Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-07-08, 12:46   #67
Wolf
GjaKoViLLe
 
Avatari i Wolf
 
Anėtarėsuar: 30-08-05
Vendndodhja: Gjakovė
Postime: 339
Wolf e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Wolf
Gabim Titulli: Vargje Pėr Ty

Te dua pafundesisht

E ftohte eshte kjo nate e dashura ime,e akullt si varr.
Pervelues jane lotet e mi qe lehte rreshqasin mbi buzet e thara.
Sonte te ndiej me shume se kurre,me mungon qenia jote qe ben pjese thelle tek une.
Sonte ne kete nate kaq te zbrazet,mendoj e mendoj.Ti e di qe te dua shume dhe cdo kend qe do te te donte,
do e urreja,por nuk mundem te urrej ate.Nuk mundem te urrej dot nje engjell qe kaq drite te fali dhe kaq dhimbje te shkaktoi.
E di,mbase po loton,edhe une bashke me ty,per ty dhe dhimbjen e shpirtit tend.
E ndiej vuajtjen ne veshtrimin tend,te ka lodhur keq.
Perse erdha kaq shpejt ne jeten tende,perse te gjeta kaq te papergatitur?
Perse te dhashe vuajtje me shume?Me thuaj ne e do qenien time?
Nuk e di,por kur te degjoja te flisje ne heshtje me te,
ti luteshe te mos te te tradhetonte atje ne parajse dhe te priste per ty se nje dite do shiheshit serish,nuk munda te mbaj lotet dhe dhimbjen time qe kaq fort me godet.
Me duket sikur cdo fjale e thene nga ti,cdo emocion eshte per te.
Thuame e dashur,a jam i denje per ndjenjen tende,a mos ndoshta jam nje ngushellim i atij qe gjithnje do doje dhe qe s'munde ta gezosh?Thuame nje fjale te qetesosh shpirtin tim te therrmuar ne grimca.
Perse hesht dhe vetem hesht?Perse qelluam te dy kaq te pafat?Perse s'mundem te te jap cdo gje qe kam ne bote?Do doja kaq shume.Vetem tani e kuptoj dhimbjen tende te njohjes sone te pare.Tani e ndiej se sa ka qare shpirti yt.
Ti,me rrezatimin tend,solle kaq shume hir ne jeten time,me duket si nje enderr.Nuk dua te me braktisesh,te lutem mos.
As une nuk mundem.Nuk e di se cka shkruar Zoti per ne,nuk di ne do jemi gjithnje,por lere shpirtin e tij te lire,mos e mbaj peng me premtime,se engjejt s'duan perkujdesje,kujdesu per ty.
Edhe une te dua dhe te shoh me syte e shpirtit ne cdo cast.Jeto e dashura ime dhe merr cdo gezim qe te perket.Te dua pafundesisht.
Wolf Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė