Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-02-12, 16:42   #1
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim 300 mijė familje, 460 mijė kredi

300 mijė familje, 460 mijė kredi


Lavdim Hamidi | 29-02-2012 12:48 CET


Pavarėsisht kamatave tė larta, tė gjitha familjet kosovare janė tė zhytura nė kredi bankare. Bankat komerciale dhe institucionet mikrofinanciare i kanė tė aprovuara rreth 460 mijė kredi, pėrderisa numri i pėrgjithshėm i ekonomive familjare, sipas tė dhėnave tė Agjencisė sė Statistikave tė Kosovės ėshtė mbi 295 mijė, krahas rreth 1.8 milionė banorėve qė ka Kosova.
Zėdhėnėsi i Bankės Qendrore tė Kosovės (BQK), Besnik Kada, thekson pėr “Zėrin” se numri i kredive tė lėshuara nga bankat komerciale deri nė janar 2012 ėshtė 392 mijė e 652. Ndėrsa institucionet mikrofinanciare qė veprojnė nė vend i kanė tė lejuara rreth 64 mijė kredi.
Sipas statistikave tė Bankės Qendrore, shuma e pėrgjithshme e kredive tė lejuara nga bankat arrin nė rreth 1.7 miliardė euro, ndėrsa institucionet mikrofinanciare i kanė lejuar mbi 115 milionė euro kredi. Vlera mesatare e njė kredie tė lejuar nga kėto tė fundit ėshtė mė pak se 1900 euro.
Sipas raportit tė stabilitetit financiar tė Kosovės, tė pėrgatitur nga Banka Qendrore, mikrofinanciarėt kanė njė pjesėmarrje prej 4.1 pėr qind nė asetet e pėrgjithshme tė sektorit financiar.
Kreditė e lėshuara nga sistemi bankar, sipas BQK-sė, shėnuan njė ritėm mė tė shpejtė tė rritjes gjatė vitit 2011, duke regjistruar njė rritje vjetore prej 16,4 pėr qind, krahasuar me rritjen prej 13.2 pėr qind qė ishte shėnuar nė vitin 2010.
Kreditė pėr ndėrmarrjet vazhdojnė tė pėrfaqėsojnė pjesėn mė tė madhe tė kredive, me pjesėmarrje prej 69.5 pėr qind.
Nė anėn tjetėr, kreditė e lėshuara pėr ekonomitė familjare pėrbėjnė 30,5 pėr qind tė kredive tė pėrgjithshme. Struktura e kredive sipas afatit tė maturimit vazhdoi tė dominohet nga kreditė me afat mbi 2 vjet, tė cilat pėrfaqėsuan 71,3 pėr qind tė gjithsej kredive.
Kreditė me afat maturimi mė tė ulėt se 1 vit, nė vitin 2011 kishin pjesėmarrje prej 21,1 pėr qind. Ndėrsa, pjesėmarrja e kredive me maturitet mes 1 dhe 2 vite ishte 7,3 pėr qind.
Dallimi ndėrmjet normave tė interesit nė kredi dhe depozita nė vitin 2011 ka qenė 10,6 pėr qind, krahas 10,9 % sa ka qenė nė vitin 2010.
Gjatė periudhės janar-dhjetor 2011, norma mesatare e interesit nė kreditė e ndėrmarrjeve ishte 12,9 pėr qind, ndėrsa norma mesatare e interesit nė kreditė pėr ekonomitė familjare ishte 11,9 pėr qind.
Vlera e pėrgjithshme e profitit neto tė realizuar nga bankat komerciale qė operojnė nė
Kosovė, nė vitin 2011, ishte 37 milionė euro, qė paraqet njė normė vjetore tė rritjes prej 12,8 pėr qind.
Derisa normat e interesit mbesin tė larta, pėrqindja e kredive joperformuese (kredive tė kėqija) vazhdon tė mbetet e ulėt.
Sipas BQK-sė, kreditė joperformuese vazhdojnė tė jenė tė mbuluara nė nivel tė kėnaqshėm me provizione pėr humbje nga kreditė.
Raporti i kredive joperformuese ndaj gjithsej kredive, nė vitin 2011, u zvogėlua nė 5,7 pėr qind, krahasuar me 5,9 pėr qind sa ishte nė dhjetor tė vitit 2010.
12


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante