Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-03-12, 11:57   #238
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme nga Mjekesia

Stresi si shkaktar i semundjeve

Ka shumė njerėz qė ndihen tepėr tė lodhur, tė sfilitur. Stresi i pėrjetuar nė punė apo nė jetėn private ndikon negativisht nė shėndetin tonė. Siē transmeton Starti shkrimin, problemet mė tė shpeshta janė presion i lartė i gjakut dhe ulcera.

1. A ekzistojnė lloje tė ndryshme stresi?
Nė mjekėsi flitet pėr dy lloje stresi. I pari, stresi i pėrjetuar pozitivisht, i hap rrugė ndjenjave pozitive tek njeriu dhe madje forcon edhe sistemin imun. Stresi pozitiv ndihet kur del pozitivisht nga njė situatė, p.sh. pas njė provimi tė kaluar mirė apo pas lindjes sė fėmijės. I dyti, stresi negativ krijon ndjenja negative. Nėse pėrjetohet vazhdimisht ky lloj stresi shkakton probleme serioze psikologjike dhe fizike.

2. A rrezikohet shėndeti i personave tė stresuar?
Kur personi ėshtė i stresuar prodhohet me shumicė hormoni kortizol. Ky hormon mund tė pėrbėjė njė pengesė nė mundėsimin e mendimit, mėsimit dhe pėrqendrimit, si dhe krijon njė gjendje shpirtėrore tė gatshme pėr tė hyrė nė depresion. Nga dobėsimi i sistemit imun, personi ndodhet i pafuqishėm pėrballė sėmundjeve dhe si rrjedhojė mund tė sėmuret mė shpejt. Ulen presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrės. Nė kėtė rast ekziston edhe rreziku i kalimit tė ndonjė infarkti. Krahas kėsaj, stresi mund tė bėhet shkak i ērregullimeve nė tretjen e ushqimit dhe si rrjedhojė nė shfaqjen e ulcerės.

3. Ēfarė ėshtė sindroma “Burn-out”?
“Burn-out” do tė thotė “i djegur” nė anglisht. Kjo do tė thotė qė personi ėshtė djegur si nga ana fizike ashtu dhe psikologjike. Dhe kjo ndodh tek njerėzit qė jetojnė vazhdimisht me stres.

4. Si ta zhdukim lodhjen?
Dėgjoni sinjalet qė ju dėrgon trupi juaj. Nėse ndiheni tė lodhur pėrpiquni tė bėni njė gjumė tė rehatshėm dhe tė bėni gjėra qė ju pėlqejnė. Dhe mos harroni: ndonjėherė mund tė provoni tė mos bėni asgjė. Thjesht uluni dhe qėndroni vetėm me mendimet tuaja.

5. Si mund ta luftojmė stresin?
Pėrpiquni tė kujtoni ngjarjet e lumtura. Mos i fokusoni mendimet tuaja mbi njė gjė tė vetme. Pėrpiquni tė shpėrndani vėmendjen nė gjėra tė ndryshme derisa tė qetėsoheni. Nė rast tė njė stresi kronik, zgjidhja mė e mirė do ishte ndarja e problemit me njė mik.

6. Cila ėshtė rruga mė e mirė pėr largimin e stresit?
Sipas specialistėve, rruga mė e mirė ėshtė zhvillimi i ushtrimeve tė lehta. P.sh. tė ecėsh shpejt , tė vraposh ngadalė apo tė bėsh not. Edhe njė ecje e lire pėr 20 minuta nė ajėr tė pastėr do t’ju ndihmonte tė dilnit nga situata stresuese. Nėse vuani nga stresi kronik, atėherė ecni tė paktėn tri herė nė javė nga 30 minuta, por mos e sforconi shumė veten.

7. A tė ēlodhin muzika, kėrcimi dhe terapitė e tjera?
Personat qė drejtojnė veten e tyre sipas mendjes dhe shtypin ndjenjat mund tė dallojnė anėt e tyre kreative. Kėta persona mund tė pėrjetojnė eksperienca tė veēanta me ndihmėn e muzikės apo kėrcimit. Terapitė ndihmojnė nė shpalosjen jashtė tė ndjenjave dhe tregojnė se nuk ėshtė gjithnjė e mundur tė shtypėsh ndjenjat, por t’i jetosh ato.

8. A mund tė pėrforcohet kujtesa me anė tė disa ushqimeve?
Magnezi ėshtė njė nga pėrforcuesit mė tė vjetėr. Ky mineral bllokon prodhimin e hormoneve tė stresit dhe mundėson ushqimin me oksigjen tė mjaftueshėm tė fijeve nervore. Ndėrsa vitaminat janė zgjidhja mė e mirė kundėr radikaleve tė lira qė shtohen nė trup nėn ndikimin e stresit. Konsumimi i bollshėm i frutave dhe zarzavateve ėshtė zgjidhja mė e mirė kundėr stresit.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė