Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-06-11, 17:37   #16
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Memorandumi II i ASHAS – program i luftės speciale

Tamam 25 vjet pas publikimit tė Memorandumit tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Serbisė (“Veqernje novosti”, prill 1986), “kompania e urtakėve” senilė tė AShAS, me nė krye shkrimtarin autodidakt, babanė e kombit, kryetarin e parė tė RFJ (Serbi e Mali Zi), akademikun pa shkollė tė mesme Dobrica Qosiq, nė marsin e vitit 2011 e “patentoi” Memorandumin 2. Por, kėtė herė nuk e publikoi nė mjetet e informimit, veēse si njė doracak intern ua shpėrndau anėtarėve tė Qeverisė dhe zyrtarėve tjerė tė lartė shtetėror, politik e kishtar tė Serbisė, si njė program i luftės speciale tė veprimit nė punėn e tyre nė tė gjitha segmentet.

Serbia ėshtė e njohur pėr projekte nacionaliste serbomėdha pėr gėlltitjen e tokave tė vendeve rreth veti. Tė gjitha projektet, duke filluar nga “Naēertania” e Ilija Garashaninit (1844), janė nė tė njėjtėn vijė: pushtimi i tokave tė fqinjėve, ndėrrimi i strukturės etnike tė vendeve tė pushtuara, duke shpėrngulur e deportuar popullsinė vendase e kolonizuar me serbė e malazezė. Kėshtu ėshtė vepruar deri nė projektet e fundit tė Jugosllavisė-Serbisė 1989-1990. Tė gjitha ato projekte i kanė iniciuar strukturat intelektuale nacionaliste e shoviniste: akademia e shkencave, universitetet, shoqatat e shkrimtarėve, kreu i kishės dhe personalitetet mė tė njohura tė historisė serbe.

Sipas “Sllobodna Bosna” (nr.749, dt. 24 mars 2011) e cila e para e ka zbuluar Memorandumin 2, pėrmes kanaleve tė saj nga kabineti i kryeministrit tė Serbisė, ky akt makabėr i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Serbisė mban shenjen: “Lexo, por mos e pėrhap mė tutje”.

Memorandumi 2 ėshtė vazhdim i atij tė parit, veēse tash nė kushte tė reja duhet tė zbatohet me metoda tė reja e nė mėnyrė tjetėr; jo me luftė tė armatosur, veēse me luftė speciale tė kthejė ato qė Serbia i ka humbur nė luftėrat e armatosura! Ky ėshtė imperativ politik, historik dhe moral i mbrojtjes sė interesave tė popullit serb nė rajon, mendojnė akademikėt serbė, dhe kėtė e pėrsėrisin pikė pėr pikė politikajt, zyrtarėt e lartė shtetėror e diplomatik. Memorandumi pėrmban udhėzime se si duhet tė veprojnė organet kompetente nė tė gjitha sferat e pushtetit shtetėror. Natyrisht, nė realizimin e kėtij programi, roli i Kishės ortodokse serbe ėshtė i pazėvendėsueshėm, si gjithherė deri mė tash. Ėshtė ky njė dokument me tė cilin akademikėt serbė e kanė pėrcaktuar, ndėrsa organet kompetente tė pushtetit duhet ta operacionalizojnė e zbatojnė doktrinėn gjeopolitike kombėtare serbe.

Memorandumi i parė (1986) ankohej e lamentonte se:
- ēėshtja serbe nuk ėshtė zgjidhur nė RSFJ, prandaj ajo kėrkon zgjidhje tė re,
- kufijtė e Serbisė nuk janė nė pajtim me pėrbėrjen etnike, prandaj duhet tė ndryshohen,
- kushtetuta e vitit 1974 e ka dėmtuar shumė Serbinė, me krijimin e krahinave autonome tė Kosovės dhe Vojvodinės dhe ka dezintegruar Jugosllavinė duke krijuar kufij administrativ artificial, tė cilėt nuk pasqyrojnė pamjen reale etnike,
- ėshtė rrezikuar populli serb nga popujt e tjerė brenda RSFJ: nga asimilimi, eksploatimi, shpėrngulja, pamundėsia e shprehjes, margjinalizimi nė sferėn politike, ekonomike, kulturore e shkencore,
- ėshtė bėrė fuqizimi i forcave antiserbe brenda Jugosllavisė (Shqiptarėt, Kroatėt).

Kėto dhe ēėshtje tjera tė pakėnaqėsisė sė Serbisė e tė popullit serb, imponojnė nevojėn e ndėrmarrjes sė shpejtė tė aksioneve pėr tė penguar rrėnimin e Serbisė e tė popullit serb, apelonin akademikėt autorė tė Memorandumit 1: Pavle Saviq, Antonije Isakoviq, Dushan Kanazir, Mihajllo Markoviq, Dejan Medakoviq, Vasilije Krestiq, Ivan Maksimoviq, Kosta Mihajlloviq... Memorandumi u bė program politik e shtetėror i Serbisė, ngjalli nacionalizmin dhe instrumentalizoi masat (“revolucioni antiburokratik”, “jogurt revolucioni”, bartja e eshtrave tė Car Llazarit, tubimi nė Gazimestan dhe tundjet e tjera tė masave). Memorandumi u bė akt iniciues pėr dramėn e pėrgjakshme jugosllave, luftėrave e krimeve tė tmerrshme, vrasjes masive tė civilėve, djegies dhe shkatėrrimit tė qyteteve e fshatrave, rrėnimit tė objekteve kulturore e fetare, shpėrnguljes e deportimit tė popullatės nga rajone tė tėra, kampe pėrqendrimi, dhunime masive tė femrave, varreza masive, tė cilat e tronditėn botėn sa qė e detyruan tė intervenojė ushtarakisht me forcėn mė tė madhe – NATO-n, pėr tė ndalur ato mizori.

Me qenė se me Memorandumin 1 Serbia, me luftėrat e armatosura tė zhvilluara prej Sllovenisė deri nė Kosovė, jo vetėm se nuk arriti qėllimet e formimit tė Serbisė sė madhe, veēse pėrkundrazi, u shkatėrrua nė ēdo pikėpamje, e madje edhe u zvogėlua me territor, duke u pavarėsua Kosova. Kėto dėshtime dhe humbja e tė gjitha luftėrave tė zhvilluara, e ka demantua thėnien e rreme tė babės sė kombit (Qosiqit), se Serbia gjithnjė ka fituar nė luftė e ka humbur nė paqe. Tash Qosiqi me kompaninė e tij nga AShAS e ka kthyer qyrkun mbrapshtė, dhe pretendon qė atė qė kanė humbur nė luftė – ta kthejė nė paqe!

Cilat janė qėllimet strategjike qė duhet tė arrihen me Memorandumin 2?

Sipas tė gjitha gjasave, Memorandumi 2 ėshtė pėrgatitur para pesė vjetėve, por vetėm tash “ėshtė patentuar” dhe u ėshtė dhėnė udhėheqėsve politik e shtetėror, si njė doracak udhėzues dhe program pėr ta zbatuar, nė mėnyrė qė tė arrijnė tė sanojnė efektet dhe pasojat katastrofale tė projektit serbomadh tė Memorandumit tė parė. Tash Memorandumi 2 ua ka pėrshtatur metodat dhe format e veprimit pėr realizimin e qėllimeve tė njėjta, nė kushte tė reja, duke zhvilluar luftė speciale pėr tė dėmtuar interesat e shteteve fqinje. Jo vetėm organet politike, shtetėrore, diplomatike e kishtare, veēse pėr realizimin e qėllimeve duhet tė formohen edhe shėrbime sekrete pėr veprim, sikur MOSAD-i izraelit, duke rekrutuar nė to protagonistė e kriminel tė luftės, nė bashkėpunim me shtabe tė ndryshme tė organizatave fashiste e tė partive politike radikale qė veprojnė me qendrat nė Serbi.

Nė vija tė pėrgjithshme, Memorandumi 2, qėllimet strategjike synon tė arrihen pėrmes aktivitetit qė kanė pėr efekt:
- tė dobėsohen ekonomikisht vendet fqinje, me bllokada, obstruksione e marifete tė ndryshme alla-serbe,
- tė heqin dorė shtetet fqinje: Kroacia, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova nga paditė e ngritura (apo tė pretenduara) nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė kundėr Serbisė,
- tė provokohen pakėnaqėsi, protesta e demonstrata nė vendet e rajonit,
- Serbia tė orientohet kah Kina politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht,
- tė krijohet bashkėsia panserbe pėr tė gjithė serbėt nė rajon dhe nė diasporė,
- tė minimizohet pėrgjegjėsia e Serbisė pėr krimet dhe shkatėrrimet e kryera gjatė luftėrave, duke ngritur akuza, fletėarreste ndėrkombėtare dhe procese gjyqėsore kundėr qytetarėve tė Bosnje-Hercegovinės, Kroacisė dhe Kosovės,
- tė hiqet vėmendja e mediave rajonale e ndėrkombėtare nga proceset e gjykimeve tė kryera nė Tribunalin e Hagės kundėr kreut shtetėror, ushtarak e policor tė Serbisė,
- me aksione pendese tė vihet Serbia nė pozitė tė njėjtė tė viktimės me shtetet fqinje tė dėmtuara nga lufta,
- tė insistohet nė mbylljen e Tribunalit tė Hagės, ashtu qė gjykimi i gjeneralit Ratko Mlladiq tė zhvillohet nė gjykatat e vendit,
- tė destabilizohen qeveritė e vendeve fqinje, tė provokohen pakėnaqėsi e tollovi nė to, ashtu qė tė dobėsohet tehu i akuzave kundėr Serbisė,
- tė ndihmohet shkėputja e Republikės Serbe (tė Bosnjės),
- tė insistohet nė fitimin e statusit tė popullit konstituiv tė serbėve nė Kroaci, Mal tė Zi dhe nė Kosovė,
- tė pengohet ndarja e Vojvodinės dhe rajonalizimi i Serbisė, dhe tė dobėsohet veprimi i Bashkėsisė Islame tė Sanxhakut.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante