Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-04-09, 18:58   #3
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ecje Bulevardesh


SHTYLLA E SELĖS
E po ēka nuk bėn vaki. Kjo botė njėmend ėshtė e karrabythtė. Ju kishin karrabythur punėt edhe Ukshinit nė Gjermani. Qytetin nuk po ja u tregojė se po mė shkon fytyra, megjithėse ajo qė i kishte ngjarė Ukshinit, jo fytyra, po as astari nuk po i mbetej. "Zoti ja ka shkrua", tha gjyshja ime, se ne Ukshinin e kemi stėrnip edhe gjyshja Nepė kishte dėgjuar pėr baterdinė, po nuk e merrke vesh. E dike qė ėshtė puna e pėshtjellėt, po ec e angllatisja, kur as vetė nuk po mund i bie nė fije. E merrni vesh ju dhe nėse e kuptoni, tė ma thuani. Unė vetėm po ua tėfilloj ...
...Ukshini nuk kishte letra edhe u martua me Gretėn. Po, Greta me nja katėrdhjetė e shtatė nė bythė, po. Edhe me njė vajzė pėrmbi tė njėzetat, me emrin Sabine. Gjermania ka shumė Greta, po Sabine ka sa gjithė bota: sytė s'mund t'i ēelėsh prej tyre... Edhe mirė boll: u martuan Ukshini e Greta. Po lufta atje poshtė edhe t'ia ndoq babėn Ukshinit, Musėn. Musa erdh rreth e rrotull, nėpėr Kaukaz, ka rusi, pėrkrye Finlandės e tup - nė Gjermani. Mirėboll. Po as dy muaj nuk u bėnė e Musa u dashurua "nė letra", gjegjėsisht nė vajzėn e Gretės, nė Sabinėn. Edhe ai tha: "pėr letra", ama shkoi te ofiēari, pa njė - pa dy. U martua, bigajrihak. Baba i ve i Ukshinit (se gruaja i kishte vdekur qysh nė kohėn e Titės), iu bė dhėndėrr djalit tė vet, Ukshinit. A po e merrni vesh - Gruaja e Ukshinit, Greta, u bė vjehrra e vjehrrit tė vet (babės sė Ukshinit), Musės, ndėrsa vajza e Ukshinit (e Gretės, kuptohet) u bė njerka e Ukshinit tonė! Punė o dreq...
Jo vetėm kaq. Ukshini e Greta pa u bėrė prindėr, vetėm nėntė muaj pas kurorzimit tė babės Musė me Sabinėn, vajzėn e Gretės sė Ukshinit, Musės e Sabinės u lindi djalė, gjegjėsisht: gruaja e vjehrrit tė gruas sė Ukshinit, njėkohėsisht dhe vajza e sajė lindėn njė ēun qė ishte vėlla i Ukshinit, si djali i babės sė tij dhe nip i gruas sė Ukshinit, si djalė i vajzės sė sajė. Kėshtu automatikisht Ukshini u bė gjysh i vėllaut tė vet pėrderisa ishte bashkėshort i gjyshės sė tij!
Njė muaj mė vonė edhe Ukshinit e Gretės u lindi djalė .
...atėherė vjehrra e Ukshinit, qė ishte motra e djalit tė tij, u bė edhe gjyshja e tij. Ukshini u bė vėllau i djalit tė vet, qė ėshtė vėllau i nėnės apo i njerkės sė Ukshinit. Ukshini njėkohėsisht ėshtė edhe dhėndėrr i nėnės sė vet, pėrderisa gruaja e Ukshinit (Greta) ėshtė teze e djalit tė saj, domethėnė njė djali qė ėshtė nipi i babait tė Ukshinit...
A e dini se sa e thjeshtė ishte jeta nė fillim dha sa shumė u komplikua pastaj?!
Ukshini u martua pėr letra, baba i tij Musa gjithashtu, djali Ukshin u martua me Gretėn e baba Musė me vajzėn e Gretės, Sabinėn.E se ēka mund ta ketė kush kėnd pastaj, ju shikoni e llogaritni, por vetėm me laps. Pėrmendėsh nuk ia dilni dot. Dhe nėse kjo gjė pėrsėritet nė jetėn tuaj, ta dini se marrėdhėnjet familjare nuk janė tė thjeshta si qė jemi mėsuar ne shqiptarėt (vėllaun ta kemi vetėm vėlla, babėn vetėm babė, etj). Ato shumėfishohen nė pafundėsi dhe nuk ėshtė ēudi nėse dikush dikė e ka vėlla, djalė, axhė, dajė, gjyshė, vjehėrr, kunat, nip...dhe kushedi ēka nė tė njejtėn kohė.
As hyrja nė Evropė nuk ėshtė e thjeshtė siē mendojmė ne. Pėr njėzetė vjet, njė dreq e merr vesh ēka do ta kemi njėri - tjetrin!!!
("Ngucakeqi" nr.7/1998)
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė