Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-12-12, 16:12   #1
Zanzi/M
mire ....
 
Avatari i Zanzi/M
 
Anėtarėsuar: 12-01-10
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 1,776
Zanzi/M e ka pezulluar reputacionin
Gabim Feja Islame dhe shtjellimi i seksit.

6. Teknikat seksuale

Para se tė them ndonjė gjė nė lidhje me teknikat seksuale, ėshtė e nevojshme tė shprehet se nuk ka rregulla dhe ligje, qoftė nė paralojė dhe qoftė nė vetė aktin seksuale. Ligjet dhe rregullat e vetme janė ato qė pėrcaktohen nga vetė ēifti dhe tė cilat shumė shpesh janė rregulla tė pashprehura me fjalė. Ēdo gjė qė i fal kėnaqėsi burrit dhe gruas ėshtė e drejtė dhe e saktė. Dhe ēdo gjė qė ėshtė e padėshiruar nga tė dy, ėshtė e gabuar. Kufizimi i vetėm pėr kėtė rregull tė pėrgjithshėm mund tė ishte ndonjė urdhėr specifik i ligjit islam, i cili bie ndesh me dėshirat e burrit ose tė gruas.

a) Paraloja

Burri shumė shpesh harron se edhe gruaja ėshtė krijuar me dėshirat e njejta si ai vetė. Asbagh bin Nubatah pėrcjell se Imam Aliu ka thėnė:

“Zoti i Gjithėfuqishėm e krijoi dėshirėn seksuale nė dhjetė pjesė. Nėntė pjesė tė saj ua dha grave dhe njėrėn burrave. Por pastaj Ai u dha atyre po kaq pjesė nga turpi.” (Vesail, vėll.14, fq.40)

Fakti se gratė janė tė turpshme, shumė shpesh i bėn burrat qė t’i shpėrfillin dėshirat e grave tė tyre.

Duke u mbėshtetur nė kėtė realitet, Islami e thekson rėndėsinė e paralojės. Imam Aliu thotė:

“Kur dėshironi tė kryeni marrėdhėnie me gruan tuaj, mos u ngutni sepse edhe gruaja i ka nevojat e saja.” (Vesail, vėll.14, fq.40)

Seksi pa paralojė ėshtė konsideruar si njė vepėr mizore. Profeti thotė:

“Tre vetė janė mizorė” dhe njėrin prej tyre e pėrshkruan si vijon: “ai qė kryen marrėdhėnie seksuale me gruan e tij pa paralojė.” (Vesail, vėll.14, fq.40)



Njė hadith tjetėr e pėrshkruan seksin pa paralojė si njė sjellje shtazarake:

“Kur ndonjėri nga ju kryen marrėdhėnie me gruan e tij, ai nuk duhet tė hyjė si njė zog por tė jetė i ngadalshėm dhe tė mos ngutet.” (Vesail, vėll.14, fq.82)

Profeti ka thėnė:

“Asnjėri nga ju nuk duhet tė kryejė marrėdhėnie me gruan e tij sikur tė jetė njė kafshė. Nė vend tė kėsaj, duhet tė ketė njė lajmėtar ndėrmjet tyre.” Kur u pyet se ē’ishte ky lajmėtar, ai tha: “Ėshtė puthja dhe biseda.” (Tahzibu’ul-Ihja, vėll.3, fq.110)



Imam Xhaferi ka thėnė:

“Ndėrmjet tyre duhet tė ketė paralojė sepse kjo ėshtė mė mirė pėr marrėdhėnien seksuale.” (Vesail, vėll.14, fq.82)

Profeti ka thėnė:

“Ēdo lojė e besimtarit ėshtė e kotė pėrveē nė tre raste: kalorėsia, shigjetaria dhe paraloja me gruan e tij. Tė gjithė kėto janė tė drejta.” (Vesail, vėll.14, fq.83)



Dhe kur flasim nė lidhje me rolin e gruas nė paralojėn seksuale, Imamėt e kanė lėvduar gruan qė me burrin e saj e lė mėnjanė turpin. Hadithi i pėrcjellė mė sipėr nga Imam Aliu, nė tė cilin thuhej se Zoti ua ka dhėnė grave nėntė pjesė nga dhjetė pjesėt e dėshirės seksuale, thotė gjithashtu se atyre u janė dhėnė edhe po kaq pjesė nga turpi. Nė kapitullin e dytė premtova se do ta shpjegojmė logjikėn qė fshihet prapa kėtij hadithi.

Ndonse mund tė duket se ka kundėrthėnie nė kėtė veprim tė Zotit, nuk ėshtė ashtu. Edhe dėshira seksuale edhe turpi janė vendosur nė krijimin e njeriut me njė qėllim tė caktuar. Dėshira seksuale duhet tė ēlirohet kur gruaja ėshtė me burrin e saj, por duhet tė pengohet nėpėrmjet turpit, kur ajo tė jetė me njerėz tė tjerė. Kjo ėshtė shprehur shumė rrjedhshėm nga Imam Muhammed Bakiri, i cili thotė:

“Gruaja mė e mirė nė mesin tuaj ėshtė ajo qė e zbath parzmoren e turpit kur zhvishet pėr tė shoqin dhe e mbath prapė kėtė parzmore kur vishet sėrish.” (Vesail, vėll.14, fq.14-15)

Nė fund tė fundit, modestia dhe nderi nė publik janė shenjė dalluese e njė zonje muslimane.

Tė gjitha kėto thėnie flasin se gruaja dhe burri duhet tė ndjehen krejtėsisht tė lirė gjatė stimulimit tė ndėrsjellė qė njihet si “paralojė”. Sipas Islamit, nuk ka asgjė tė gabuar nėse njė grua ėshtė aktive dhe reaguese gjatė marrėdhėnies seksuale. Kjo gjė ėshtė nė kontrast tė plotė me moralin seksual tė botės perėndimore tė krishterė, para revolucionit seksual. Russell thotė:


Ē’mund tė sillte njė moral i tillė seksual, veēse njė revoltė?

Nė anėn tjetėr, kur tė shohim nga aspekti ligjor islam, tė gjithė ekspertėt e ligjit janė tė njė mendimi se veprimet gjatė paralojės seksuale janė tė pėlqyeshme (mustehap). Po kėshtu, ėshtė e pėlqyeshme qė personi tė mos ngutet gjatė marrėdhėnies seksuale. (“El-Urvah”, fq.625) Fjala kyēe, pra, ėshtė kėnaqėsia e ndėrsjellė e ēiftit.


__________________
Shėlbimi i Hyjit u ėshtė dėrguar popujve joēifutė. Ata do ta dėgjojnė.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zanzi/M : 21-12-12 nė 16:13
Zanzi/M Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante