Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-05-11, 11:26   #16
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rugova, gjeniu qė nuk u pėrkul kurrė

Biografia

Dr. Ibrahim Rugova lindi mė 2 dhjetor tė vitit 1944 nė fshatin Cercė, komuna e Istogut. Mė 10 janar 1945 komunistėt jugosllavė ia pushkatuan tė atin, Ukėn dhe gjyshin Rrustė Rugova, qė kishte qenė luftėtar i njohur kundėr ēetave ēetnike qė po depėrtonin nė Kosovė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

Ibrahim Rugova shkollėn fillore e kreu nė Istog, tė mesmen e kreu nė Pejė, mė 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhė e Letėrsi Shqipe e kreu nė Prishtinė. Gjatė vitit akademik 1976-77 qėndroi nė Paris, nė Ecole Pratique des Hautes Etudes, nėn mbikėqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore nė studimin e letėrsisė, me pėrqendrim nė teorinė letrare. Doktoroi nė fushėn e letėrsisė nė Universitetin e Prishtinės, mė 1984. Nė vitin 1996 Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anėtar korrespondent i Akademisė sė Arteve dhe Shkencave tė Kosovės. Nė fillim ishte redaktor nė gazetėn e studentėve Bota e re dhe nė revistėn shkencore Dituria (1971-72), qė botoheshin nė Prishtinė. Njė kohė punoi edhe nė revistėn Fjala. Mandej, pėr afro dy dekada, Dr. Ibrahim Rugova veprimtarinė e vet shkencore e zhvilloi nė Institutin Albanologjik si hulumtues i letėrsisė. Njė kohė ka qenė kryeredaktor i revistės Gjurmime albanologjike tė kėtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor qė nga fillimi i viteve gjashtėdhjetė.

Dr. Ibrahim Rugova mė 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, qė u bė bėrthamė e fuqishme e lėvizjes shqiptare, e cila kundėrshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav nė Kosovė.

Si intelektual me nam qė i jepte zė kėsaj lėvizjeje intelektuale e politike Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh, mė 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, partisė sė parė politike nė Kosovė qė sfidoi drejtpėrdrejt regjimin komunist nė fuqi. LDK, nėn udhėheqjen e Dr. Ibrahim Rugovės, u bė shpejt forca politike prijėse nė Kosovė, duke mbledhur shumicėn e popullit rreth vetes. Nė bashkėpunim me forcat e tjera politike shqiptare nė Kosovė si dhe me Kuvendin e atėhershėm tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja pėrmbyllėn kornizėn ligjore pėr institucionalizimin e pavarėsisė sė Kosovės. Deklarata e pavarėsisė (2 korrik 1990), shpallja e Kosovės Republikė dhe miratimi i kushtetutės sė saj (7 shtator 1990), referendumi popullor pėr pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės, mbajtur nė fund tė shtatorit 1991, qenė prelud pėr zgjedhjet e para shumėpartiake pėr Kuvendin e Kosovės, mbajtur mė 24 maj 1992. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikės sė Kosovės. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh President i Republikės sė Kosovės nė zgjedhjet e mbajtura nė mars tė vitit 1998. Nėn udhėheqjen e Dr. Ibrahim Rugovės LDK-ja fitoi shumicėn e votave nė zgjedhjet e para lokale tė sponsorizuara ndėrkombėtarisht nė Kosovėn e pasluftės nė tetor tė vitit 2000 si dhe n zgjedhjet e para nacionale nė vitin 2001 dhe nė zgjedhjet e dyta lokale tė vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale mė 2004.

Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovės nė mars tė vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe mė 2004.

Dr. Ibrahim Rugova vdiq mė 21 kallnor 2006 nė Prishtinė dhe u varros nė Bregun e Diellit me nderimet mė tė mėdha tė popullit tė Kosovės.

Nė pėrvjetorin e vdekjes sė Ibrahim Rugovės, mė 21 janar 2007, Presidenti i Kosovės, Dr. Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik tė Kosovės me Urdhrin “Hero i Kosovės”, titulli mė i lartė nė vendin tonė qė u jepet figurave historike shqiptare dhe tė Kosovės qė kanė bėrė “vepra trimėrie pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės”.

Veprat

* Prekje lirike, Rilindja, Prishtinė, 1971,
* Kah teoria, Rilindja, Prishtinė, 1978,
* Bibliografia e kritikės letrare shqiptare 1944-1974, Instituti Albanologjik, Prishtinė, 1976 (sė bashku me Isak Shemėn),
* Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), Rilindja, Prishtinė, 1979 (sė bashku me Sabri Hamitin),
* Strategjia e kuptimit, Rilindja, Prishtinė, 1980
* Vepra e Bogdanit 1675-1685, Rilindja, Prishtinė, 1982,
* Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinė, 1986
* Refuzimi estetik, Rilindja, Prishtinė, 1987,
* Pavarėsia dhe demokracia, Fjala, Prishtinė, 1991,
* Ēėshtja e Kosovės, Dukagjini, Pejė, 1994,
* Kompleti i veprave tė Ibrahim Rugovės nė tetė vėllime, Sh.B. Faik Konica, Prishtinė, 2005

Ēmimet dhe titujt ndėrkombėtarė

* Mė 1995, Dr. Ibrahim Rugovės iu dha Ēmimi pėr paqe i Fondacionit Paul Litzer nė Danimarkė.
* Mė 1996, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit tė Parisit VIII, Sorbonė, Francė.
* Mė 1998, Dr. Ibrahim Rugovės iu nda Ēmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
* Nė vitin 1999, Dr. Rugova mori Ēmimin pėr paqe i qytetit Mynster, Gjermani, ndėrsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia.
* Nė vitin 2000, Dr. Ibrahim Rugova mori ēmimin pėr paqe tė Unionit Demokratik tė Katalonisė “Manuel Carrasco i Formiguerra” nė Barcelonė, Spanjė.
* Nė vitin 2004 Dr. Ibrahim Rugova u nderua me Ēmimin e Evropės, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi.
* U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisė (SHBA), “Mik i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės”.
* Mė 2004, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit tė Tiranės.
* Nė vitin 2006 Persidenti i Shqipėris, Alfred Moisiu dekoroi Presidentin Dr. Ibrahim Rugova (post mortum) me ēmimin “Urdhėrin e Flamurit Kombėtar”

Simbolet e Kosovės tė propozuara nga Presidenti Rugova

* Flamuri i Dardanisė
* Himni Kur ka ra kushtrimi n’Kosovė
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante