Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-02-08, 01:14   #17
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim 14 Shkurti, pėr tė festuar apo medituar rreth dashurisė?

14 Shkurti, pėr tė festuar apo medituar rreth dashurisė?

Tė dashurohesh. Na ndodh kaq shpesh, si pa e kuptuar, mbase pikėrisht nė atė moment kur ti ishe i bindur se nuk do tė ndodhte mė kurrė. Ėshtė njė gjendje e mrekullueshme, njė miks problemesh, komplikimesh, zemėrimesh, pasigurish, lumturie, entuziazmi dhe alegrie, njė magji e pazakontė dhe aq e dėshiruar pėr shpirtin tėnd.

Ja pėrse duam qė tė dashurohemi pa fund, sepse dashuria i bėn ditėt tona tė denja pėr t’i jetuar. Por realiteti nė tė cilin jetojmė na bėn tė zbresim me kėmbė nė tokė dhe tė kuptojmė sesa e vėshtirė ėshtė tė gjejmė njeriun e duhur, pėr t’i falur atij dashuri dhe pėr tė marrė dashuri pa fund. Tė jesh i dashuruar me njeriun e duhur, duket gati si njė mision i pamundur. Tė gjithė psikologėt dhe e ekspertėt e dashurisė, kėrkojnė tė hedhin dritė mbi atė qė ndodh nė jetėt tona dhe mbi atė se si duhet tė jetė njė dashuri e vėrtetė. Nė pamundėsi pėr tė dhėnė receta e kėshilla, do t’i referohemi njė shkrimtari tė njohur, Francesko Alberoni, i cili nė librin e tij tė famshėm, “Tė dua”, na ka dhėnė njė pėrcaktim tė jashtėzakonshėm dhe shumė goditės, se kur njė burrė dashurohet me njė grua (dhe anasjelltas), dhe arsyet pse. Ai thotė: “Tek ēifti i dashuruar secili sheh tek tjetri jo vetėm njė person, por shumė persona tė ndryshėm. Njė mbrėmje, duke biseduar me njė shok, i cili pas 15 viteve martesė e dashuronte akoma gruan e tij, unė i thashė: “Shiko, se gruaja jote pėr ty nuk ėshtė njė grua e vetme, ajo ėshtė si shumė gra tė ndryshme. Delikate si njė filiz, madhėshtore. Ti e mban nė gjunjė si njė fėmijė, luan me tė: ajo ėshtė vajza jote. Ėshtė e bukur dhe e admiron, ėshtė njė dive, por ėshtė edhe dashnorja jote. Kujdeset pėr shtėpinė tėnde, pra ėshtė guvernantja jote. Tė ndihmon plot zell, ėshtė sekretarja jote. Tė drejton ty, ėshtė menaxheri yt. Mėson nga ty, ėshtė nxėnėsja jote. Tė mėson tė veprosh, ėshtė mjeshtri yt. Nėse bėhesh nervoz, ėshtė terapistja jote. Tė mbron krahėt, ėshtė bashkėfajtore me ty. Tė qorton: ėshtė ndėrgjegjja jote morale. Dhe mė nė fund ėshtė aleatja jote mė besnike nė luftėn pėr jetėn. A e sheh, ju tė dy keni kaq shumė funksione tek njėri-tjetri, keni kaq shumė gjėra pėr tė bėrė, pėr tė biseduar, pėr t’i thėnė njėri tjetrit, tė cilat nuk do t’ju lodhin kurrė.” Pra dashuria ngjan me njė projekt pėr tė ndėrtuar diēka, qė premton t’i qėndrojė kohės. Dhe mbase na duhet njė 14 shkurt pėr tė parė nėse projektet tona po zbatohen ashtu siē ne do tė donim.


Trėndafilat nė ditėn e tė dashuruarve
Shėn Valentini i jepte shumė rėndėsi luleve, duke ua dhuruar ato tė gjithė atyre qė shkonin ta takonin, por sidomos fėmijėve. Kjo traditė ėshtė ruajtur me fanatizėm nė tė gjithė botėn kur festohet 14 Shkurti. Nė fakt, lulet janė gjuha e privilegjuar e njė pretendenti tė turpshėm, tė njė tė dashuri tė apasionuar dhe tė njė burri romantik. Njė dhuratė shumė e kėndshme pėr ēdo ditė tė vitit, por shumė domethėnėse dhe e veēantė pėr kėtė ditė tė shėnuar. Gjuha e luleve i ka rrėnjėt shumė tė largėta. Nė mitologji, nė bibėl, nė pėrralla ėshtė gjithmonė e mundur qė tė gjesh si element domethėnės lulen. Njė libėr mbi kėtė temė ėshtė sjellė nė Evropė nė vitet 700 nga Karlo II i Suedisė, me titull “Gjuha e luleve”, njė vepėr me prejardhje persiane. Ky libėr u shpėrnda shumė shpejt dhe tė gjithė mėsuan sekretet e njė tulipani, orkideje etj. Me gjithė mundėsitė e zgjedhjes sė llojeve, ngjyrave dhe formave, tė dashuruarit nuk kanė mėdyshje: trėndafili ėshtė lulja simbol e dashurisė.

Ide pėr dhurata nė kėtė ditė tė shėnuar
Nėse mendoni tė dhuroni diēka romantike ju mund tė zgjidhni njė unazė, njė byzylyk, njė medaljon zemėr tė ndarė nė dy pjesė, njė fundjavė nė njė vend romantik, apo njė portofol me fotografinė tuaj. Nėse kėrkoni qė tė jeni surprizues me dhuratėn tuaj, atėherė ju mund tė zgjidhni njė kėlysh qeni, njė videokamera apo njė celular. Pėr ato qė pėlqejnė parfumet, mund tė zgjedhin parfumet e preferuara tė partneres, qirinj aromatikė apo esenca parfumesh pėr shtėpi. Por mos harroni dhuratat mė klasike pėr kėtė ditė, njė tufė me trėndafila, apo njė komplet tė brendshmesh.


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė