Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-04-12, 10:23   #6
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Misteriet e Piramides

Sekretet e Varrit

Ndersa leviz perpara ngadale dhe hyn me kujdes ne deren sekrete qe permenda me perpara, e gjen veten perpara misterit te koherave. Kalimi me shkalle qe te conte tek kjo dhome ishte i mbuluar nga shtresa te tera pluhuri dhe myku dhe era qe leshonin ishte nga me te temerrshmet qe mund te nuhaste hunda njerezore, shto ketu dhe akumulimin e aromave te tjera neper shekuj.

Por ne momentin qe kaloje pragun e deres nuk gjeje as gjurmen me te vogel te ketij pluhuri, myku apo ere te keqe. Kjo dhome perfaqesonte nje nga misteret me te medha te kohes sone pasi pabesueshmerisht ishte tejet e paster dhe sidomos ajri qe thithnim aty ishte i kulluar, me i paster se ai qe mund te thithje ne siperfaqen e shkretetires, 980 kembe mbi kokat tona.

Nuk kishte asnje shenje te dukshme tuneli ajroses, mur apo vrima ajrimi ne tavan por pavaresisht nga kjo ndihej vazhdimisht nje shtjelle ajri i fresket qe vinte nga cdo drejtim. Qe te gjeje nje dhome te tille te mbyllur, te varrosur me qindra metra poshte Piramides dhe te vjeter me shume se 5000 vjecare (numer modest ky) pa gjurmen me te vogel te ajrit te keq, mykut dhe pluhurit ishte jo vetem nje faktor misterioz por edhe nje mrekulli e papare. Natyrisht aty skishte ndricim, gjurme te telave elektrike apo celesa neper mure.

Per aq sa mendonim e ndjenim se duhet te kishte ndricim dhe per ta gjetur ate kaluam nje aventure te vertete. Pergjate murit jugor kishte disa vrima ne lartesine e kokave tona me nje distance prej 21 kembesh nga njera tjetra dhe kishin disa si lente qe mbulonin ate qe gjendej pas tyre.

Duke qene se ne murin perballe tyre nuk gjendeshin te njejtat vrima, u hodh poshte teoria qe ato mund te ishin ndonje lloj aparature sy vezhguese. Keto lente paraqesnin nje tjeter mister dhe gjate cdo misioni, secili nga pjestaret ndihej si i survejuar. Keto vrima me lente gjendeshin ne cdo dysheme dhe kur i afroheshe nuk mund te shikonim asnje gjurme drite, ajri apo tingulli.

Thesaret e varrosura te nje civilizimi te lashte shtriheshin tashme para syve tane. Pa e patur fare idene e permbajtjes se dhomave ne thjeshte menduam se thesaret e gjetura duhet te ishin dokumente arkivore ose dicka e ngjashme enje civilizimi shume te lashte.

Perpos atyre qe ne mendonim se duhet te ishin arkivat historike, mbas nje vezhgimi te kujdesshem nen driten e elektrikeve te dores pame akoma dhe me shume objekte misterioze. Ne katin e pare ndodheshin disa makineri te cuditshme qe ishte e pamundur ti kuptoje ne shikim te pare, madje edhe mbas nje hulumtimi me te kujdesshem. Qe te arrinim te kuptonim funksionin e tyre do te duhej nje tjeter udhetim per ne varr gje qe kishin filluar ta planifikonim menjehere gjate ketij udhetimi te dyte.

Thesaret e fshehura te ketyre antikeve qe ishin ruajtur nga syri i publikut natyrisht qe nuk ishte ajo qe nje eksplorator i thjeshte do pretendonte te gjente pasi aty nuk kishte gure te cmuar, argjend e flori. Thesari i vertete, me i vlefshem se gjithe ari i botes gjendeshe ne formen e dokumentave arkivore, artifakte te zgjedhura me se miri dhe makina te dizenjuara me nje menyre shume te panjohur qe kalon cdo lloj imagjinate.

Me aq sa mund te arrinim ne konkluzion paraprakisht, ndarjet e ndryshme te paradhomave funksiononin si periudha kohore dhe datime te disa civilizimeve. Objektet qe ne po studionim me padurim ndonese ishin vendosur aty me qindra mijera vjet me pare dukeshin sikur sapo ishin vene disa dite me pare.

Asnjera prej tyre nuk tregonte shenja vjetersie madje dhe pjese te drunjta nuk kishin as rrenjen me te vogel apo shenje te kalbezimit. Cdo objekt me permbajtje metalike nuk tregonte asnje shenje ndryshkjeje, madje as formen me elementare te korrozionit.

Ndersa shikonim me vemendje rreth e rrotull arritem ne konkluzionin e perbashket qe shume pak gjera mund te arrinin te nxirreshin nga ky varr dhe po ashtu ishim te bindur qe hyrja e ngushte ishte bere me qellim e tille qe te evitonte daljen e objekteve nga dhoma.

Pra nese ishte keshtu atehere cdo lloj pajisje e rende qe dallohej ne katet e ndryshme duhet te jene vendosur gjate ndertimit dhe jo mbas ndertimit te dhomes. Edhe dicka tjeter qe u be menjehere e qarte ishte fakti qe varri ishte nje kapsule kohe, e njejte me kapsulat tona te kohes qe jane varrosur thelle ne toke ne pjese te ndryshme te Shteteve te Bashkuara.

Shume vite me pare (me shume se c’mund te perpiqem te kujtoj) isha i ftuar ne nje ceremoni ku qeveria jone do varroste thelle ne toke nje nga kapsulat tona te kohes. Kjo lloj kapsule ishte nje cilinder i rende metalik, ne forme te ngjashme me nje bombel oksigjeni.

Perpara se te mbyllej gryka dhe te vendosej nen toke u futen keto objekte: nje Bibel, nje liber historie i rifreskuar qe konsistonte ne ngjarjet e te gjithe botes, nje liber mjeksie ku perfshiheshin te gjitha semundjet dhe mjekimet respektive, nje kopje e kushtetutes sone dhe kopje te te gjitha ligjeve te krijuara nga njeriu deri ne ate dite te vitit 1932, himne kishtare te fese Katolike, Cifute dhe Protestante, nje harte e Shteteve te Bashkuara, monedha ne flori dhe argjend, nje liste e pothuajse cdo shpikje teknologjike me fotot perkatese, historia e fluturimit dhe projekti per te arritur neper planetet e tjera, lista e te gjitha luftrave tona dhe atyre te mundeshme ne te ardhmen, numerimi i popullsise, libra mbi ushqimin dhe dieten, nje harte e galaksise dhe qindra objekte te tjera qe u konsideruan te nevojshme ne menyre qe civilizimi i ardhshem qe do vije mbas Epokes se Peshqve (epoka jone) mund te fitoje disa njohuri se kush ishim ne dhe cfare rroli luajtem ne historine e Tokes.

Te gjitha civilizimet e kaluara (pese te tilla qe jane rregjistruar) kane lene disanga gjurmet apo arkivat e arritjeve te tyre, ose te varrosur neper varre si ky qe u futem ne, neper tabela, piktura ose doreshkrime. Eshte nje fakt qe cdo civilizim ka lene gjurme te se kaluares se tyre. Pra ky varr duhet konsideruar si i tille por ketu (sic mesuam me pas) keto arkiva nuk i perkisnin vetem civilizimeve te Tokes por te gjithe historise se njerezimit – ketu dhe pertej sistemit tone diellor.

Ne fund fare te hollit kryesor arkitektura e te cilit arrinte 300 kembe, ne nje mbajtese prej mermeri qendronte nje liber i mbyllur ne xham. (Xham eshte e vetmja fjale qe mund ti afrohet pershkrimit te atij materiali pasi nuk ishte as xham dhe as plastik po nje forme totalisht e panjohur e nje materiali te shkelqyeshem.)

Ky liber i hapur pothuajse ne mes te tij u fotografua dhe mbasi u deshifrua vite me pas tregoi per te gjitha civilizimet e meparshme dhe se kur vuri kembe njeriu ne kete planet 576.000 vjet me pare. Keto civilizime ishin listuar ne faqet e fillimit te ketij libri. Vetem keto dy faqe ishin te disponueshme pasi sic e thashe libri ishte i mbyllur ne nje mbulese mbrojtese por sidoqofte mjaftonte per te mesuar disa gjera thelbesore mbi banimin ne Toke qe ne fazat e hershme te saj.

Per ti dhene ketyre arkivave nje forme dokumenti me te fresket ne informacion do deshiroja te citoja disa thenie nga Bibla juaj ne te cilen shkruhet si vijon:

“Kur njeriu filloi te shumohej ne faqe te dheut dhe bijat e tij linden, bijte e Perendise e pane qe bija e njeriut ishte e bukur; dhe ata i zgjodhen dhe i moren per grua. Atehere Perendia tha, ‘Shpirti im nuk mund te rrije pergjithmone tek njeriu pasi ai eshte prej mishi dhe kocke por ditet duhet te jene 120 vjet (perkthyer sipas kohes universale dhe perdorimit te sistemit metrik si 582001 vjet ose datimi i sakte 576.000 vite me pare.

Ky numerim i referohet deri ne vitin 2001.) Nefilimit ishin ne toke ne ato kohe si dhe me pas, kur bijte e Perendise ju afruan bijes se njeriut dhe linden femije me to. Keta ishin njerezit e fuqishem te se kaluares, njerez te famshem.” (Gjeneza, Kapitulli 6)

Kjo fraze tregon faktin qe perpara Adamit dhe Eves ne kete toke kishte njerez te famshem dhe per aq sa mund te arrihet ne lashtesi, rraca e Nefilimeve ekzistonte ose filloi te ekzistonte rreth vitit 32.000 P.E.S. ose 28 mije vjet perpara Adamit dhe Eves. Sipas shkrimeve Adami dhe Eva filluan jeten e tyre ne toke ne vitin 4000 P.E.S. dhe ishin kreret e asaj epoke te re te Kristianizmit sipas mbreterimit te ri te Zotit... i cili mbaroi po aq papritur si filloi.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė