Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-12-13, 17:20   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim George Washington shqiptar ?

AustrisėReuters:
George Washington, shqiptari i Kosovės qė krijoi Amerikėn








Nju-Jork, 24.12.2013

Vetė presidenti Washington thuhet ta ketė lėnė njė letėr-amanet pėr mbrojtjen e shqiptarėve nga Amerika nė ēdo kohė dhe nė ēdo mėnyrė.

Para disa kohėsh, Instituti i Biokimisė dhe i Gjenetikės, me seli nė Schafhausen tė Zvicrės, ka publikuar rezultatet e hulumtimit mė tė ri gjenetik tė liderėve botėrorė, sipas tė cilave del se presidenti historik i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, George Washington, ka qenė me prejardhje shqiptare.

Instituti, qė nė kuadėr tė hulumtimit tė gjerė ka analizuar mostrat gjenetike tė ish-presidentit amerikan qė e udhėhoqi vendin nė luftėn ēlirimtare kundėr Mbretėrisė Britanike, konkludon se Washingtoni ishte 50 pėr qind shqiptar, qė nėnkupton se njėri prind i tij ishte 100 pėr qind shqiptar.

Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn nė detaje nė lidhje me kėtė zbulim epokal, ekspertė tė fushave tė tjera janė ngutur qė tė konfirmonin kėtė pohim, duke u thirrur edhe nė dėshmi e tjera, gjenealogjike e linguistike.

George Washington ka qenė lideri kryesor politik e ushtarak i SHBA-sė nė vitet 1775-1799 i cili e udhėhoqi vendin drejt fitores nė luftėn ēlirimtare kundėr Britanisė sė Madhe, ishte nė krye tė vendit nė kohėn e shkrimit tė Kushtetutės dhe zhvilloi praktikat presidenciale tė qeverisjes qė edhe sot janė gurė themelet e punės nė Shtėpinė e Bardhė.

Nė SHBA ai konsiderohet si “Babai i Kombit”.

E ėma shqiptare

Sipas linguistit “Albert Myko”, nga Instituti i Linguistikės pranė Universitetit Berkley tė Californisė, SHBA, ekzistojnė dėshmi tė tjera qė tregojnė se e ėma e George Washingtonit ishte shqiptare.

-George Washingtoni ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit. Mary nė fakt ishte Marije Bala, prindėrit e sė cilės ishin nga rrethi i Pejės, nė Kosovėn e sotme. Marija ka lindur nė Lively tė Virgjinisė, nė SHBA, nė vitin 1708, por prindėrit e saj kanė ardhur aty mė 1706, pas njė udhėtimi tė gjatė me anije qė nisi nga Raguza, Dubrovniku i sotėm, dhe i ēoi ata pėrmes Britanisė deri nė Tokėn e Premtuar, Amerikėn. Historia e udhėtimit tė gjyshėrve tė Washingtonit nga Kosova nė Amerikė ėshtė e pėrshkruar nė librin biografik “Mary Ball Washington” tė autores Virginia Carmichael, i botuar mė 1850. Aty, madje, thuhet se Balajt kishin ardhur nga njė fshat i quajtur Sinic, qė mund tė jetė ngatėrrim i emrit tė fshatit Isniq, nė komunėn e Deēanit:, thotė Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonė ėshtė mbajtur e fshehur nė sirtarėt e Shtėpisė sė Bardhė, dhe se pėrmendja e prejardhjes shqiptare tė Washingtonit ėshtė hequr nga lista e temave tė ndaluara nga Kėshilli Kombėtar i Sigurisė i SHBA-sė vetėm para pak kohe.

Nė lidhje me kėtė, zyrtarė nga Shtėpia e Bardhė kanė pranuar tė thonė vetėm se “nuk ishte e rastit qė zėvendėspresidenti Biden e ka pėrmendur presidentin Washington nė relacion me kryeministrin e Kosovės”.

Amaneti i Washingtonit

Sidoqoftė, zbulimi i fundit, mbase hedh dritė edhe nė disa aspekte tė tjera tė pėrfshirjes amerikane nė Kosovė dhe tė mbėshtetjes pėr shqiptarė nė pėrgjithėsi. Autori i mirėnjohur amerikan, Carl Woodward, qė ka shkruar dhjetėra libra dokumentarė pėr presidentėt amerikanė dhe historitė nga Shtėpia e Bardhė, thotė se gjatė hulumtimit tė arkivave pėr librin e tij rreth presidencės Clinton, botuar mė 2004 me titullin “Shtėpia Clinton”, ka gjetur njė letėr-proklamatė tė vetė George Washingtonit, nė lidhje me shqiptarėt.

-Mė kujtohet, kur e mora letrėn pėr t’ia treguar Bill Clintonit nė njėrėn nga intervistat e shumta pėr libėr dhe i thash, “shih, Bill, ē’ka kam zbuluar nga arkivat e Washingtonit. Ai, me tė parė letrėn, mė tha: “E kam parė Carl, e kam parė. Mos ta kisha parė, njė Zot e di nėse do tė kishim intervenuar nė Kosovė”, tregon Woodward, i njohur si gazetar, reporter e autor qė ka fituar deri tani katėr ēmime “Pulitzer”. Ai thotė tė mos e ketė pėrfshirė letrėn e Washingtonit nė librin pėr Clintonin, sepse tani pėrgatit librin e posaēėm pėr Washingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare. Woodward thotė se mendohet nėse do ta titullojė librin-George Washington: Shqiptari i parė nė Shtėpinė e Bardhė apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova qė krijoi shtetin e Amerikės”.

-Nė njė farė mėnyre, angazhimi i SHBA-sė nė favor tė shqiptarėve ėshtė njė borxh qė Amerika tani ia kthen popullit qė lindi themeluesin e vetė Amerikės. Nga hulumtimet del qartė se edhe presidenti Woodrow Wilson e kishte lexuar kėtė letėr nė kohėn kur duhej vendosur pėr krijimin e shtetit tė pavarur tė Shqipėrisė, thotė Woodward, dhe shton se njėlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyē qė ka kontribuuar nė arritjen e autonomisė sė Kosovės, me Kushtetutėn e vitit 1974.

-Nixon dhe Tito kishin njė takim, diku nė vitin 1970, nė tė cilin presidenti amerikan zotoi njė ndihmė tė pakthyeshme prej 5 miliardė dollarėsh pėr Jugosllavinė, nga 500 milionė nė vit deri mė 1980, nė shkėmbim pėr dhėnien e autonomisė sė plotė pėr Kosovėn. Titoja u dakordua dhe gjithēka nisi aty – krijimi i Universitetit tė Prishtinės, amendamentet kushtetuese tė vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kėshtu me radhė, tregon Woodward, shkruan INA.

-Madje, njė vazhdim i ndihmės ka qenė i paraparė nė njė diskutim mes Titos dhe presidentit tjetėr amerikan, Jimmy Carter, pėr vitet 1980-1990, pėr marrjen e tė cilit Titoja ishte i pajtimit qė Kosovės t’i jepte statusin e republikės. Por, Titoja vdiq, serbėt lėvizėn kundėr autonomisė, amerikanėt ndėrprenė ndihmėn… tė tjerat i dini, tha ai.

Sidoqoftė, Woodward beson se tė gjithė presidentėt amerikanė e kanė lexuar letrėn e Washingtonit dhe kanė qenė tė obliguar nga ajo qė t’u ndihmojnė shqiptarėve, nė mėnyra tė ndryshme dhe nė faza tė ndryshme tė historisė. Autori amerikan nuk dėshiron ta zbulojė pėrmbajtjen e letrės, duke thėnė se duhet tė prisni daljen e librit tim, por thotė se ato qė i ka lėnė tė shkruara Washingtoni do tė qartėsojnė shumėēka nė lidhje me raportet e SHBA-sė me shqiptarėt.

Nė lidhje me zbulimin epokal tė prejardhjes shqiptare tė George Washingtonit, si dhe pohimeve tė tjera tė padėgjuara deri mė tani, Ambasada amerikane nė Prishtinė nuk ka dashur tė jepte asnjė koment.

Hulumtimi i Institutit tė Gjenetikės nga Schafhauseni i Zvicrės ka nxjerrė edhe disa rezultate tejet interesante pėr prejardhjen gjenetike tė disa prej liderėve historikė botėrorė.

Sipas hulumtimit, Fidel Castro ka prejardhje angleze, Vladimir Lenini kishte qenė ēeēen, ndėrsa presidenti francez Charles de Gaulle qė u tėrhoq nga Algjeria kishte qenė, nė fakt, me prejardhje arabe.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante