Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-06-05, 11:33   #10
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nje gjerman i ri e shet makinen e Papes Benedikti i XVI per 250.000 USD

Nje i ri gjerman, prej pak ditesh, eshte ne "Qiellin e shtate". Arsyeja eshte e thjeshte: Ai nuk e dinte qe kishte blere makinen e njeriut, qe do behej Pape dhe ca me shume se do e shiste me vone per aq shume para- ne Ankandin e njohur. Bleresi i 1999 Golf "te shenjte" eshte Kazinoja Golden Palace

Nje gjerman i ri sapo e ka shitur Volksvagenin e tij te dores se dyte per te pakten 250.000 USD. Ai qe nuk e kupton, -shprehet media gjermane, sigurisht ka nevoje per nje shpjegim. Kete makine te vjeter me pare e ka poseduar vete Papa Benedikti i XVI. "Une ende nuk e besoj dot", ka thene ish-pronari, djaloshi gjerman qe eshte 21 vjec, dhe qe aktualisht punon ne nje spital si asistent, qe ka lidhje me forcat ushtarake. "Une kurre nuk e kam ditur qe do te merrja kaq shume para prej shitjes se kesaj 'vjetersie'.Me besoni jam ne "qiellin e shtate"-i ka thene ai medias. Ne fakt, po te shikosh arsyet, ai ka pse te quhet ne "qiellin e shtate". Zoteruesi i saj, Benjamini, e ka blere makinen e tij bojehiri si pa dashje, kur ajo kishte ende vetem ngjyren e metalit te pushkes . Ajo ishte e tipit 1999 VW Golf dhe ai e kishte blere pikerisht ne janarin e fundit -per vetem 12.000 USD, ndersa kuptohet se e ka shitur ate per plot 188,938.88 Euro, qe do te thote as me shume e as me pak, por plot 250.000 USD.

Ne fakt, Cmimi me i larte qe ka qene ne Ankand dhe qe eshte perfaqesuar nga nje Firme e njohur bastesh- ka qene Golden Palace Casino me qender ne Teksas. Ai, qe ka perfaqesuar kete cmim, i kane kerkuar menjehere elemente njohes Halbes, keshtu si quhej djali-dhe menjehere eshte plotesuar dhe transaksioni. Atij i kane derguar menjehere parate dhe po ashtu-edhe ai e ka derguar menjehere makinen tek ata.

Kenaqesia me e madhe e Halbes ka qene -sepse ka shkuar shume mire edhe transaksioni dhe eshte kryer ne rregull, kane thene burimet. Pavaresisht- se kur e ka gjykuar me mire ka pare se mund t'i nxirrte edhe me shume kesaj makine.

Ne fakt, duhet sqaruar se jane paraqitur menjehere plot tre bleres qe kane dhene seicili nga 200.000 Euro per makinen, ka thene Wolfgang Menne, njeriu qe ka asistuar Halben per te bere shitjen. Por, shitja nuk eshte kryer nga Ankandi i "eBay", sepse ka pasur nje interes shume te madhe dhe direkt, e mbi te gjitha edhe nga nje trafik i papare online per makinen.

Qe nga fillimi i Ankandit, qe ka qene aty nga 25 prill dhe duke vazhduar per dite te tera, duhet shtuar se kane qene plot 8.4 milion njerez- qe kane qene ne sitin ku behej ankandi i kaq perfolur. Shitesit kane thene se ata ishin siguruar nga "eBay",- sepse i gjithe ky trafik nuk do te bente ndonje problem shume te madh teknik.

Halbe, megjithate-dukesh shume i lumtur me fatin e tij te madh, dhe i ka thene nderkohe Deutsche Presse-Agentur -DPA-qe do te donte qe te shiste sa me mire makinen per dy qellime: Qe te gjente parate e nevojshme- per nje makine te mire- ne menyre qe t'i bente rehat pushimet e tij dhe e dyta qe te permiresonte me shume kursimet e tij,

Ndersa, te gjithe kane thene se pas shitjes, gjermani jo i ri, nuk e fshinte qe ishte ne "Qiellin e Shtate" sepse makina i ka kushtuar plot 250.000 USD.

"The Golden Palace Casino" ka pasur ne muajt e fundit -nje rritje gjithmone e me te madhe te reputacionit te tij, per nje arsye te thjeshte. Ajo ka marre pjese dhe ka blere ne disa ankande shume te shtrenjta, por me shume eshte perfaqesuar online me sukses duke bere keshtu nje rrjet te tere, qe nga imazhi i djathit te shkrire, qe perdoret per sanduice dhe nje imazh te Virgjereshes Mari, por po ashtu- deri ne nje top futbolli te firmuar nga David Beckham, kur ka shenuar nga penalltia.

Duhet thene se kjo shitje jo vetem qe beri ate qe nuk ishte perdorur ndonjehere ne Golf, por ka treguar dhe nje nga vlerat me te medha, qe ka qene ndonjehere ne historine e ankandeve. Rekordi i meparshem eshte 9 milione dhe ka qene per nje veshje nusesh.

Duhet thene se ankandi qe po flasim- ka bere qe te perfshihen dhe tema te tjera, te tilla si syzet, qe ka mbajtur papa, kur ka qene te Golfi i tij. Por, kjo nuk mbaron me kaq, Halbe ka marre rreth 2.500 e-maile nga shume njerez per makinen, ku perfshihen dhe shume me argumenta humoristike. Nje person ka qene 'i habitur', nese uji i pastrimit te xhamit te parme, mos ka qene valle me uje te bekuar, kurse nje tjeter ka pyetur nese makina leshonte tym te zi apo te bardhe, duke aluduar per momentin e zgjedhjes se papes.

I riu ka te ngjare mos te kete ditur shume gjera per historine e makines. Kur ai e ka blere, nuk e ka ditur se e kujt ka qene, ose me shume akoma pak pershtypje do i kete bere se ajo i perkiste Zyrtarit te larte te Kishes katolike. "Djali qe ma ka dhene makinen, thjesht me ka thene se makina ishte e bekuar prej nje kardinali", ka thene Halbe.

"Une mendova se ishte ndonje variant i zakonshem i atyre qe e shesin, por kur pashe letrat e rregjistrimit e zbulova krejt te verteten- qe ajo i perkiste dikur Kardinalit Josef Ratzinger," ka thene ai.

Pronari i makines ne te vertete ka qene Kurt Schneider ne qytetin e Siegen. Ai ka thene se kurre nuk ka pohuar se makina i perkiste atij- qe do te behej pape. Por, ne vetvete- ai e dinte qe Ratziger ishte nje klient i vyer. "Ne kemi nje bisnes me kliente dhe nuk duam te abuzojme me besimin e tyre". Sekretarja private e Ratziger, qe ka ardhur nga Siegen, e ka blere makinen me nje marreveshje me emrin e kardinalit.

"Shenjteria e tij, e kishte blere makinen ketu e disa kohe me pare dhe ai vinte ne Siegen per pak kohe ne vit dhe qendronte atje", ka thene Schneider. Eshte ende e paqarte se kush i jepte makines, kur e drejtonte Ratziger. "Ne mendojme se ka qene dikush tjeter, qe i ka dhene makines per Shenjterine e tij", ka thene Schnedier, duke shtuar se Ratziger nuk e kisshte patenten e shoferit.


Skeda origjinale e Makines

Model i Makines: Golf Anzahl der Vorbesitzer:

Tipi: Limousine Hubraum

Kilometrat e bera: 75000 Garantie: --

Data e leshimit: 30. 03. 1999
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė