Tema: Top 2013
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-01-14, 13:44   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Top 2013

Top ngjarjet e vitit 2013 nga skena vendore


Videofesti 2013

Me njė organizim qė natyrisht lė shumė pėr tė dėshiruar edhe nga ky vit, u mbajt edhe ceremonia e ndarjes sė ēmimeve pėr videoklipet mė tė mira, Videofest 2013. Pėr dallim nga edicionet e kaluara, kėtė vit realizimi u provua tė pėrmirsohej, pasi organizatorėt mblodhėn nė skenė pesė bukuroshe dhe Benet Kaēin pėr prezantim.

Por, skenėn e okupuan nė fund artistėt. Ata qė shkėlqyen me mė sė shumti ēmime janė artitėt nga Shqipėria, pėrkatėsisht produksioni ThreeDots. Bashkėpunimi “Beso” i Elvana Gjatės dhe 2po2 rrėmbeu disa ēmime, por fituese u shpall kėnga e Florit, “Pa Jetė”. Dafina Zeqiri rrėmbeu ēmimin Best Pop, kurse ēmimin pėr kėngėn mė tė mirė hip hop e fitoi MC Kresha me kėngėn “Cok Guzel”.




Top Fest 2013

Festivali pa asnjė dyshim mė mirė i organizuar shqiptar, kishte njė rėnie tė shikueshmėrisė gjatė kėtij viti. Mė pak emra tė mėdhenj, me mė shumė artistė tė rinj nė pėrbėrje, Top Fest synoi qė skenės t’i japė prurje tė reja.

Nė kėtė festival karrierėn e saj e pa tė zgjatur e tė respektuar Albėrie Hadėrgjonaj qė fitoi ēmimin pėr baladėn mė tė mirė, teksa nga ana tjetėr Andos me kėngėn “Luftė e Humbur” arriti tė fitojė ēmimim e artistit mė tė mirė mashkull. Ēmimin e parė e fitoi bukuroshja nga Shqipėria, Samanta Karavello me kėngėn “Loti i Fundit”.




Eurovision Song Contest 2013

Pas njė suksesi tė paprecedentė tė Rona Nishliut nė vitin 2012, kur ajo arriti tė zė vendin e pestė me kėngėn “Suus”, nė vitin 2013 pėr Shqipėrinė u shėnua dėshtim total. Kėnga “Identitet” nga Bledar Seiko dhe Adrian Lulgjuraj, nuk arriti qė tė hynte as nė finale.

Nė pėrgjithėsi u shėnua dėshtim i madh pėr tė gjitha vendet e rajonit pasi qė asnjėra nuk arriti tė kualifikohej nė finale.




Kėnga Magjike 2013

Festivali i Ardit Gjebreas pėsoi njė ngritje spektakolare nė krahasim me konkurrentin tjetėr Top Fest, pasi shumica e kėngėtarėve mė nė formė tė momentit zgjodhėn skenėn e festivalit qė mbahet nė pjesėn e dytė tė vitit.

Kėtė edicion ajo qė fitoi pa asnjė dilemė me kėngėn mė tė mirė, ishte Besa Kokėdhima dhe projektin e saj “Tatuazh nė Zemėr”.

Si fituese mund tė ketė marrė shumė vėmendje nė fund Besa, por jo mė shumė se sa Nora Istrefi. Kėngėtarja e cila shkoi me kėngėn “I Jemi Je” arriti tė zė vend nė zemrat e femrave pėr kėngėn dhe nė zemrat e meshkujve pėr trupin fenomenal, pėr tė cilin u pėrfol nėse kishte tė brendshme apo jo. ‘Enigma e madhe’ nuk u zbulua kurrė, dhe jo vetėm… Festivali ishte njė sukses i madh e ndoshta i papritur pėr Arditin.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė