė qenie hije qė rrėshqiste ngadalė nga muri, zvarritej nė dysheme drejt tij… oh sa neveri…Po ėshtė shumė errėsirė, ku ėshtė engjėlli im… ku je o bijė, ku ke humbur. I alarmuar brofi mė kėmbė duke dihatur dhe pa se gjendej nė njė dhomė spitali. Doli me vrap nga dhoma dhe nė fund tė korridorit pa dy policė qė rrinin para njė dere. U kujtua se atje ndodhej vajza e tij e masakruar dhe u drejtua drejt tyre. Njė polic i doli pėrpara dhe i tha se nuk mund tė hynte pasi do tė vinte oficeri ihetuesisė e do t'a merrte vajzėn nė pyetje. Ai e shtyu me forcė por ndėrkohė ndėrhyri polici tjetėr dhe i bllokuan derėn. Kur po bėhej gati tė fuste nė punė grushtet, u afrua njė djalė i ri, veshur me njė kostum gri dhe u bėri shenjė policėve tė largohen.

- Ju lutem, - i tha duke i bėrė shenjė nga dera, - hymė bashkė.

- Jo, dua tė hyj vetėm.
Tjetri e vėshtroi njė ēast nė sy dhe pastaj orėn.

- Dhjetė minuta, pastaj do tė hyj unė pėr ta pyetur. Mjeku tha se ėshtė nė gjėndje tė pėrgjigjet.
Shtyu derėn dhe hyri me hap e zemėr tė dridhur. Pra ka shpresė, nėse mund tė flase e tė pėrgjigjet, ka shpresė. O Zot, ti vetėm shpėtoje se hakun do t’ja marr unė… tė lutem!

- Baba!- njė fill zėri e bėri tė fėrgėllonte.
Ai ju afrua edhe me pranė e u pėrkul sipėr saj aq sa fytyrat gati u cekėn. C’nuk do tė jepte pėr tė ndėrruar vend me tė.

- Fol moj bijė, fol moj e mira ime. Tregoji babait kush ishte dhe ē’tė ka bėrė.


- o -
Njė pėshpėrimė u ngrit nga ato buzė tė enjtura e tė deformuara dhe ai afroi veshin edhe mė shumė pėr t'a dėgjuar. Kur mbaroi i foli ngadalė pranė veshit me ton urdhėrues:-“Askujt bija ime, askujt, as edhe vetes tėnde nuk dua t’ja pėrsėritėsh mė kėto fjalė. Ti nuk ke parė njeri, ti nuk e ke idenė se kush ishin. ” Pastaj u pėrkul edhe njė herė pėr t’i dhėnė njė tė puthur me kujdes mbi ballė, aty ku mendoi se do t’i dhimbte mė pak e doli. Tek dera hasi oficerin e hetuesisė.

- Eshtė e tėra jotja. Pyete!
Kur u gjend jashtė ndezi njė cigare. U ul tek shkallėt e hyrjes sė spitalit duke fiksuar njė pikė nė hapėsirė pa vėnė re se kush hynte e dilte nga porta e spitalit. Diku ju afrua e shoqja dhe i foli diēka por ai nuk u pėrgjigj biles nuk i luajti as edhe njė qerpik. Ajo me hap tė trishtėm hyri pėrsėri brenda pėr t’i qėndruar pranė sė bijės. Ai djali simpatik qė ishte hetues i kaloi pėrpara por pastaj siē duket ndėrroi mendje, u kthye e u ul pranė tij. Ndenji disa ēaste nė heshtje.

- Mė vjen keq pėr ē’ka i ka ndodhur vajzės suaj, por doktori tha se ėshtė jashtė rrezikut. Por ajo pėr tė cilėn mė vjen mė shumė keq ėshtė se tani pėr tani nuk kemi as edhe njė pistė. Vajza nuk ka arritur ta shohė nė fytyrė personin qė e ka sulmuar…Por tė siguroj se do tė bėj ē’tė jetė e mundur pėr ta gjetur.
Ai nuk i ktheu pėrgjigje. Djali i ri ndenji dhe pak e u ēua, edhe ai i kredhur nė mendime duke u pėrpjekur tė provonte se ē’farė do tė ndjente ai po tė ish nė vendin e atij burri. U rrėnqeth pėr atė qė hamendėsoi por ishte i vetėdijshėm se edhe kjo ishte shumė, shumė larg realitetit, pasi ai ishte djale i ri, nuk ishte i martuar e nuk kishte fėmijė...


- o -
Tani themi se ka ardhur momenti tė bėjmė prezantimin e disa personazheve. Vajza qė gjendet nė shtratin e spitalit quhet Vesa, ėshtė pėrdhunuar dhe e rrahur gati pėr vdekje, tani ėshtė jashtė rrezikut dhe ndoshta me kalimin e kohės ē’do gjė do tė shkojė mirė ose nuk di sesi do tė mund tė thuhet mirė nė kėto raste kur mbetesh e sakatuar nė shpirt pėr gjithė jetėn, por megjithatė do tė ishte njė farė soji “mirė” nėse nuk ka mbetur shtatzėnė, gjė tė cilėn nuk e dime ende dhe nėse do tė jetė e vėrtetė do tė duhen akoma edhe shumė ditė pėr ta marrė vesh. Ajo ėshtė pak mė shumė se tetėmbėdhjetė vjeē, sa ka mbaruar gjimnazin dhe po pėrgatitet pėr tė konkuruar pėr drejtėsi. E bukur, e edukuar dhe mbi tė gjitha tepėr inteligjente me pak fjalė njė vajzė qėe ka tė ardhmen pėrpara. Tė fejuar akoma asnjė, ndonjė simpati tek tuk, njė herė qė i pėlqeu vėrtet njė djalė dhe qė mendoi se e dashuronte, hoqi dorė sapo mori vesh se ishte i biri i personit qė kish futur nė burg babanė e saj. I ati, Shpendi, ish inxhinier nė uzinėn e traktorėve, ish i burgosur politik pėr agjitacion e propagandė, banues jo pak por pėr tetėmbėdhjetė vjet nė burgun e Spaēit, burgosur natėn qė lindi e bija. Rita, e shoqja, ish mėsuese nė njė shkollė tetėvjeēare, mė pas puntore magazine pasi dihej qė nuk mund tė vazhdonte tė punonte nė arėsim pas burgosjes sė tė shoqit, bile ishte fat i madh qė nuk e internuan sė bashku me vajzėn e vogėl. Themi fat por nė fakt qe njė miku i babait tė saj i cili ndėrhyri aty ku duhej pėr tė mos e internuar. Grua fjalėpakė e me karakter mjaft tė fortė qė bjen nė kundėrshtim me pamjen e saj tė brishtė e delikate, i bėri ballė vėshtirėsive e nuk e ndau tė shoqin as edhe formalisht siē kėmbėngulėn tė afėrmit e miqtė e saj pėr t'i shpėtuar pėrndjekjes e bezdive tėdegės sė brendėshme dhe qė jetėn ja kushtoi vajzės. Besim quhet oficeri i hetuesisė qė nė tregimin tonė nuk luan ndonjė rol kushedi se ēfarė por gjithsesi do tė jetė mjaft prezent pasi ėshtė i pranishėm nė jetėn e qytetit. E lėmė kėtu prezantimin e personazheve qė do tė vazhdojmė t'a bėjmė mė vonė, po tė shohim se ēfarė do tė ndodhė tani me kėtė familje qė i ka rėnė kjo fatkeqėsi mbi kokė.


- o -
Shpendi ndenji orė tė tėra i ulur tek shkallėt e hyrjes qėndrore tė spitalit e refuzoi tė hante e tė pinte por vetėm thithte cigaret me shikimin ngulur hapėsirės qė ndėrronte ngjyrė sipas orėve derisa u kthye nė errėsirė tė plotė pasi nata ishte e vranėt e nuk kish as hėnė dhe as yje. Afėr mėngjesit ju afrua doktori qė e njoftoi se gjendja e sė bijės ishte nė pėrmirėsim dhe pasi u largua ai, i shkoi pranė e shoqja. Ai i bėri shenjė tė ulej pranė tij. Folėn me zė shumė tė ulėt edhe pse nuk kish asnjė aty rrotull pėr t'i dėgjuar apo pėrgjuar, folėn gjatė. Nė fillim u duk sikur Rita nuk ishte dakord por ai kėmbėnguli dhe nėse dikush do tė ishte aty pranė do tė shikonte se ai mundohej tė shprehej me tėrė mimikėn e duart e tij bėnin gjeste ngalutėse deri kėrcėnuese. Mė nė fund gruaja u duk sikur ju nėnshtrua vullnetit tė tij dhe kokėulur e ngadalė, me gjunjė tė prerė u fut brenda nė spital. Ja tek u ndal njė ēast tek porta, u kthye duke e parė me sy tė pėrlotur e pėrgjėrues por ai as nuk e ktheu kokėn drejt saj. Ajo u zhduk brenda ndėrtesės ndėrsa ai mbeti atje, tashmė pjesė e shkallėve si njė statujė qė dikush e kish harruar padashje. Ndenji kėshtu deri nė orėn e ndėrrimit tė turneve tė natės me tė mėngjesit dhe kur shkallėt filluan tė gjallėroheshin nga lėvizjet e personelit, me rrezen e parė tė diellit shpėrtheu dhe ulėrima e tij e parė ējerrėse e cila u pasua nga njė tjetėr e tė tjera akoma, e vazhduan pa pushim derisa erdhi njė mjek me dy infermierė tė cilėt e ngritėn peshė dhe e futėn brenda pa ja vėnė shumė veshin kundėrshtimeve, grushtave e shkelmave tė tij. Ndėrkohė mjeku i nguli njė shiringė nė rrugė e sipėr. Mė vonė u hap fjala se Shpendi ishte ēmendur dhe e kishin shtruar nė psikiatri.


- o -
Kush i dėgjoi kėto fjalė nė qytet dhe nuk i erdhi keq. U hap edhe njė herė historia se si kish hyrė nė burg dhe tėrė qyteti dėnoi, themi dėnoi nėse do tė quhet kėshtu, tė shprehėsh ndonjė mendim me gjysėm zėri dhe prapa krahėve kundrejt dikujt qė pėr momentin ėshtė bėrė goxha i fuqishėm, qoftė ekonomikisht po ashtu edhe me pushtet. Arifi, kėshtu quhet ish kolegu i Shpendit i cili e spiunoi se bėnte agjitacion e propagandė, gjė e cila e futi brenda. Ky kish qenė vetėm fillimi, pasi e bėri edhe pėr njė tjetėr mė vonė e do ta bėnte pambarimisht po t'i jepej rasti por, meqėnėse nuk dihet se si u mor vesh kjo, tė gjithė i ruheshin e flisnin me kujdes nė prani tė tij. Kjo nuk e pengoi tė bėnte karierė dhe ai nga inxhinier u bė kryeinxhinier, e mė pas bram, ėshtė e vėrtetė qė ndodhin ēudira me natyrėn e njeriut, ai u bė demokrat i flaktė dhe nė demokraci u bė drejtor i po asaj uzine. Me privatizimin bleu pjesėn mė tė madhe tė saj dhe nėse dikush don tė dije se ku i gjeti paratė do tė ishte shumė e lehtė nėse do tė gjente librat e llogarisė dhe gjendjet e magazinave tė ndėrmarrjes disa muaj para privatizimit, por pėr fat tė keq kjo nuk mund tė bėhet pasi tamam nė zyrėn e llogarisė ra zjarr njė ditė tė bukur. Dhe fati e desh qė po kėtė ditė nė kėtė zyrė tė gjendeshin edhe librat e magazinave pasi po bėnin rakordimet e inventarit. Siē ndodh shpesh kur njerėzit kanė para dhe pozitė gėzojnė edhe respektin e tė tjerėve. I paskrupullt ai dinte ta shfrytėzonte kėtė. E vetmja pikė e dobėt e tij ishtei biri, Luani, kėrkesave tė tė cilit nuk i rezistonte dot pasi e kish djalė tė vetėm. Jo vetėm kaq por edhe ja ushqente egon dhe prapėsitė, sepse shihte nė to ato anė tė errėta tė shpirtit tė tij qė nuk i kish kėnaqur dot nė rininė e tij. Nėpėrmjet tė birit, ai sikur rijetonte rininė e tij, kėshtu qė i plotėsonte gjithshka vetėm me njė kusht, i biri duhej t'i tregonte gjithshka bėnte dhe ai pėrpinte ēdo fjalė tė tij e ēdo natė tek binte tė flinte fantazonte gjėrat qė i tregonte i biri sikur i bėnte ai vetė dhe kjo e eksitonte, e bėnte tė ndjehej i ri…Atė e kish eksituar pa masė dashuria e tė birit pėr tė bijėn e Shpendit. Jo, ai nuk mendonte qė ajo tė bėhej nusja e Luanit, por dėshėronte qė i biri tė dėfrehej me tė ashtu siē kish dashur tė bėnte ai me tė ėmėn e saj, Ritėn. I kujtoheshin netėt nė tė cilat nuk e zinte gjumi ndėrsa dėgjonte gėrhimėn e lehtė tė sė shoqes nė shtrat ndėrsa... ai ėndėrronte Ritėn. Ajo po qė ishte grua e bukur, siē do ta kish dashur ai tė tijėn po ta kish zgjedhur vetė, por nuk kish mundur, i ati kish vendosur pėr tė… Ai i ishte vardisur Ritės pasi Shpendi ish futur brenda dhe pėr shumė e shumė herė por ajo ja kish treguar gjithnjė vendin e marazi sa vinte e i shtohej por nuk kish se ēfarė tė bėnte. Ajo kish njė kushėri me pozitė, nė njė vend kyē nė ministrine e brendėshme dhe ai hoqi dorė kur e kėrcėnoi se do tė shkonte ta denonconte. Nga ajo ditė ai bėnte sikur nuk e shikonte kur e haste rrugės por kurrė nuk e kish harruar atė refuzim qė e kish ofenduar e lėnduar nė sedėr. Kur e bija e saj i dha duart tė birit, atij ju mblodh njė lėmsh nė grykė e i tha: “Mos e lė tė tė bėjė budalla, vepro, hakmerru!”

- o -
vijon...
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė