Tema: Gjakmarrja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-09-13, 08:06   #21
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjakmarrja

Gjakmarrja trondit familjen shqiptare






Familjet e ngujuara me gjakmarrje nė Shqipėri po shpėrngulen nga zonat e thella tė veriut dhe jugut drejt qyteteve tė mėdha, si Tirana dhe Durrėsi. Gjakmarrja ėshtė njė dukuri e rėndė kriminale, e cila vazhdon tė mundojė shoqėrinė shqiptare, megjithėse disa nga shifrat e larta tė viteve tė mėparshme janė nė rėnie.

Studimi mė i fundit i komitetit tė pajtimit mbarėkombėtar nxori se aktualisht janė 1 mijė e 208 familje tė ngujuara nė tė gjithė vendin, nga 1 mijė e 670 qė ishin deri njė vit mė parė, raportoi Zėri i Amerikės. Midis kėtyre familjeve janė 590 fėmijė tė ngujuar dhe rreth 500 gra e vajza. Njė vit mė parė ishin 910 fėmijė dhe 900 nėna tė ngujuara pėr shkak tė gjakmarrjes.

Veprimtarėt e pajtimeve do tė mblidhen pas disa ditėsh nė njė kongres tė tyren pėr tė shkėmbyer pėrvojėn e pajtimeve dhe pėr t'i propozuar parlamentit ndryshime ligjore, por sipas tyre, shqetėsimi kryesor ėshtė nxjerrja nga ngujimi i grave dhe fėmijėve, tė cilėt kurrė nuk janė prekur me dorė gjatė konflikteve.

Njė tjetėr dukuri shqetėsuese ėshtė se familjet e ngujuara me gjakmarrje ndryshojnė disa herė vendbanim dhe po shpėrngulen nga zonat e thella tė veriut dhe jugut drejt qyteteve tė mėdha si Tirana dhe Durrėsi, me shpresėn se mund tė mbrohen mė mirė.

Njė numėr i madh veprimtarėsh tė shoqėrisė civile nga komiteti i pajtimit, instituti i integrimit tė jetimėve, federata e paqes dhe unioni i tė burgosurve politikė kanė zhvilluar ekspedita studimore dhe ndėrmjetėsimi nė 2300 fshatra, 300 komuna, 60 bashki, tė shoqėruar nga drejtues shkollash dhe pushtetit vendor, duke pajtuar familje me konflikte dhe duke parandaluar shumė vrasje pėr gjakmarrje.

Gjatė punės sė tyre nė terren duke ndėrmjetėsuar zgjidhjen e konflikteve ata kanė kėrkuar ndihmėn dhe bashkėpunimin e pėrfaqėsuesve tė udhėheqėsve fetarė dhe rendit publik, pėr tė shmangur vrasjet dhe pėr tė pakėsuar ngujimet e familjeve nė rrezik.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė