Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-07, 13:46   #7
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

2. Prapaskena ideologjike

Prapa aksioneve serbe nė Kosovė qė nga viti 1912 qėndron ideja mbi tė drejtat historike serbe mbi Kosovėn dhe mbi "gjenocidin mbi serbėt me ndihmė tė demografisė". Serbia pretendon njė tė drejtė historike mbi kėtė vend. Kosova apo edhe e tėrė Shqipėria veriore na qenkan "djep i serbizmit", "Serbi e vjetėr", qendra e Perandorisė sė perandorit serb Dushan, vendi i shumė kishave ortodokse serbe me mozaikė tė njohur, qė ka rėnė nė dorė tė turqve pas njė lufte heroike mbrojtėse kundėr superfuqisė turke nė Betejėn e Fushė Kosovės para 600 vjetėsh. pastaj turqit kanė vendosur shqiptarėt tė sjellė nga disa "shpella mali". Ata, gjatė njė gjenocidi shekullor, kanė pėrzėnė serbėt nga ky vend. Nė tė vėrtetė mbretėria e Car Dushanit ka egzistuar vetėm 12 vjet. Sigurisht qė anėtarė tė familjes sė tij, tė Nemanjėve, kanė sunduar pjesė tė Shqipėrisė veriore nga pjesa e dytė e shekullit 12, gjithsej 180 vjet, nė fillim si vazalė bizantinė qė mė vonė u pavarėsuan. "Perandori" tė tilla nėn princėr serbė ka pasur edhe nė Greqi, pjesė tė Shqipėrisė janė sunduar nga princė normanė, sicilianė dhe bullgarė. Tė gjitha kėto familje sunduesish kanė qenė tė miqėsuara mes vetes, me perandorė bizantinė dhe me fisnikė shqiptarė. Kombėsia e sunduesve nė atė kohė nuk ka luajtur kurrfarė roli, me rėndėsi ka qenė feja. Ėshtė e mundur qė Beteja e Kosovės tė mos ketė pasur fitues. Dėshmia e vetme e mbetur ėshtė raporti i mbretit Tvrko, qė nuk i pėrmend fare serbėt, por si pjesėmarrės nė anėn e tė krishterėve ndėr tė tjerė edhe shqiptarėt. Perandoria serbe nuk u fundos nė atė kohė por disa dhjetėvjeēarė mė vonė. Mė parė, serbėt kanė luftuar si aleatė tė turqve kanė kundėr hungarezėve. Shqiptarėt kanė luftuar gati njė shekull mė gjatė kundėr turqve. Kishat e njohura serbe janė zbukuruar aq bukur pjesėrisht gjatė sundimit osman (dhe natyrisht edhe nga murgj shqiptarė, si Shėn Naumi pranė Liqenit tė Ohrit) sa qė shtrohet pyetja se si ka qenė e mundur qė kisha serbe tė aranzhohet aq mirė me osmanėt. Kisha tė vjetra ortodokse, dhe mes tyre serbe, si Patrikana e Pejės , kanė qenė shpesh herė mė parė katolikė, pra shqiptare. Ato u janė marrė katolikėve me dhunė nga ortodoksėt. Shėrbyesit e Patrikanės kishin privilegjet e njėjta me muslimanėt, ndėr tė tjera lirimin nga tatimi. Pohimi pėr shqiptarėt e sjellur nga "shpellat e maleve" (apo siē fabulon politikani "demokrat" serb Drashkoviē sė voni, tė sjellur nga Azerbejxhani) qėndrojnė krejtėsisht nė ajėr. Sipas shumė shkencėtarėve tė paanshėm tė gjuhėsisė, gjuha shqipe ėshtė vazhdimėsi e Ilirishtes dhe, rrjedhimisht gjuha e cila flitet nė kėtė zonė qysh prej mijėra vitesh. (Ky fakt ėshtė i kuptueshėm edhe pėr profanėt ngase shqipja e sotme ka nje sfond themelor, i cili pėrbėhet gati njė e pesta nga latinishtja, pjesėrisht nga forma shumė tė vjetra tė latinishtes. Kjo tregon se shqipja ėshtė folur njė kohė tė gjatė nė fqinjėsi me Romakėt dhe gjithsesi tregon qė, nė kohėn e Perandorisė romake, shqiptarėt kanė qenė nė kėto territore.)
Gjatė shekullit tė 17, njė ushtri austriake e udhėhequr nga Piccolomini ka sunduar pėr njė kohė tė gjatė kėto territore dhe ėshtė ndihmuar nga kosovarėt. Kur kjo u pėrzu nga osmanėt, gjatė ikjes asaj iu bashkangjitėn edhe shumė vendas bashkė me familjet, tė cilėt austriakėt i kanė vendosur nė perandorinė e tyre. Ngjashėm ka qenė edhe me luftėn e dytė austro-turke 1737-39. Serbėt mėtojnė (pretendojnė) qė atėherė popullsia serbe e Kosovės ta ketė lėshuar kėtė vend dhe nė vend tė saj tė jenė vendosur shqiptarė muslimanė. Ky pretendim nuk mund tė vėrtetohet. Gjasat mė tė mėdha janė qė austriakėve katolikė t'ju jenė bashkangjitur shqiptarėt katolikė e jo vetėm serbėt ortodoksė, tė cilėt ja kanė ēuar mė parė shumė mirė me turqit. Ėshtė e sigurtė se nga tė ikurit e vendosur nė Syrmien ka pasur edhe shqiptarė, pasardhėsit e tė cilėve kanė folur shqip deri nė shekullin 19 (xlvi).
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė