Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-12-07, 09:03   #36
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Poezi per 28 nentorin

Ngrije kokėn yll, eshtrat po mardhin

Po, edhe eshtrat mardhin,
nė qese plasmasi frymėn ia marrin,
dhe i thonė tė rriten nga mituria,
dhe i thonė tė rinohen nga pleqėria,
dhe i thonė tė ndėrrojnė emėr,
dhe i thonė tė ndėrrojnė farė,
dhe i thonė se janė ushtarė,
dhe i pėrdhunojnė sa iu do xhani,
dhe i qeshin nė kishėn e zezė,
pėrtej kufirit gėzojnė hamės
festojnė pėrdhunimin tonė
qė i ngectė nė fyt gazi
atyre e kėtyre qė pėr pėrdhunuesit
edhe gjuhėn e falin,
e presin deri nė rrėzė dhe i thonė,
se s’ėshtė mė shqip,
e nxjerrin nga zgavra zemrėn dhe i thonė,
se s’rreh mė shqip,
e shkulin nga truri mallin dhe i thonė,
se s’ėshtė lindur nga mėma dhe ati
e gėrryejmė mundin ne me
gjuhėprerėt, zemėrnxjerrėt, trushkulurit,
se edhe eshtrat mardhin, po mardhin,
frymėn nė qese plasmasi ia marrin,
e kundron pėrdhunimin njė botė
dhe e vuan nė trup kjo tokė
mbi tė cilėn flen ti?
Eshtrat po kėlthasin,
flen ti yll?
Eshtrat po i vrasin,
flen ti?
Zgjohu, ndritu, yll zemėrzjarr
mbi njeriun tėnd dhe tė vdekur, dhe tė vrarė
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė