Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-05-11, 00:08   #18
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit qė sheh ēdo gjė

Roshaniya mori ne gjirin e saj udhetare si te Nisur dhe i dergoi ata qe te gjeni kapituj te tjere te Urdherit. Mendohet se Assassins (Vrasesit) ishin nje krah i Roshaniya. Degezime te Roshaniya ose “te te ndricuareve” ose te Illuminatit ekzistonin dhe vazhdojne te ekzistojne kudo. Njera nga rregullat ishte mosperdorimi i te njejtit emer dhe sidomos shmangia e te permendurit te ILLUMINATI. Ky rregull eshte ne fuqi edhe sot. Mendoj se eshte thyerja e ketij rregulli ajo qe coi ne rrezimin e Adam Weishaupt.

Njeri nga sekretet me te medhenj te te gjithe koherave eshte historia e vertete e Grailit te Shenjte, manteli i Jezusit, mbeturinat e Kryqit te Kryqezimit dhe fakti nese Jezusi aktualisht vdiq apo mbijetoi dhe solli ne jete edhe nje femije. Shume mite qe rrethojne Kalorsit e Tempullit [Knights Templar] ne lidhje me kete relik si dhe shume mite te tjera qe na vijne nga historia kane te pakten disa elemente te bazuara ne fakte reale. Nese burimet e mija te informacionit jane te sakta, Kaloresit e Tempullit kane mbijetuar sot e kesaj dite si nje degezim i Illuminatit dhe ruajne keto relike te cilat mbahen ne nje vend te te ditur vetem prej tyre.

Ne dime se Templaret jane Illuminati sepse Freemasonet absorbuan dhe mbrojten ata qe i shpetuan persekutimit te kishes ne France, ashtu sic Freemasonet do mbronin Adam Weishaupt shekuj me mbrapa. Knights Templar ekzistojne sot e kesaj dite si nje shkalle e larte e Freemasonerise perbrenda Urdherit te Tempullit. Ne fakt vetem Knights Templar eshte nje degezim i Urdherit te Kalvarit. Shoqeria Demolay eshte nje degezim i Freemasonerise qe shenjteron kujtimin e persekutimeve te bera ndaj Knights Templar dhe ne menyre te vecante te liderit te tyre Jacques deMolay. Kete gje e di mire sepse kam qene nje anetar i Shoqerise Demolay kur kam qene i ri. Gjithmone ne kam dashur shume misterin dhe ritualin. U shkeputa nga kjo Shoqeri kur familja ime u transferua ne nje zone ku nuk kishte asnje lozhe afer. Edhe sot e kesaj dite besooj se pjesmarrja ime ne Shoqerine Demolay ka qene arsyeja per perzgjedhjen time ne rradhet e Inteligjences se Sigurise se Marines.

Sipas pjestareve te komunitetit te Inteligjences, kur Rendi i Ri Boteror do jete i konsoliduar, reliket do nxirren nga vendi i fshehte dhe do bashkohen me Shtizen e Fatit dhe, sipas legjendes, do i japin sunduesit te botes nje fuqi absolute. Kjo gje mund te konfirmoje besimin qe na vjen nga shekuj te kaluar dhe qe pershkruan domethenien e ketyre relikeve nese bashkohen ne doren e nje njeriu te vetem. Kjo shpjegon dhe kerkimin e deshperuar te Hitlerit gjate Luftes se Dyte Boterore per keto relike.

Kaloresit e Tempullit jane themeluar diku nga shekulli i 11-te, ne Jeruzalem nga Te Urtet e Sionit [Prieure de Sion] me qellimin e vetem per te ruajtur reliket e mbetura te Jezusit dhe per te siguruar nje mbrojtje ushtarake per udhetaret fetare gjate pilgimazhit te tyre per ne Qytetin e Shenjte.

Te Urtet e Sionit ishin nje Urdher fetar i themeluar ne Malin Sion ne Jeruzalem. Urdheri i vuri qellimin vetes qe te mbronte dhe te rregjistronte trashegimine e Jezusit dhe te Shtepise se Davidit. Duke perdorur cdo rruge dhe menyre te mundeshme Te Urtet e Sionit arriten te gjenin dhe te merrnin cdo relik te mbetur. Keto relike ju besuan per ti ruajtur Kaloresve te Tempullit. Jam i mrekulluar me autoret e librit Holy Blood, Holy Grail dhe informacionin qe ata kane zbuluar. Por me shume jam i shtangur nga paaftesia e tyre per te vene sebashku pjeset e mozaikut. Thesari i fshehur ne France nuk eshte thesari i Tempullit te Izraelit. Eshte vete Holy Grail, manteli i Jezusit, pjeset e mebtura nga Kryqi i Kryqezimit dhe, sipas informacioneve qe kam, mbeturina kockash te dikujt. Nese me kane thene te verteten, atehere realiteti i atyre kockave do trondisin boten mbare nga themelet. Reliket jane te fshehura ne France. E di vendin se ku dhe po ashtu e dine dhe autoret e librit, por ata nuk e dine qe ne fakt e dine vendin.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė