Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-10-11, 16:24   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Veshkat dhe funksionimi i tyre

Goditja e fundit gurėve nė veshka


Prof. Dr. Hakki Perk
Kirurg Urolog Spitalit Amerikan, Tiranė


Nefrolitotomia perkutane - metoda mė e fundit e kirurgjisė urologjike


Shkaqet e krijimit tė gurėve nė veshka shpesh janė tė panjohura. Mėnyra tė caktuara tė tė ushqyerit mund tė jenė shkak pėr formimin e gurėve tek njerėz tė ndjeshėm, megjithatė shkencėrisht nuk besohet se konsumi i ushqimeve specifike nga persona tė ndjeshėm shkakton formimin e gurėve nė veshka.

Njė person qė ka familjarė me gurė nė veshka, ka mė shumė mundėsi tė jetė mė i ekspozuar ndaj shfaqjes sė tyre. Ērregullime tė caktuara metabolike si hiperpara*tiroidizmi, infeksionet urinare, ērregullime tė veshkave si dhe sėmundje cistike tė tyre, janė gjithashtu tė lidhura me formimin e gurėve.Gjithashtu, mė shumė se 70% e njerėzve me njė sėmundje tė rrallė tė trashėguar qė quhet renal tubular acidosis, janė mė tė ekspozuar ndaj formimit tė gurėve nė veshka. Shkaktarė tė tjerė tė gurėve nė veshka mund tė jenė: konsumi i tepėrt i vitaminės D; infeksionet urinare si edhe bllokimi i rrugėve urinare. Disa diuretikė dhe antiacidė me bazė kalciumi mund tė rrisin rrezikun e formimit tė gurėve nė veshka duke rritur sasinė e kalciumit nė urinė.

Gurėt e veshkave mund tė formohen edhe tek personat qė kanė infeksion kronik nė zorrė ose qė kanė pasur njė operacion bypass intestinal. Gjithashtu edhe kur urina pėrmban sasi tė tepėrt tė substancave tė caktuara. Kėto substanca mund tė krijojnė kristale tė vogla tė cilat shndėrrohen nė gurė. Gurėt nė veshka mund tė mos shfaqin simptoma deri sa fillojnė tė lėvizin poshtė nėpėr tubat pėrmes tė cilėve urina shkon nė fshikėz. Kur kjo ndodh, gurėt mund tė bllokojnė rrjedhjen e urinės nga veshka. Kjo gjė shkakton ėnjtje tė veshkave duke sjellė dhimbje shumė tė fortė.
Gurėt nė veshka shfaqen mė shpesh tek meshkujt. Ekzistenca e tyre rritet mė shumė kur meshkujt hyjnė nė tė 40-tat dhe vazhdojnė deri nė tė 70-tat. Tek femrat, shfaqja e gurėve nė veshka ėshtė mė e shpeshtė kur ato hyjnė nė tė 50-tat. Kur tek njė person shfaqet njė gur nė veshka, rritet mundėsia qė tė zhvillohen edhe gurė tė tjerė.





Lėngjet, elementi mė i rėndėsishėm pėr pacientėt me gurė nė veshka

Nė mėnyrė qė tė prodhohet njė volum urinar prej tė paktėn 2 litrash nė ditė, rekomandohet tė pihen sasi tė bollshme lėngjesh. Nė periudhat e djersitjes sė vazhdueshme apo ushtrimeve fizike, rekomandohet njė sasi ditore prej 3 ose mė shumė litra lėngje (mbi 12 gota). Ėshtė e rėndėsishme qė sasia e lėngjeve tė shpėrndahet nė mėnyrė sa mė tė barabartė gjatė 24 orėve.
Pothuajse tė gjitha lėngjet janė tė rekomandueshme tė pihen, por bikarbonatet dhe uji mineral i pasur me kalcium janė veēanėrisht tė rekomandueshėm. Nga ana tjetėr, formimi i gurėve nė veshka nxitet nga sasitė e mėdha tė ēajit tė zi ose ēajrave tjerė si edhe pijeve freskuese tė gazuara.

Si i trajtojmė gurėt e veshkave?

Njė pjesė e konsiderueshme e gurėve, veēanėrisht e atyre me diametėr mė tė vogėl se 0.5 cm, bien spontanisht. Plani i mjekimit ndryshon nė varėsi tė vendndodhjes sė gurėve (veshka, kanali urinar, fshikėza e urinės), numrit dhe diametrit tė tyre. Ndėrkohė qė aplikimi i ndėrhyrjeve kirurgjikale me prerje tė mėdha ka qenė shumė i pėrhapur deri para pak kohėsh, nė sajė tė zhvillimit teknologjik, krahas aplikimit tė metodės sė thyerjes sė gurėve, filluan tė aplikohen operacione tė mbyllura me prerje minimale, gati tė padukshme: nefrolitotomia perkutane.
Kjo lloj ndėrhyrjeje tepėr e favorshme pėr pacientin, e aplikuar nė Shqipėri vetėm nė Spitalin Amerikan 2, jo vetėm shpėton pa*cientin nga dhimbjet e mundimshme tė gurėve, por e bėn kėtė nėn kushte shumė komode duke minimizuar kohėn e hospitalizimit dhe tė rikthimit aktiviteteve tė pėrditshme.





Kirurgjia Perkutane e gurėve

Para futjes sė metodave moderne tė kirurgjisė urologjike, mėnyra e vetme e eliminimit tė gurėve tė veshkave ishin operacionet e gjata traumatike me prerje mbi 10 cm. Jo vetėm madhėsia e plagės, por edhe koha e gjatė e hospitalizimit dhe rekuperimit bėnin qė kėta paciente t’i shmangeshin ndėrhyrjes, shpesh deri nė insuficience totale tė veshkės. Nė sajė tė nefrolitotomisė perkutane; kirurgjisė minimalisht invazive, vetėm 1% e gurėve tė veshkave operohet me metodėn e vjetėr. Nė shumicėn e rasteve, gurėt qė nuk mund tė nxirren me metodėn e thyerjes ose qė janė nė njė madhėsi qė nuk lejon daljen nėpėr ureter nxirren jashtė veshkės me metodėn mė tė avancuar tė kirurgjisė endoskopike: nefrolitotomi perkutane.

Operacioni Perkutan i gurėve tė veshkės

Nė nefrolitotominė ose nefrolitotripsinė perkutane, kirurgu bėn njė prerje tė vogėl nė shpinė nėpėrmjet sė cilės hyn me anė tė njė kateteri deri nė brendėsi tė veshkės, aty ku ėshtė pozicionuar guri. Mė tej, nėpėrmjet njė sonde qė hyn nė tė njėjtin kateter kirurgu arrin tė shohė me sy tė lirė madhėsinė dhe vendosjen e gurit dhe ta tėrheqė atė jashtė veshkės pikėrisht pėrgjatė kėtij kateteri tė vetėm. Nėse guri ėshtė mė i madh se kateteri atėherė mė parė copėtohet nė brendėsi tė veshkės dhe pastaj aspirohet nga sonda. Sipas zgjedhjes sė pacientit dhe mjekut anestezist procedura kryhet nėn anestezi tė pėrgjithshme, lokale ose shpinore.





Te cilėt pacientė aplikohet kjo procedurė?
Kjo procedurė mund tė pėrdoret pėr tė trajtuar gurėt e veshkave qė kanė kėto karakteristika:

• Janė mė tė mėdhenj se 2 cm nė diametėr.
• Janė tė mėdhenj dhe tė shkaktuar nga njė infeksion (staghorn calculi).
• Bllokojnė daljen e urinės jashtė veshkės.
• Nuk mundet tė thyhen nga litotripsi e jashtme me presion valėsh (ESWL).
• Gurėt qė formohen nė pjesėn e poshtme tė bashkimit tė veshkės me kanalin urinar
(kaliks), pėr shkak tė vendosjes anatomike dhe gravitetit, mund tė trajtohen nėpėrmjet
kirurgjisė perkutane edhe kur janė mė tė vegjėl se 2 cm.


Ushqimet qė rekomandohen tek pacientėt me gurė nė veshka

Perimet dhe frutat e shtojnė sekretimin urinar tė gurėve. Konsumimi i ushqimeve me pėrmbajtje tė lartė oksalati (spinaq, panxhar, arra) duhet tė jetė minimal ose tė kombinohet me ushqime tė tjera qė kanė sasi tė mėdha kalciumi (psh, spinaq me djathė), qė parandalon pėrthithjen e sasive tė mėdha tė oksalatinės nga zorrėt, gjė qė do tė ēonte nė rritjen e sekretimit urinar. Njė sasi e tepėrt e konsumit tė proteinave nga mishi dhe peshku, rrisin rrezikun e gurėve nė veshka, pra, konsumi i kėtyre ushqimeve duhet pakėsuar. Gjithashtu, rekomandohet konsumimi i njė sasie tė reduktuar tė kripės, duke qenė se sodiumi qė gjendet nė kripėn e zakonshme mund tė rrisė rrezikun e formimit tė gurėve nė veshka. Nga ana tjetėr, njė reduktim total i kripės ēon nė rėnien e volumit urinar. Kėshtu, rekomandohet konsumimi i njė sasie tė kontrolluar kripe.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė