Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-01-05, 00:00   #27
CICERRIMA
 
Anėtarėsuar: 01-11-04
Vendndodhja: ULQIN
Postime: 44
CICERRIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim

TAKIMI I VDEKJES
kushtuar nje shoqes sime qe e humbi jeten tragjikisht


Ishte dita e pare e dimrit.Dimri pra erdhi dhe me kishte mberthyer me rroba te trasha.Mua zemra me dridhej derisa prisja autobusin per ne qytet.Ishte pra.dita e pare e dimrit ne fillimin e viteve 90-te.A te kujtohet?Ishte turma e njerezve ne stacion,kurse shikimi m u ndal para teje.Ishe ti...dhe ule koken.A te kujtohet? Here pas here ti buzeqeshje sikur njiheshim diku.Ishe nje gjenerate para meje.Te gjithe kishim deshire te te afroheshim.Kishim frik nga bukuria dhe autoriteti yt.E morem vesh se je e pikelluar,sepse te kishte vrare bukuria.Kishin frik bukurin dhe pergjigjen negative,te gjithe ato qe kishin deshir te te paraqiteshin per te shprehur komplimentet me te rralla ne ate kohe.
Ne u afruam si shoke te vertet njeri-tjetrit...sepse buzeqeshjet na bashkuan diku.Na afruan me vone edhe me afer njeri-tjetrit.
Pas asaj dite ne takoheshim vazhdimisht,a te kujtohet, apo do te perkujtoj si zakonisht?Ne takoheshim te palma e madhe.Kohen e lire e kalonim se bashku dhe dashuria lindi pa na pyetur fare.Takoheshim une e ti.Kurdo qe me takoje me dhuroje dicka,por dhurata me e madhe per mua,ishte buzeqeshja jote.A te kujtohet?Fjalet, puthjet...ishin dhurata qe ndaheshin dita-dites dhe na afronin me shume,na benin bashke.A te kujtohet?
Mendimet,idete,gjykimet dhe botekuptimet...ishin perhere te tonat dhe flitnin se natyra kishte bashkuar dy shpirtera te njejte.
Por....nje dite prane palmes se madhe ti ishe shtrire para automjetit.Une s mund te besoja , s kuptoja asgje....eshte e mundur qe je ti?
O zot sa u pikellova.Je ti. Tollovia e trafikut , pakujdesia te beri prone.
Ti thoshe dikur...ME MORI JETEN TOLLOVIA...A THUA VALLE VDEKJA ESHTE BUDALLALLEKU ORDINAR , APO E VERTETE E TE GJITHA GENJESHTRAVE TE NXITIMIT TE TEPERT...,Keshtu fola,peshperita duke lexuar nekrologun ku ishin , prinderit,mesimdhenesit,profesoret tuaj e sa e sa te tjere qe s i kisha takuar kurre ne jeten time dhe s kishin asnje rendesi , pervec se me lidhnin me ty dhe me ndarjen e dhembshme.
Kaluan vitet,kurse tragjedia, pikellimi i atij dimri te ftohte,akoma mi ngrin buzet.
Ah , jete ti je e marre...
CICERRIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė