Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-04-12, 10:28   #9
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Misteriet e Piramides

Cfare zbuluan arkivat antike

Nga Qershori i vitit 1976 deri ne Maj te vitit 1977 u kryen 6 vizita. Ishte shume e dyshimte nese do te mund te realizonim nje vizite te shtate dhe nuk dihej se kur do te ishte e mundur kjo. Dyshimet per ekspediten dhe qellimin tone kishin filluar te ngriheshin ne mase nga ana e zyrtareve egjyptiane, sidomos per faktin qe disa here pjestaret e ekspedites sone ishin pare te ngjiteshin ne murin jugor dhe te zhdukeshin krejt papritur.

Miqte tane egjyptiane mund te jene pak te ngadalshem ne te kuptuarin e qellimit te udhetimeve tona te shumta por jane shume larg te qenurit budallenj. Ishte fakt qe cdo pjestar qe shikohej te ngjitej ne Piramide zhdukej krejt papritur dhe kjo ishte nje dicka shume e pazakonte. Cdo justifikim i metejshem per te vazhduar qendrimin aty apo blerje te ushqimeve dhe filmave fotografike do e kishte cuar dyshimin ne esktrem dhe kjo do sillte ndjekjen e sejcilit prej nesh nga ana e zyrtareve egjyptiane.

Nga keto gjysem duzine udhetimesh ne varr u kryen 2700 filma fotografik te arkivave. Ne periferi te Bonit, Gjermani kishim ngritur nje laborator ku zhvillonim filmat dhe i zmadhonim ato 250 here deri sa efekti i paqartesise e bente te pamundur perkthimin e shkrimeve te lashta. Ne Nentor te vitit 1979 te gjitha perkthimet perfunduan ne forme te pergjithshme per tu vazhduar ne vitet qe vijuan. Per te percaktuar hapat fillestare ne dekodimin e shkrimeve duhej te stabilizohej nje lloj fjalori, pa i dhene rendesi nese ishin germa apo simbole.

Disa germa qe shfaqeshin me shpesh se te tjerat u listuan ne nje grup tjeter germash. Simbolet qe i ngjanin trekendeshave fillimisht kishin kuptimin e Piramides por kur fjalia ndertohej, kjo fjale e humbiste kuptimin e struktures. Nje detaj thelbesor ishte nje germesimbol e ngjashme me nje “S” gjysem te anuar dhe me nje si vize ne mes. Kjo me pas u kuptua te ishte “qender”.

Simboli i rrumbullaket ne brendesi te te cilit ishte nje si gjysem rrethi u kuptua te ishte simboli qe paraqiste planetin tone me nje vrime te madhe ne Polin e Veriut, ashtu sic u konstatua dhe nga zbulimi i bere nga Admirali Byrd. (Per admiralin Byrd dhe zbulimin e tij do bej nje shkrim menjehere mbas perfundimit te ketij shkrimi-Darius).

Duke i bashkuar keto germa dhe simbole me forma te cuditshme dhe vendosur ato ne vije te drejte sic pranohen nga nje fjali e strukturuar llogjikisht rezultoi pa sukses disa here dhe nuk jepnin asnje nga kuptimi i pritur. Simbolizimi i zbuluar ne fillim te perkthimit ngjasonte me Gjuhen e Atlantasve dhe duke u bazuar ne kete gjuhe progresi ishte i shpejte, ndonese njohuria per gjuhen e Atlantasve ishte shume e paket.

Petrie de La Rue, i famshmi Biblioskriptori francez qe drejtonte ekipin prej pese studiuesish te nje kalibri te njejte dhe qe ishin te gjithe mjeshtra te gjuheve antike, bene nje pune kolosale.
Fotoja qe eshte postuar me siper paraqet shkrimin ne njerin nga disqet dhe perkthimi i ketij shkrimi nxorri kete informacion:

Njohuri mbi shtate hapjet e Urimi, njera ne qendren magnetike te tij (Poli i Veriut), dy ne rajonet e mesit (rajoni i Jukatanit), nje ne Kuadratin Lindor (Shtetet e Bashkuara), dy ne krahun e kundert magnetik (Polin e Jugut) dhe nje ne mes te kuadratit oqeanik (Atlantik).

Banore te nentokes ne kuadratin lindor dhe ne mes te gjysem sferes se perimetrit (Zona e Amerikes se Jugut) banor te solar 500 ne 1000 (qe do te thote se civilizimi i nendheshem ka ekzistuar prej 500 mije vjetesh solare) Baza e energjise Fizionike ne themel te sferes (kjo i referohet berthames se lenget te Tokes ose energjise se brendeshme).

Hapesira te krijuara nepermjet drites per te hyre mbas strukturave (qe do te thote se hapesirat e nentokes te banuara nga ky civilizim ishin krijuar nga rreze lazeri perreth qyteteve per te krijuar mundesine e lidhjes midis tyre.) E njejta metode ishte pershkruar ne librin e Rampas, HEREMITI.

Shtate prej te shtatave te fizionit dhe 63 nga ndarja e atomeve (qe ka kuptimin qe nga 70 qytete, shtate prej tyre kane energji ne formen e fizionit te lenget ndersa 63 perdorin perdorin ndarjen e atomit, neutronit dhe fotonit) dhe vija e nisjes drejtohet nga forca dhe lazeri. (Kjo ka kuptimin e nje fushe force speciale qe perdorej per te siguruar sistemin shtytes per anijet komzike duke i dhene drejtimin e duhur nepermjet teknologjise lazer.)

Energjia per driten e lenget (fizionin) merrej nga qendra e pese planeve te ndryshme dhe nxirrej dhe kultivohej nga fushat e forces magnetike.

Te gjitha strukturat e nendheshme te siguruara nga brendesia e berthames se berthames dhe te perpunuara me lazer strukturoheshin nepermjet ngritjes pezull (ka kuptimin qe te gjitha ndertimet strukturale metalike siguroheshin nga brendesia e tokes dhe vendoseshin nepermjet ngritjes pezull duke perdorur lazerin).

Mbas 2 vjet e gjysem studimesh intensive dhe skanimi te detajuar te 2700 mikrofilmave duke zmadhuar ato qe paraqiteshin me te lehta ne perkthim, duke studiuar harta dhe te dhenat e tjera, u mesuan shume gjera ndonese fotot e bera ne librarine “metalike” nuk kishin rend kronologjik.

Nepermjet ketyre perkthimeve ne mesuam per civilizimet tona paraardhese sic e permenda me perpara, gjuhen e tyre dhe arritjet e tyre, sidomos faktin qe perpjekjet dhe zhvillimi teknologjik nuk kishte nderhyre me elementet e natyres. Mesuam po ashtu qe Egjyptianet ishin pasardhes direkt te rraces Atlanteane dhe sesi sebashku kishin jetuar si njerez te civilizuar, ndryshimi i emrave qe ndodhi mijera vjet me pare si dhe vendet ku ata kane jetuar.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė