Shiko Postimin Tek
Vjetër 27-05-11, 14:59   #37
valiii
 
Anëtarësuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

Lidershipi i Illuminatit ndryshon


Mbasi Weishaupt vdiq ne 18 Nentor, 1830 ne moshen 82 vjecare, Giuseppe Mazzini (1805-72), nje patriot italian dhe lider revolucionar u caktua kreu i Illuminatit ne vitin 1834. Besohet se Weishaupt ne shtratin e vdekjes ju rikthye Kishes Katolike me nje pendim te thelle.



Ndersa kryente studimet ne Universitetin e Gjenoves, Mazzini u be nje Mason i grades 33 dhe ju bashkangjit nje organizate sekrete te njohur si ajo e Karbonareve (qellimi i tyre i deklaruar ne vitin 1818: “Synimi yne perfundimtar eshte ai i Volterit dhe i Revolucionit Francez – zhdukja e teresishme e Katolicizmit dhe perfundimisht e gjithe Krishterimit.”) ku ai ju perkushtua kauzes se bashkimit te Italise. Ne vitin 1831 ai u debua ne France ku themeloi levizjen “Shoqerite e Reja” ku perfshihej Giovane Italia (Italia e Re), Anglia e re etj. Ky grup bashkoi ata te cilet kerkonin bashkimin nepermjet forces. Mazzini ne vitin 1837 levizi ne Angli dhe ne vitin 1848 u rikthye ne Itali per te drejtuar revolucionin nda Austriakeve. Perseri ai debohet. Ne vitin 1859 Mazzini drejtoi disa aktivitete revolucionare dhe fale veprimeve te tija Italia u bashkua ne vitin 1861 si nje mbreteri e vetme dhe jo republika qe deshironte Mazzini.
Mazzini i cili filloi te njihej me emrin “Gjenia Djallezore e Italise” u perpoq te perconte aktivitetet e Illuminatit nepermjet Lozhes se Alta Vendita, lozha me e larte e Karbonareve.

Nga viti 1814-1848 grupi i njohur me emrin Haute Vente Romaine drejtoi aktivitetet e pjeses me te madhe te shoqerive sekrete ne Europe. Ne prill 1836 koka e Haute Vente pseudonimi i te cilit ishte “Nubius” i shkruan ‘Beppos’: “Mazzini sillet shume si nje konspirator melodrame per te realizuar rrolin qe ne i kemi vene vehtes per te luajtur deri ne oren e triumfit tone. Mazzinit i pelqen te flase mbi shume gjera te medha dhe sidomos per veten e tij. Ai s’pushon se shkruajturi qe po rrezon frone dhe altare dhe qe fertizilon njerezit me idene qe ai eshte profeti i humanitarizmit...”

Ne vitin 1860 Mazzini kishte formuar organizaten e quajtur ‘Oblonica’, nje emer ky me prejardhje latine ‘obelus’ qe do te thote “Le shenje me kame”. Nepermjet ketij grupi ai themeloi nje sfere ndikimi te brendeshme te quajtur Mafia.

Rreth vitit 1000 te eres sone mbasi Normanet kishin perzene Arabet nga Sicilia, ata themeluan nje sistem feudal. Si mbikqyres te feudeve ishin caktuar kriminelet me te njohur. Konfliktet midis baroneve perballoheshin nga keta luftetare kriminele. Ndonese privilegjet feudale u shfuqizuan ne vitin 1812 keta mbikqyres moren kontrollin e tokave nepermjet marrveshjeve te qirave. Ishte kjo bande kriminelash te ciles Mazzini i dha emrin ‘Mafia’ qe nuk eshte gje tjeter vecse nje akronim i fjaleve Mazzini, Autorizza, Furti, Incendi dhe Avvelengmenti. Te njohur si Mafioze ata u autorizuan nga Mazzini qe te kryenin vjedhje, djegie dhe vrasje. Ka qene kjo organizate ajo qe erdhi ne Amerike gjate viteve 1890 me fillimin e emigracionit italian.

Ne vitin 1859 Albert Pike (1809-1891) nje avokat dhe lider i deges amerikane te Scottish Rite of Freemasonry (qe quhej si “Pontifi i Pavarur i Freemasonerise Universale”, “Profeti i Freemasonerise” dhe “Freemasoni me i madh i shekullit te 19-te”) i cili ishte i mrekulluar me idene e nje qeverie boterore, u zgjodh te koordinonte aktivitetet e Illuminatit ne Shtetet e Bashkuara. Ai shprehej se kishin nevoje ne krijimin e nje partie politike qe do mbante boten ne lufte deri sa keta te sillnin paqen. Pike ka thene se kjo duhej realizuar me “gjuhe dhe me pene, me cdo menyre sekrete apo te hapur te influences se tyre, duke perdorur parane dhe po te jete e nevojshme edhe shpaten...”





Pike ka lindur ne 29 Dhjetor te vitit 1809 ne Boston, ka studiuar ne harvard dhe me pas sherbeu gjeneral i pergjithshem brigade ne Ushtrine e Konfederates. Ai u caktua nga Konfederata qe te ishte komisioneri Indian ne menyre qe te krijonte nje ushtri me luftetare Indiane. Pike u be Guvernator i territoreve Indiane dhe ja arriti te krijonte nje ushtri qe konsistonte me indiane te tribuve Chickasaws, Comanches, Creeks, Cherokees, Miamis, Osages, Kansas dhe Choctaws. Midis rradheve te vendasve ai u be i njohur si “miku fytyrezbehte, besnik dhe protektor.”
Egersia e sulmeve te tyre detyroi Jefferson Davis, Presidentin e Konfederates qe te shperndaje ushtrine Indiane. Mbas Luftes Civile Pike u konsiderua dhe u gjykua fajtor per tradhe dhe u burgos por me pas u fal nga Presidenti Andrew Johnson ne 22 Prill, 1866 me te cilin u takua diten e neserme ne Shtepine e Bardhe. Ne 20 qershor 1867 zyrtaret e Scottish Rite diskutuan ne lidhje me Johnson, grada nga e 4-32-te dhe me pas ai vajti ne Boston per tju dedikuar Tempullit Masonik. I vetmi monument per nje gjeneral te Konfederates ne Washington D.C. u ngrit per nder te Pike dhe mund te gjehet na hapesiren midis godines se Departamentit te Punes dhe Godines se Bashkise, midis rruges 3 dhe 4, ne Rrugen D, NW.

Pike ishte nje gjeni, i afte te lexonte dhe te shkruante ne 16 gjuhe te huaja. Si nje Mason i grades 33 ai ishte njeri nga baballaret themelues dhe kreu i Te Pranuares se Lashte Scottish Rite of Freemasonry. Ne vitin 1869 ai ishte lideri me i larte i Kaloresve te Ku Klux Klan. Ne vitin 1871 ai shkruajti 861 faqe libri Masonik te njohur si Moralet dhe Dogma e Te Pranuares se Lashte Scottish Rite of Freemasonry.

Per Pike thuhej se ishte Satanist dhe qe ishte i zhutyr ne okultizem, zoteronte nje byzylyk te cilin e perdorte per te thirrur Luciferin me te cilin kishte komunikim konstant. Albert ishte dhe Grand Master i grupit Luciferian i njohur si Urdheri i Palladinium (ose Keshilli Sovran i te Urteve) qe ishte themeluar ne Paris ne vitin 1737. Palladismi ishte sjelle ne Greqi nga Egjypti ne shekullin e peste prej Pitagores dhe ishte ky kult i Satanit qe u prezantua ne rrethin e brendeshem te lozhave masonike. U ravijezua dhe pershtat me Palladiumin e Templareve. Ne vitin 1801, Isaac Long, nje cifut solli nje statuje te Baphomet (Satani) ne Charleston, South Carolina ku ai ndihmoi qe te themelonte Te Pranuaren e Lashte Scottish Rite of Freemasonry. Pike, pasuesi i tij, e ndryshoi emrin ne
Rite e Re dhe te Reformuar Palladine ose Reformed Palladium. Urdheri permbante dy grada: 1) Adelph (ose Vella) dhe 2) Shoku i Odiseas (ose i Penelopes). Krahu i djathte i Pike ishte Phileas Walder nga Zvicra i cili ishte nje ish-meshtar Luterian, lider Masonik, okultist dhe spiritualist. Krahu tjeter me i afert i tij ishte Gallatin Mackey, (nje lider mason), Longfellow dhe Holbrook.
Albert Pike sebashku me Mazzinin, Lord henry Palmerston i Anglise (1784-1865, mason i grades 33) dhe Otto von Bismarck nga Gjermania (Mason i grades 33, 1815-1898) kishin si qellim te perdornin Palladian Rite per te krijuar nje grup ombrelle Sataniste qe do lidhete te gjitha grupet Masonike sebashku.

Per shkak te aktivitetit revolucionar te Mazzinit ne Europe, Illuminati perseri kaluan ne ilegalitet te plote. Pike krijoi Keshillin Suprem ne Charleston, South Carolina; Rome, Itali (drejtuar nga Mazzini); Londer, Angli (drejtuar nga Palmerson); dhe ne Berlin, Gjermani (drejtuar nga Bismarck). Ai ngriti 23 keshilla vartes ne vende strategjike ne te gjithe boten, perfshi 5 Drejtori te Medha Qendrore ne Washington, DC (Amerika e Veriut), Montevideo (Amerika e Jugut), Napoli (Europe), Kalkute, (Azi) dhe Mauritius (Afrike) te cilat perdoreshin per te mbledhur informacion. Te gjitha keto dege kane qene dhe kane mbetur shtabet sekrete per aktivitet e Illuminatit.
valiii Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë