Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-05-11, 14:23   #30
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit qė sheh ēdo gjė

Robinsoni kishte te gjitha virtytet e te ndricuarit, racionalizmit, shkences, shpirtin human dhe ate fetar qe karakterizoi themeluesit e vendit tone dhe qe perfaqesonte ajken e intelektualeve angleze te shekullit te 18-te. Ai kishte udhetuar shume ne boten e re dhe ate te vjeter dhe ishte njeri nga mesuesit me te famshem te gjithe shekullit ne shkencen qe ne e quajme “filozofia natyrale”. Ai ishte mik i ngushte me James Watt, shpikesin e motorit me bobina i cili mbas vdekjes ne vitin 1805, e pershkroi Robinson si nje nga njerezit me te zgjuar dhe personalitet shkencor qe kishte njohur.
Profesor Robertson ishte anetar i nje rrethi te mirenjohur intelektual i cili ne ate kohe shperndante famen e Universitetit te Edinburgut. Me pak fjale, Robertson ishte nje nga intelektualet me te spikatur te asaj kohe, i interesuar thellesisht per te gjitha aspektet e jetes njerezore, si morale ashtu dhe shkencore ne nje shoqeri te civilizuar.

Revolucioni Francez me mizorite e tija te pabesueshme, militantizmin ateist, mbreterine e tij te terrorit, pulsin shkaterrimtar ndaj vlerave te civilizimit, ishte ngjarja me e madhe qe tronditi Europen gjate viteve te pjekurise se Robinsonit. Tronditja e tij e madhe ishte vecanerisht e dhimbshme sepse ndodhi ne nje kohe qe shkenca, racionalizmi dhe ndricimi po benin nje progres te pabesueshem. Sidoqofte Revolucioni i filluar ne emer te ketyre gjerave, plus “liri, barazi, vellazeri” rezultoi ne prerje kokash ne gijotine te gjenive te shkences si Antoine Lavoisier i cili ishte shume i njohur dhe i vleresuar nga koleget e tij angleze.

Njerez te arsimuar mese miri ne Europe e kishin te qarte qe Revolucioni Francez ishte parapergatitur nga nje periudhe e gjate trazire intelektuale ne te cilen ngriheshin pikepytje te medha per vete themelet e civilizimit te shoqerise. Ide dhe doktrina per te eleminuar cdo besim fetar, rrezimet e cdo qeverie civile, krijimi i nje bote utopike dhe eleminimi i prones private mund te gjeheshin ne shume libra, trakte, pamflete, te shkruara shpesh nen rrezikun e provokimit ndaj autoriteteve. Por parajsa e vertete per te shprehur ide te tilla kaq revolucionare ishin disa lozha Masone ne Kontinent te cilat filluan si praktikant te thjeshte te Freemasonerise Angleze dhe u shnderruan ne forume te fuqishme ku opinione dhe morale te ndryshme, feme dhe politika mund te shpreheshin lirshem. Ky ‘zhvillim’ ishte nje shpikje e “novatoreve” franceze por qe u adaptua shume shpejt nga lozhat Masonike ne shume pjese te tjera te Europes, sidomos ne Gjermani.

Per shkak se Freemasoneria vete brenda saj i trajtonte gjerat me kendveshtrim thelbesor filozofik dhe mistik, u ndalua qe te ishte nje vend ku mund te mblidheshin dhe te shqyrtoheshin gjera te karakterit filozofik dhe mistik, sidomos ne ate periudhe te historise kur filozofia ishte duke u fermentuar mese miri. Por edhe me shume e rendesishme, lozhat siguruan nje strehez te sigurt mbrojtese nga autoritetet duke mbajtur rregullin e sekretetit te tyre. Robinson qe ishte edhe vete ai nje ish-mason zbuloi se mosndeshkimi gradualisht kishte inkurajuar njeriun me principe te shendosha qe te behej akoma dhe me shume guximtar dhe te fillonte te mesonte doktrinat subversive te te gjitha nocioneve tona te moralit.

Nuk jam aspak i habitur qe nje njeri si Adam Weishaupt, nje profesor progresiv ne Universitetin e Ingolstad, i udhehequr nga nje ambicie djallezore per te sunduar boten, do terhiqej nga lozhat Masonike ku mund te gjente fshehtesi, mbrojtje dhe disa kolege me mendje te ngjashme. Weishaupt nuk ishte nje ushtarak i edukuar per te pushtuar boten nepermjet forces se ushtrise; as edhe nje hajdut qe te organizonte dhe te drejtone nje bande hajdutesh. Weishaupt ishte nje intelektual, nje profesor i lendes juridike ne nje universitet shume te mirenjohur per mentalitetin superior arrogant qe mendoi se ata duhet te drejtonin boten dhe kedo qe ndodhej ne te. Dhe ne kete menyre ai hartoi krijimin e nje mjeti shume te mencur per pushtimin e botes qe ishte nje Urdher Sekret qe do terhiqte shume vemendjen dhe anetaresine e qenieve te tjera me te njejtin mentalitet superior dhe me te njejten strukture mendore. Ai e quajti “Urdheri Illuminati” dhe e shtriu ate ne segmente te caktuara te Freemasonerise si nje kerpudhe.

Qellimi kryesor i Urdherit ishte te sillte lumturine universale per rracen njerezore. Ideja ishte, sipas fjaleve te vete Weishaupt, “krijimi i nje strukture te forte e kombinuar me personat me me vlere te shoqerise te cilet duhet te punojne sebashku per te pastruar rrugen nga pengesat qe frenojne lumturine njerezore, te shnderrohej nje lubi ndaj te pasurve dhe djallezoreve dhe te hapi rrugen e “parajses” per masat e gjera. A nuk eshte kjo nje ide qe do merrte bekimin e gjithe botes?”

Per te qene me te detajuar, Urdheri Illuminati u formua simbas idese qe qellimi – lumturia e rraces njerezore – justifikonte mjetin!

Fakti qe Urdheri kishte si qellim te sundonte gjithe boten eshte evidentuar qarte nga Weishaupt ne definicionet e tija te cituara ne Fjalorin e Madh Larousse i publikuar ne vitin 1873 ne te cilin ai thote se qellimi i Urdherit eshte qe “te bashkoje nepermjet nje ndjenje interesi te larte te perbashket, njerez nga gjithe anet e botes, nga te gjitha klasat sociale dhe nga te gjitha besimet fetare, pa i kushtuar rendesi ndryshimeve te tyre ne mendime apo opinionet dhe pasionet, per ti bere ata qe ta duan kete interes te perbashket dhe te arrijne ne ate pike qe vetem apo sebashku te veprojne si nje individ.”

Anetaret e Urdherit Sekret betoheshin per binde te verber ndaj superioreve te tyre dhe do kishin dijeni per organizaten vetem aq sa do ju thuhej nga superioret e tyre. Anetareve ju kerkohej qe te spiunonin njeri tjetrin dhe te paraqesnin raporte dhe autobiografi te cilat do kompromentonin ata vete nese vendosnin te iknin nga Urdheri.

Qellimi perfundimtar despotik i Urdherit Illuminati ishte sekret. Vetem sipas gradave - -qe fillojne nga ato te ultat me ‘cerdhen’ e Pergatitjes, Fillestar, Minerval dhe Illuminatus Minor – deri tek ato te lartat si “Misteret” e Prifterinjve, Regjent, Magus dhe Rex ku i Nisuri mesonte misterin dhe qellimin e vertete te Urdherit. Cdo hap ishte i ndertuar me kujdes nga Weishaupt dhe koleget e tij ne menyre qe ai qe nuk konsiderohej i denje, nuk i kalonte kurre gradat e larta ndersa ata qe plotesonin kushtet dhe qe ishin te gatshem te mohonin fene e tyre, moralin dhe patriotizmin, kapnin majat me te larta.


vazhdon...
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė