Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-04-13, 12:15   #22
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mitologjia shqiptare

vijimi

Kulti i Diellit dhe Hėnės


Besime popullore




Edhe nė Kinė, deri nė kohė tė vona (rreth shekullit XIX e deri r fillim tė shekullit XX) janė ruajtur tempuj kushtuar diellit nė vende ngritura e maja malesh. (L.J. Shenberg, vep. cit., f. 508-509). Nė lashtė kulti i diellit ka qenė i fortė thuajse nė tė gjithė vendet e Lindjes sė Afė si nė Mesopotami, Asiri, Egjipt etj. (Po aty. f. 500-525). Mali Sinai r afėrsi tė Jeruzalemit, Hebroni, Ararat nė Irak, e disa tė tjerė ishin r lashtėsi vende kulturore e pelegrinazhi, pra maja malesh tė shenjta, l njerėzit luteshin si besimtarė e bėnin flijime; ēonin atje dhurata ndryshme.

Qė kėto shfaqje tė kultit tė Diellit tek ne kanė origjinė tė lashtė, k s'ka asnjė dyshim. Mund tė pėrmendim me kėtė rast ekzistencėn kėtij riti te Peonėt nė majėn e Malittė Pangjeut. (N. Svoronos, Journ international d'Archeologie Numismatique, dirigė et publiė par svoronos, Paris-Athenes, 1919, f. 78-79 dhe 127). Sipas njė autori anl (Eskilit), Orfeu ngjitej para agimit nė majėn e Pangjeut (Po aty. f. 1 78-79, dhe 127) pėr t'iu falur diellit nė dukjen e tij tė parė, sepse pėr dielli ishte perėndia mė e adhuruar. Livi (T. Livi., "Urbe Condita", Libi XL, f. 21-22) na dėshmon se nė vitin 181 p.e.sonė nė majė tė Ma Hem (afėr Peonėve) kishte njė altar kushtuar diellit e njė kushtui Jupiterit, te tė cilėt bėheshin flijime kushtuar diellit. Edhe Maja Shelbuemit, afėr Lezhės, ku arkeologėt tanė (F. Prendi, K. Zheku, "Qyfc ilir i Lisit, origjina dhe sistemi i fortifikimit tė tij". 1971, f. 156 dhe 166 kanė gjetur shenja muresh tė kohės sė llirėve, nė kėto kohėt e fundit r del si vend i kultit pagan e pikėrisht i kultit tė diellit nga llirėt e deri r kohėn tonė, njė dukuri e pėrgjithėshme e lashtėsisė Ballkanike.Duke ditur se nė pėrgjithėsi majat e kultit tė diellit kanė shėrbyer tė tilla qė nga lashtėsia, atėhere duhet menduar se ky kult mund tė ruh vetėm nga banorėt qė jetuan pėr shekuj tė tėrė nė afėrsi tė kėty majave. Pėr kultin e majve tė diellit te llirėt e Trakėt kanė shkruar auto tė ndryshėm antikė. Edhe arkeologėt kanė gjetur materiale tė ndryshm altarė, rrenoja, tempuj, monedha, tė cilat lidhen me kultin e majave diellit te llirėt. Nga Heroditi na dėshmohet se nė luginėn e Vjosės (Herodot., vep. cit. I., IX-93, f. 444) mbaheshin nė njė shpellė njė tufė dhenėsh "tė shenjta", kushtuar diellit. Kjo ndodh pikėrisht nė njė vend siē ėshtė Malėsia e Labėrisė, ku kulti i diellit me maja tė larta ėshtė shumė i dukshėm. Nė tė mirė tė origjinės ilire tė kultit tė majave tė larta na flasin dhe disa dėshmi arkeologjike.

Arkeologėt Z. Milter e V. Shmid kanė zbuluar nė Norik, nė dy maja, dy tempuj ilirė me altarė flijimesh kushtuardiellit. Svoronos na paraqet disa dėshmi pėr Pangjeun si "mal i shenjtė" kushtuar kultit tė diellit (J. Svoronos, vep. cit., f. 78-79 dhe 126-127) nė Peonėt. Kėtė e vėrtetojnė ndėr tė tjera koleksionet e monedhave (Po aty. Tė shihet tabela nė fund tė veprės sė autorit) me motivet e diellit tė gjetura nė kėtė mal dhe altarė kushtuar diellit. Dhe Taloci (Thallooczy, "Historiae motshme...", "Agimi", 1919, Nr. 4, f. 528) na thotė se llirėt e Trakėt, tempujt e tyre kushtuar diellit, i kishin tė rrumbullakėt e tė ndėrtuar nė vende tė larta.

Tė shumta janė motivet e diellit e tė hėnės nė ornamentikėn popullore. Si elementė shumė tė qartė tė mbeturinave tė kultit tė diellit janė svastika, rrathėt koncetrikė dhe motive tė tjera tė diellit nė objektet e kulturės lėndore, nė zbukurimet e veshjeve popullore, nė punime tė ndryshme tekstili; nė gdhendje nė gurė (nė dyert e shtėpive, nė oxhaqet e vatrės, nė kryqe e gurė tė varreve), nė punime druri nga mė tė ndryshmet (djepa, hambarė, furka, tryeza, arka, enė ushqimi e vegla muzikore, karrige e tavane shtėpish, nė vezė tė ngjyera rituale, nė tatuazh e kėshtu me radhė).

Nė pėrgjithėsi, mendojmė se nė paraqitjen artistike tė kėtyre motiveve kemi tė bėjmė me veēori vendėse pėr faktin se diellin e rrezatuar, rrathėt koncentrikė, vijat e valėzuara, paralele e tė thyera, hėnėn, tė gjitha kėto tė kombinuara, i gjejmė si elementė shumė tė dukshėm si tek ilirėt, nė Kulturėn e Arbėrit nė Mesjetėn e Hershme dhe tek Shqiptarėt e, aq mė tepėr nė forma tė thjeshta e arkaike. Lidhja e kultittėhėnės me shumė dukuri sociale ekonomike tė traditės vendėse e sqaron mė sė miri kėtė gjė.

Ėshtė e vėrtetė se motivet e hėnės nė ornamentikė, nė njė masė tė dukshme tė tyre, janė rrjedhim i ndikimeve tė islamizmit, por kjo natyrisht e mbėshtetur nė njė traditė tė fortė vendėse. Kėtė e vėrteton dhe fakti se tė tilla motive tė hėnės i gjejmė me shumicė nė zona qė ishin nėn ndikimin krishtere ku nuk kanė depėrtuarshumė elementėte islamizmit.

Edhe vendet ku janė gdhendur motivet e diellit, si oxhaku i vatrės familjare, gurėt e derės sė shtėpisė, djepi i fėmijės, tryeza e bukės, gurėt e varreve, dėshmojnė pėr karakterin religjioz, magjik, mbrojtės qė kishin dikur kėto zbukurime.

Motivet e ndryshme na e paraqesin diellin dhe nė pozicione tė ndryshme: nė lindje, nė zenit e nė perėndim; nė rrugė nė vijė eliptike e lineare. Nė legjendat e pėrfytyrimet e vjetra religjioze dielli e hėna nė shumė raste paraqiten bashkė me zbukurime veshjesh, nė kryqe varresh, nė tatuazh etj. Nė dėshmitė etnografike kėto motive na paraqiten nė forma nga mė tė thjeshtat e deri te mė tė ndėrlikuarat, (forma floreale, zoomorfe dhe antropomorfe etj).

Pėr origjinėn ilire tė kėtyre motiveve flet fakti se ato i gjejmė nė forma mė tė ndryshme nė dėshmitė arkeologjike tė Mesjetės sė Hershme, pastaj tek llirėt e Protoilirėt, nė objekte qė konsiderohen thjesht vendėse. Me rėndėsi tė veēantė paraqitet njė koleksion i tėrė monedhash nga Peonia (i shekujve V-IV para Kr.) qė na i paraqet motivet e diellit qė nga mė tė thjeshtat e deri tek mė tė ndėrlikuarat. (Svoronos, vep. cit., f. 1 -37 dhe 19 tabela nė fund tė veprės).

Natyrisht, duke qenė i pranishėm kulti i diellit, me pėrfytyrimet pėrkatėse dhe nė popujt e tjerė tė Ballkanit, tė Europės, tė Mesdheut e tė Lindjes Aziatike, duhet tė jemi tė matur nė zanafillėn e tij nė njė etni tė veēantė. Material me vlerė nė kėtė vėshtrim japin edhe punimet e arkeologėve e ilirologėve tė ndryshėm, pėr artin ilir e pėr svastikėn tek llirėt. (A. Stipėevic, "Svastika", (crux gammata) kod starih lliria, "Gjurm Alb.", Prishtinė, 1970, nr. 1 -2, f 109-127). Kurse pėr Mesjetėn e Hershme ata i venė re nė mėnyrė tė veēantė kėto dukuri nė stolitė prej metali tė Kulturės sė Komanit.

Njė element me rėndėsi pėr kultin e diellit e tė hėnės ėshtė edhe tatuazhi, i cili na dėshmohet pothuajse nė tė gjithė Shqipėrinė. Midis motivesh tė tjera, nė tė na paraqitet dhe dielli dhe hėna. M. E. Durhami, qė ka bėrė kėrkime tė posaēme nė lidhje me kėtė nė Bosnjė, nė Hercegovinė e diēka nė Shqipėrinė Veriore, ka vėnė re se nė tatuazh, nė mėnyrė tė rėndomtė na paraqiten dielli e hėna bashkė. (M.E. Durham, vep. cit. f. 101 -142). Autorja mendon se kėtu kemi tė bėjmė me kultin e lashtė tė diellit e hėnės ndėr llirėt e se tatuazhi s'ka tė bėjė fare me Grekėt, as me Romakėt e as me Sllavėt qė erdhėn mė vonė nė kėto anė. Ky mendim gjen mbėshtetje te Herodoti, te Straboni, Ciceroni e Plutarku, tė cilėt na bėjnė tė ditur se tatuazhi ishte njė zakon i Japodėve e i gjithė fiseve tė tjera ilire e trake tė cituar prej saj.

Ballafaqimi i motiveve tė ndryshme tė diellit e tė hėnės qė na japin dėshmitė etnologjike, me ato qė na jep arkeologjia dhe autorė antikė, na lejojnė tė mendojmė se kėtu kemi tė bėjmė me njė vazhdimėsi tė simbolikės sė diellit e tė hėnės qė nga llirėt, nė Mesjetė e deri nė ditėt tona dhe se kjo simbolikė dikur ėshtė pėrdorur nė funksion magjik, mbrojtės, fatsjellės. Po nga ana tjetėr kjo duhet parė si njė traditė mbarėballkanike e mesdhetare e nga kjo vėrejmė njė mjegullsi nė rrėnjėt e lashta tė kėsaj dukurie.

Mitologė tė ndryshėm tė kohės sonė, duke u mbėshtetur nė dėshmitė e lashta, pohojnė se nė Greqi dhe nė Romėn klasike dielli e hėna nuk kishin ndonjė farė kulti tė dukshėm nė panteonin e tyre. Platoni pohon, qė nė kohėn e tij, fqinjėt e Grekėve, barbarėt, e adhuronin diellin, ndėrsa Grekėt, thotė ai dikur do ta kishin adhuruar, por, nga ana tjetėr, shton se nė kohė tė tij, nė Greqi s'kishte ndonjė kult, veēse nė ishullin Rodi, ku ndoshta ishte me origjin tė huaj (Plato, Cratylua, p. 397, C. cituar: M.P Nilson, The Origin of Belif amog dhe grecke in the Divinity of the Heavenly Bodies. The Harvad Theological Revievv, 1940, f. 1). Mendojmė se kėtu ėshtė fjala pėr llirėt e Trakėt si adhurues tė diellit. Maksimi prej Tiri na dėshmon se fisi ilir i Peonėve e kishte diellin perėndinė mė tė adhuruar dhe e paraqiste nė formėn e njė disku tė vendosurmbi njė purtekė. (Svoronoe, vep. cit., f. 18).

Herodoti na sjell njė legjendė maqedonase sipas sė cilės, Perdika (ilirian) i ardhur nė Lebias, nga viset e llirisė, e adhuronte diellin si perėndi qendrore dhe kishte besim nė fuqinė fatprurėse tė tij. Ai i falej diellit dhe e vizatonte nė tokė nė formė rrethi. (Herodoti, vep. cit. VIII -137, f.413).

Disa mitologė tė kohės sė sotme mendojnė se Apolloni grek nė disa cilėsi tė perėndisė sė diellit dhe si emėr ishte me origjinė iliro-trake. Praninė e kultit tė diellit nė ishujt Liperi tė Siēelisė dhe nė Majė tė Etnės nė antikitet. Bonfante e shpjegon si tė origjinės ilire.

Dukuritė e kultit tė diellit, tė hėnės, tė yjeve, ashtu si dhe tė dukurive tė tjera mitologjike ndėr Ballkanas dhe vazhdimėsinė e tyre ndėr Shqiptarėt, nuk mund t'i marrim tė shkėputura e tė veēuara nga ndikimet reciproke me botėn greke e romake dhe mė vonė nga vala e dyndjeve tė fiseve barbare qė erdhėn nė Mesjetėn e Hershme nga Veriu e nga Lindja e Ballkanit. Nė kultin e hėnės, mendojmė se, pavarėsisht nga shtesat e ndryshimet, fijet e lidhjes sė kulteve ilire me ato shqiptare nė pėrgjithėsi janė tė pashkėputura, e sidomos kur ėshtė fjala per diellin. Nga ana tjetėr, duhet menduar me arsyetim, shfaqjet e ndryshme tė kultit tė diellit kanė te thuash natyrė universale.




Faltoret e Diellit


Disa vjetė mė parė u zbulua n'Austri kryeqyteti i krahinės Noricum qė banohej prej Ilirėsh. Thirrej Noreia dhe gjėndej nė malin Lugenboden. Ndėr sa ndėrtesa tė tjera u zbulua edhe pallati mbretror dhe, jo shumė lark kėtij, njė tempull i goditur nė tė tretin shekull p.e.s.. Ky tempull ėsht i rrumbullakėt, me tetė metra diametėr dhe i rrethuar me njė postrehė, pullazi i sė cilės mbahej, si duket, me shtylla tė drunjta. Nė mes ishte altari, i pėrbėrė prej katėr rrasash tė tė mėdha e tė rėnda, tė latuara e tė ngritura mbi tokė. Ndėn altar ndodhej vatra e zjarmit pėr flit qė truheshin. Ndonjė statujė Perėndije nuk u gjet nė kėtė vėnt tė shėnjtė, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona. Por mėnyra e ndėrtimit tė kujton me njė herė tempujt e vjetėr tė Romės ku nderohej dielli.

Nė majė tė njė kodre qė gjėndet pranė katundit Igls nė malsi tė Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar njė tempull tjetėr ilir, nė mes tė tė cilit u gjet shtrirė njė rras’ e madhe qė pėrbėnte altarin. Nė mėngjes, kur dielli dilte pėr tė parėn herė nė buzė tė malit, rrezet e tij binin mu nė mes t'altarit duke-kaluar nėpėr njė gallustėr tė hapur, pėr kėtė qėllim, nė pullas. Qė kjo ndėrtesė ėsht faltore nuk duhet tė kemi asnjė dyshim; varret rreth - e - rrotull sajė vėrtetojnė se, njė soj si sot, edhe Ilirvet tė moēėm i u pėlqente t'i varrosnin tė dashurit e tyre afėr tokės sė bekuar.

Arkeologėt Z. Milter e V. Shmid kanė zbuluar nė Norik, nė dy maja, dy tempuj ilirė me altarė flijimesh kushtuar diellit.

Livi (T. Livi., "Urbe Condita", Libi XL, f. 21-22) na dėshmon se nė vitin 181 p.e.sonė nė majė tė Malit Hem (afėr Peonėve) kishte njė altar kushtuar diellit e njė kushtuar Jupiterit, te tė cilėt bėheshin flijime kushtuar diellit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė