Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-04-12, 10:21   #5
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Misteriet e Piramides

Nga 9 Qershori 1976 deri ne 30 Tetor te te njejtit vit ishin bere shume pergatitje per te realizuar ekspediten e dyte dhe ishte vendosur njezeri qe te qendrohej me gjate per te studiuar kete varr me detaje. Qellimi ishte te fotografoheshin disa nga pjeset e dhomave dhe te ekzaminohej disa prej mijerave te pllakave dhe disqeve metalike.

Ne viziten tjeter per ne varr do perdorej nje spray gjate kalimit neper shkalle i cili do evitonte jo vetem pluhurin duke e mbajtur ate poshte dhe stabel por edhe substancat toksike qe ndodheshin me shumice ne mykun mijera vjecar. Nje tjeter ceshtje urgjente ishte perdorimi i maskave dhe i bombolave me oksigjen ne dhomat e mbyllura qe mund te gjeheshin gjate ketij kalimi.

Pajisjet qe u vendosen te merren ishin mese te mjaftueshme dhe pak nga pak po krijohej pershtypja qe me nje ngarkese te tille sdo mjaftonte koha per te hyre ne te hapuren e gurit.

Mbas nje diskutimi. Sherman Styles qe ishte Shefi Inxhinjer per ekspediten dhe Robert Simitteey i sektorit te elektronikes kembengulnin ne idene qe gjate kohes se hapjes se dyte te gurit (duke supozuar qe kjo kryehej nepermjet parimeve elektronike) rregjistrimi i atij toni vibracional special mund te vonohej pak, mjaftueshem per te mbajtur te hapuren disa sekonda me shume. Nese nje dublikim i tille mund te realizohej atehere kjo do i jepte kohe ekuipazhit qe te fuste pjesen derrmuese te pajisjeve.

Duke mos e patur idene sesi funksiononte saktesisht hapja e gurit, te gjitha eksperimentet perqendroheshin ne kete ide, pra te mundesise se zgjatjes ose perseritjes se tonit vibracional por pa u tentuar te futej brenda. Ky eksperiment u be me shume per te pare nese menyra e hapjes ishte ose jo elektronike. U hartuan te gjitha format inxhinjerike te mundeshme duke perdorur aparatura rregjistruese zanore, radare, sonare, lazera zanore, rreze-x dhe dedektore minash qe arrijne te dallojne pajisje elektronike te fshehura ne gur. Keto eksperimente te pazakonta kerkuar jave te tera kohe me deshtime dhe prova pa fund.

Ne perfundim te te gjitha eksperimenteve, mbas nje periudhe 3 mujore u arrit me ne fund suksesi duke dublikuar kohe hapjen dhe duke u bindur qe ne fakt guri hapej ne menyre elektronike por shtyrja ne kohe nuk mund te behej per me shume se 12 sekonda.

Ne 3 Nentor filloi eksperimenti. Kater anetare ishin te pranishem per kete prove dhe kishin ne dispozicion te gjitha pajisjet elektronike. Ne oren e sakte, plus shtate, toni vibracional u aktivizua drejt pikes se duhur ne gur dhe mbas hapjes se gurit toni do perseritej cdo 2 sekonda.

Fillimisht u duk sikur eksperimenti po funksiononte por diktofoni dhe vibracioni zanor arriti te mbante te hapur gurin jo me shume se shtate sekonda dhe pas kesaj per deshperimin e madh te shkenctareve, guri i rimbyll vetem se me ngadale se me pare. Sidoqofte u arrit te provohej qe guri levizte ne menyre elektronike dhe se pajisjet tona nuk ishin te afta ta vononin mbylljen per me shume se 7 sekonda.

Nese kjo do ishte arritja e fundit atehere do te na duhej te kenaqeshim me kohe zgjatjen dhe te arrinim te fusnim brenda nje tejter person, nese do ishte i shkathet ne veprimet e tij. Pra kater veta ne total.

Maketi si dhe eksperimenti me gurin rreshqites treguan vetem nje gje te rendesishme. Kater persona nese do ishin te shkathet aq sa duhet do te arrinin te futeshin ne shkallen poshte gurit. U bene prova mbas prove dhe me ne fund u bindem qe kater persona mund te futeshin por nje pjese e mire e pajisjeve duhej hequr nga lista.

Kjo ishte lista perfundimtare me pajisjet qe do merreshin: Dy ene me presion te mbushura me nga 3 gallone solucion kimik qe nevojitej per te sperkatur pluhurin. Dy kamera me rreze infra, nje kuti e vogel e ndihmes se shpejte, kater elektrike te fuqishem dore, 12 bateri rezerve, shtate pako me ushqim te konservuar per sejcilin nga personat dhe nje pagure me uje si dhe nje tjeter me leng limoni qe ndihmonte ne rrezistimin ndaj etjes.

Ato objekte qe mund te futeshin neper xhepa ishin te domosdoshem, te tjerat duhet te ngjiteshin ne pjese te trupit (zonen e stomakut) duke e bere te nevojshme rreshqitjen per ne hyrje me kurriz. Ne momentin qe do hynim ky lloj paketimi mund te spostohej ne kurriz si cante shpine. Kjo u be per arsye te shmangies te cdo lloj vonese.

Kalvari i dyte filloi ne oren 7.30 te pasdites ne 4 Dhjetor 1976 dhe qellimi ishte qe te arrihej ne destinacion perpara orarit kyc i cili vlente per te hapur hyrjen. Kur mberritem ne maje te Piramides beme disa ushtrime gjimnastikore per te cliruar muskujt nga tensioni gjate ngjitjes dhe per te qene gati per momentin e rendesishem.

Veprimi i sakte nuk kishte te bente thjesht me hyrjen sa me te shpejte brenda por edhe zbritjen e menjehereshme te 15 shkalleve qe te mund ti lejohej vend personit tjeter qe do hynte nga mbrapa. Momentin e fundit u vendos qe nese personi i katert do e shikonte qe do e kishte te veshtire te hynte atehere ai duhet te braktiste misionin.

Ata qe do hynin kete mision nuk do hynin ne tjetrin qe ti linin mundesi te gjithe te tjereve te shikonin varrin. Mbas 40 vjet pergatitjesh ishte konsensusi i perbashket kushdo qe merrte pjese ne kete ekspedite do kishte te drejta te barabarta per te vizituar ate qe kishin enderruar gjithe keto vite. Vetem dy nga pjestaret e grupit fillestar te eksploratoreve nuk ndodheshin aty dhe ishin zevendesuar 5 vite me pare (sepse nuk jetonin me).

Me ne fund ora e madhe erdhi. Ishte rregjistruar koha e sakte dhe diktofoni u ndez. Te gjithe ndaluan frymarrjen duke pritur me padurim cdo ndodhte. Zemrat na rrihnin me force dhe njeri prej nesh i filloi nje dhimbje koke e forte si rezultat i eksitimit. Kjo ishte ora e shumepritur dhe nese cdo gje do shkonte me se miri, ne do hynim ne histori.

Megjithe ato deshtime dhe perpjekje madheshtore (qe shpesh kishin pefunduar ne disfate) asnjeri prej nesh nuk ishte i sigurt qe cdo gje do shkonte sipas planit te hartuar dhe nese do arrinim te hynim te gjithe ne hapjen e gurit pa bere asnje gabim, kjo do konsiderohej si nje sukses i madh.

Foto e meposhte eshte nje punim grafik qe tregon hyrjen e fshehte, Shkallen, dhomen e fshehte dhe tunelin e “trans-tubit”.

A = “dhoma” zyrtare e njohur qe perdorej per ritet dhe per te ndare trupin fizik nga ai astral ne menyre qe personi mund te perjetonte pavdeksine dhe shkalle me te larta te ekzistences.

B = Dhoma e Mbyllur dhe dysheme te shumta.

C = Kalim i panjohur per tek Sfinksi.

D = “trans-tub” sekret (i hapur me laser ne koren e Tokes shenje e gjurmave te teknologjise se larte jashtetoksore?)

E = Shkallet e ngushta te fshehura dhe sekrete.

Guri levizi sic pritej dhe cdo gje shkoi me se miri. Ne vend qe te prisnim per hapjen komplet njeri nga anetaret u zvarrit per ne brendesi te kalimit duke i dhene kohe me shume atyre qe vinin nga pas. Te gjithe arritem te futeshim brenda pa patur nevoje te perdornim aparaturat per te vonuar mbylljen e kalimit.

Do i ishim gezuar shume ketij suksesi po te mos ishte per faktin qe ky veprim i shpejte ngriti nje re te tille pluhuri qe na mbyti dhe ndonese perdorem sperkatjen ishte e pamundur qe pluhuri te shperndahej per 20 minuta. Fatmiresisht pluhuri nuk pati ndonje disavantash dhe ne momentin qe u kthjellua mjaftueshem qe te mund te perdornim elektriket, sperkatja u be me efikase per te vazhduar zbritjen neper shkalle.

Vetem pak me poshte se mesi i shkalleve (sipas perllogaritjeve te bera te sheshpushimeve) tekniku i ekspedites filloi te skanonte muret duke kerkuar ndonje dere te mundeshme per te vertetuar deklaraten e teknikut te pare nese ishte dicka reale apo thjesht nje halucinacion.

Mbas sheshpushimit te 21-te pati nje sinjal. Ne krahun e djathte qe ishte ne te kunder te sheshpushimit ne murin gelqeror dallohej qarte nje prerje ne forme dere por qe ta arrije ate duhej te kishe aftesi te majftueshme atletike pasi dera gjendej ne nje lartesi te konsiderueshme mbi shkalle dhe ishte e pamundur te arrihej qe nga plaforma. Nuk kishim asnje dyshim qe ajo prerje ne mur ishte nje dere por nuk ishte nje dere e zakonshme. Ishte nje vije e drejte nemenyre perfekte, e larte 7 kembe, 4 kembe e gjere.

Ndersa ndodheshim aty provuam disa here tingujt vibracional por pa sukeses. Asgje nuk e levizte kete dere te gurte dhe mbasi humbem nje ore aty vendosem qe te studionim kete dere ne udhetimin tjeter. Vetem dy sheshpushime me poshte dhe kete here u gjendem perpara nje dere te vertete qe ndodhej ne fund te plaformes. Fillimisht pamja nuk ishte e qarte per shkak te pluhurit shume shekullor qe i mbulonte siperfaqen.

Mund te mos ta kishim pare sikur te mos ishte per nje carje vertikale qe dukej aty e paprekur dhe e pambuluar nga pluhuri dhe myku mijeravjecar.

Kjo, sic e theksova me perpara, ishte nje dere dhe kur e sperkatem per te parandaluar nje tjeter re pluhuri mund te dallohej nje perberje si metalike. Kur goditem siperfaqen prodhoi nje tingull te mbytur qe tregonte nje dicka te trashe dhe solide. Ngjante me ato lloj dyersh qe perdoreshin ne Kishat Katolike gjate kohes se Romes. Kjo dore ashtu si dhe hyrja e gurte mesa dukej ishte e mbyllur dhe cdo perpjekje per ta hapur me kode zanore mund te ishte e kote. Pra per te mos humbur me kohe vendosem te vazhdonim udhetimin tone.

Dy prej nesh rreshkiten pak neper shkalle dhe gjate perpjekjeve per te ruajtur ekulibrin dhe rrezimin u mbajten ne muret anash qe ishin te mbushur me gure te mprehte dhe te thepisur. Per kete arsye te dy ata kullonin gjak nga shpatulla deri tek pellembet. U detyruam te perdornim ndihmen e shpejte per te parandaluar cdo infeksion te mundshem si dhe morem masa te mbulonim carjet neper rrobat e tyre, me aq sa kishim mundesi.

Mbas ketij aksidenti te vogel, vetem dy prej nesh ishin ne gjendje te mire fizike ndersa dy te tjeret po mundoheshin te kontrollonin cdo hap duke e shoqeruar me ofshama dhimbjeje. Udhetimi i gjate per ne varr perfundoi dhe te kater qendruam te shtangur perpara deres. Si dhe me pare, tingujt e duhur zanore funksionuan dhe dera u hap ne te njejten menyre.

Dy prej nesh qe kishin qene me pare ne udhetimin e pare qendruan ne hyrje dhe po ashtu bene dhe dy te tjeret te shtangur dhe te mrekulluar me nje ndjesi te pabesueshme brenda vetes sikur nje dore magjike i kishte cuar mbrapa ne kohe dhe po hynin ne dhomen historike te te gjithe koherave ku asnje qenie njerezore nuk kishte hyre me pare.

Sekreti i fenomeneve te panjohura dhe moria e papershkrueshme e thesarit shtriheshe para syve te tyre, me shume se gjithe ari dhe argjendi i kesaj bote. Aty perpara syve te tyre gjendeshe rezultati i 40 viteve studimesh, pune stermunduese, borxhe financiare, semundje dhe deshperim dhe me te vertete ajo qe shikonin ishte jashte cdo kufiri te pershkrimit njerezor.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė