Tema: Lajme
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-10-03, 09:50   #38
iliri
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Postime: 64
iliri e ka pezulluar reputacionin
Gabim

D. Serwer: Bisedimet duhet tė ishin pėrgatitur mė mirė

Ilir Ikonomi

17 tetor 2003





Komuniteti ndėrkombėtar i pėrshėndeti si njė fillim i mirė bisedimet Prishtinė-Beograd pėr ēėshtjet teknike qė nisėn kėtė javė nė Vjenė. Por a ishte dialogu i pėrgatitur si duhet nga komuniteti ndėrkombėtar? Pėr kėtė dhe ēėshtje tė tjera, kolegu ynė Ilir Ikonomi intervistoi analistin e Institutit amerikan tė Paqes, Daniel Serwer.

Zėri i Amerikės Hapja e bisedimeve nxori nė pah se sa e vėshtirė ėshtė t’i ulėsh shqiptarėt she serbėt nė njė tryezė, qoftė edhe pėr ēėshtje praktike. A mendoni se fillimi i dialogut ishte pėrgatitur si duhet dhe sa duhet nga komuniteti ndėrkombėtar?



D. Serwer E rėndėsishme ėshtė se ky ishte njė fillim. Mendoj se gjėrat mund tė ishin pėrgatitur diēka mė mirė, sepse gjithnjė mund tė pėrgatitesh mė mirė nėse ke mė shumė kohė. Por fakt ėshtė se ky ishte njė fillim dhe ajo qė ka rėndėsi tani ėshtė tė vazhdohet me pėrgatitje seriozepėr ēėshtjet teknike. Megjithatė, nė Prishtinė ende ka njė problem politik qė duhet zgjidhur. Problemi ėshtė se parlamenti nuk e mbėshteti plotėsisht delegacionin qė shkoi nė kėto bisedime dhe kjo duhet zgjidhur. Parlamenti e bėri tė qartė se nuk donte tė miratonte njė rezolutė qė ta mbėshteste delegacionin dhe ndėrkombėtarėt nė prapaskenė u pėrpoqėn ta evitonin kėtė rezolutė qė bėnte thirrje pėr pavarėsinė e Kosovės. Kjo ishte njė situatė shumė e vėshtirė politikisht, sidomos pėr kryeministrin, i cili u kritikua se nuk mori pjesė nė bisedime por mendoj se nėse ai do tė kishte shkuar, kritikat do tė kishin qenė mė tė ashpra dhe mė tė rrezikshme pėr tė politikisht.



Zėri i AmerikėsBeogradi kėrkon qė Kosova tė mbetet pjesė e Serbisė megjithėse ata e dinė dhe privatisht e pranojnė se kjo nuk do tė ndodhė kurrė. A mendoni se kjo ėshtė njė pozė politike e Beogradit dhe sa po ndikon ajo nė pengimin e dialogut.



D. Serwer Natyrisht qė kjo e bėn dialogun tė vėshtirė. Mendoj se ajo qė pranon Beogradi ėshtė se ai nuk mund ta qeverisė mė Kosovėn nė tė ardhmen dhe se Kosova tė paktėn do tė vetqeveriset, nė njė mėnyrė apo nė tjetrėn. Ky ėshtė njė hap i rėndėsishėm por mendoj se tani pėr tani ėshtė shumė e vėshtirė tė pranohet publikisht ose me ndonjė marrėveshje. Prandaj tani nuk mund tė zhvillohen dot bisedime pėr statusin pėrfundimtar pa patur fillimisht bisedime pėr ēėshtje praktike tė cilat do tė krijonin besimin midis palėve si dhe do tė mundėsonin bisedimet mbi statusin pėrfundimtar pas pak vitesh, shpresoj aty nga viti 2005.



Zėri i Amerikės Kryeministri Bajram Rexhepi nuk mori pjesė nė hapjen e bisedimeve dhe natyrisht qė ai pėrfaqėson njė pjesė tė rėndėsishme tė shqiptarėve tė Kosovės. Por a mundet qė komuniteti ndėrkombėtar tė shpresojė qė shqiptarėt do tė marrin pjesė plotėsisht nė dialog pa patur sigurime nga komuniteti ndėrkombėtar pėr tė ardhmen e tyre?



D. SerwerMendoj se ata duhet tė bien dakord tė bisedojnė edhe pa marrė sigurime pėr tė ardhmen pasi ėshtė e qartė, mendoj unė, se shqiptarėt nuk do tė qeverisen mė nga Beogradi dhe kjo duhet tė jetė e mjaftueshme pėr momentin. Nuk mund tė ketė status pėrfundimtar para se tė zgjidhen disa ēėshtje praktike midis Beogradit dhe Prishtinės.



Zėri i Amerikės Shumė njerėz shtrojnė pyetjen se a do a tė ēojnė kėto bisedime nė negociatat pėr statusin pėrfundimtar. Ēfarė duhet tė bėjė komuniteti ndėrkombėtar qė tė arrihet kjo?



D. SerwerKjo do tė varet nga ajo qė do tė bėjnė shqiptarėt dhe serbėt. Ka rėndėsi qė tė dyja palėt tė bėjnė shumė pėrgatitje pėr statusin pėrfundimtar. Pėr shembull, nuk mund tė kesh bisedime pėr statusin midis Prishtinės dhe Beogradit nėse refugjatėt serbė nuk trajtohen mirė pasi tė jenė kthyer. Po ashtu, nuk mund tė kesh bisedime tė tilla nėse Beogradi nuk e ndėrpret mbėshtetjen pėr institucionet paralele nė Kosovė. Ka disa gjėra qė duhen zgjidhur para bisedimeve pėr statusin. Megjithatė, unė besoj se bisedimet e Vjenės janė fillimi i procesit. Ato formalisht nuk janė parashikuar si bisedime pėr statusin pėrfundimtar por nė fund tė fundit nėse ato do tė kenė sukses, hapi tjetėr do tė jenė bisedimet pėr statusin. Shpresoj qė kjo tė ndodhė sa mė shpejt, por shumė gjėra do tė varen nga dy palėt.
iliri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė