Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-10-13, 06:42   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Serbet dhe pushtimete krimet e tyre ndaj shqiptarve

Shqiptarėt dhe asimilimi i tyre nė Sanxhak








Historia e shqiptarėve ėshtė njė histori e ndarė mes visesh tė ndryshme tė Ballkanit. Herė e njohur, por edhe e panjohur, e dukshme, por edhe e padukshme.


Shqiptaret i gjen sot kudo nė tė gjithė rajonin. Siē janė edhe shqiptarėt qė jetojnė nė zonėn e Sanxhakut nė Serbi. Pėr ta, ėshtė folur pak ose aspak.

Dikur Sanxhaku ka qenė pjesė e vilajetit te Kosovės, qė sė bashku me vilajetin e Janinės, Manastirit dhe Shkodrės pėrbėnin Shqipėrinė e viteve tė Lidhjes sė Prizrenit nė 1878-n. Nė 1912, kjo zonė u pushtua pėrfundimisht nga Serbia dhe Mali i Zi. Shqiptarėt nėn dhunėn dhe masakrat e vazhdueshme u detyruan tė shpėrngulėn nė masė, duke u vendosur nė Turqi, por edhe Siri e Jordani.

Tė tjerėt tė mbetur tashmė nga shumicė e pakicė, iu nėnshtruan njė procesi pėrzierje asimiluese me boshnjaket, me tė cilėt i bashkonte nė kėtė zone feja, por jo gjuha sllave qė megjithatė mbeti alternativa e vetme nė kushtet e presionit dhe mungesės sė shkollave shqipe.

E megjithatė, nė zonėn e ndarė mes Serbisė e Malit tė Zi, shqiptaret nuk janė shuar. Ata janė sėrish aty, tė deklaruar nėn detyrim si boshnjakė.

Rrugėtimi ynė ndalet nė Sanxhakun e Pazarit tė Ri apo siē quhet ndryshe, Novi Pazarit, qė sot ndodhet brenda kufirit serb, njė rrugėtim qė na duhet ta ndėrmarrim me njė makinė me targa Serbie e me njė kamera gjysmė-amatore.

Shqiptarėt kanė zgjedhur tė jetojnė nė zona tė thella pėr tė mos humbur identitetin e tyre. Tė grupuar nė disa fshatra, ata e kanė shfrytėzuar kėtė mundėsi pėr tė mos iu nėnshtruar procesit tė asimilimit.

Fshati Uglla, pjesė e rajonit tė Peshterit, ėshtė i fshehur pas kthesash tė ngatėrruara, rreth njė orė nga Pazari i Ri. Banorėt janė mikėpritės, duket se mezi e kishin pritur njė vizitė tė tillė. Shqipja, sado arkaike, nuk ka humbur mes kėtyre mureve.

“Tė parėt tanė nuk kanė ditur si tė flasin serbisht. Tė kishim shkollėn do tė ishim edhe ne kėshtu, por ne s’kemi shkollė shqip, vetėm serbisht”, thotė Sali Bajri.

Latif Huka, njė tjetėr banor “boshnjak” i Novi Pazarit, thotė: “Zor ėshtė me ruajtur gjuhėn, se nuk e kemi shkollėn. Nuk na lejnė ata neve. Zor, zor. Kush martohet me boshnjake e nuk di gruaja gjuhėn, fėmija nuk mund me e ditė”.

Nė familje tė tilla tė lidhura fort pas traditės, gjuha ėshtė kaluar brez pas brezi, deri tek mė tė vegjlit.

Jo gjithkund ėshtė njėsoj. Tek tė rinjtė, siē tregojnė tė moshuarit, gjėrat kanė nisur tė zbehen.

“Sa pėr mua, sa pėr vllazėn, ne jemi shqiptarė”, thotė Abaz Huka.

Njė tjetėr banor i kėtij fshati, Arif Mujezinoviē, shprehet: “Kėtu shqipen. Kur mblidhemi ne pleqtė qė jemi disa, flasim shqip, se kėto tė rinjtė kurrkush. Nuk e dinė se kanė shkuar nė shkollė serbēe”.

Tė jesh shqiptar kėtu nuk ėshtė e thjeshtė. Kėtu shqiptarėt janė komuniteti qė gėzon mė pak tė drejta, mė pak mundėsi. Pėr mė tepėr, kėto tė drejta nuk mund t’i kėrkojnė ose mė mirė nuk kanė ku t’i kėrkojnė.

Ne Boroshtice, njė fshat tjetėr jo larg, banorėt tregojnė jo pa drojė mbi presionin shtetėror qė bėhet.

“Qe tash, edhe shqiptari s’guxon as me hy kėtu. Duhet me u lajmėru menjėherė kur hyn kėtu. Pse? Ēka don? Ēfarė pune ke? Ēfarė ke?”, tregon njė banor.

Ketu gjen mjaft mbiemra tė njohur, si Shkreli, Dukagjini etj. Njė pjesė janė detyruar t’i ndryshojnė, duke u shtuar prapashtesa sllave, si e vetmja mėnyrė pėr tė mos patur probleme me autoritetet.

“E si mundet me qenė mirė kur ta merr dikush gjuhėn e s’tė len me fol shqip. Baba dhe nana mė kane vdek , e dua Shqipėrinė barabar me nėnėn dhe me babėn”, thotė njė shqiptar i Sanxhakut.

Nė fshatra tjera situata ėshtė mė e vėshtirė, sepse asimilimi ka qene thuajse tėrėsor. Nė Arapoviē na presin mbi 20 burra tė fshatit, tė gjithė shqiptarė, por askush nuk mundet tė flas shqip. Ndaj thėrrasin njė tjetėr mė tė moshuar.

“Nuk kemi shkollė shqip. Po martohen me boshnjake e qashtu, fėmijėt pas nonave po e humbim gjuhėn”, thotė i moshuari.

Ne kėto zona, shqiptarėt janė detyruar tė deklarohen boshnjakė, siē e pranojnė edhe banorėt e njė tjetėr fshati, Bashicės.

“Tash na thonė bosanec. Tash jemi shkru boshnjak”, thonė nė Bashicė.

Edhe pse shumė kujtojnė mbrojtjen qė patriotėt Haqif Blyta e Shaban Polluzha bėnė nga ēetnikėt nė qytetin e Pazarit tė Ri, andej nga viti 1941 shqiptaret janė asimiluar nė masė.

“E kemi humbur gjuhėn. S’kemi patur asnjė mundėsi”, shprehet me keqardhje njė banor i zonės.

Edhe myftiu i Komunitetit Mysliman nė Serbi, i njohur si njė mbėshtetės i fortė fortė i tė drejtave tė boshnjakeve, pohon se ka rrėnjė shqiptare.

“Fakt ėshtė se edhe nėna ime vjen nga Shkreli, ka prejardhje nga veriu i Shqipėrisė, sikur edhe fisi i babės qė ėshtė diku nga Gucia. Nuk e shmang e nuk e pėrjashtoj dot qė tė kem prejardhje shqiptare. Boshnjakėt nuk kanė dashur tė asimilojnė askėnd dhe nėse kjo ka ndodhur, ėshtė bėrė prej presionit tė tjetėrkujt”, thotė Muamer Zukurliē, kryemyftiu i Komunitetit Mysliman.

Ka shumė tė tjerė nė qytet, qė druhen tė pohojnė apo e kanė humbur identitetin e tyre. Kėshtu ka ndodhur edhe nė shumė fshatra tjerė tė Sanxhakut ku jetojnė sot shqiptarėt.

Dhjetėra shqiponja fluturojnė mbi kėto fshatra. Shqiponja kufitare i quajnė banorėt e zonės, sepse dikur kėtu ka qene kufiri.



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė