Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-12-13, 21:30   #41
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Titulli: Lidhja Demokratike e Kosoves dhe (aleatet) filozofia rugoviane do ta mar

Behxhet Sh.SHALA

Trilogji pėr njė anomali: Njė popull qė jeton sot nuk mund ta ndėrtojė tė ardhmėn nėse nuk ballafaqohet me tė kaluarėn. Pėr kėtė arsye tė gjitha shtetet qė dalin pas konflikteve apo lufės domosdoshmėrisht ballafaqohen me tė kaluarėn pėrmes procesit tė lustracionit i cili e ndanė shapin prej sheqeri duke i vendosur akterėt , qoftė ata negativ apo pozitiv nė vendet qė u takojnė , nė pėrputhje me angazhimet e tyre. Madje, ky ėshtė detyrim ndėrkombėtar! Tė cilin e kanė nisur ose pėrfunduar tė gjitha vendet e rajonit. Me kėtė janė pėrcaktuar viktimat ndėrsa dhunuesit janė detyruar tė largohen nga postet qė u kanė mundėsuar tė bėjnė krime. Nė Kosovė ka ndodhė ky proces nė drejtim tė kundėrt. Viktimat kanė mbetur viktima ndėrsa ata qė kanė kryer krime vet apo baballarėt e tyre, ose kanė ndihmuar nė mėnyrė shumė aktive ngelėn tė virgjėr, tė paprekur! Madje, vetėm sa u forcuan! Duke kontrolluar tė gjitha lėmitė e jetės nė Kosovė! Nisma pėr procesin e lustracionit nė Kosovė shkaktojė rrėmujė dhe reagime tė ndryshme. Reagimet ishin nga viktimat pse ky proces po vonohej ndėrsa rrėmuja pėrcillte ata qė e kishin, jo mizėn por buallin pas veshi! Tė cilėve ende duart u pikonin gjak ! Ishte rrezik qė tė shkaktohej njė pėrēarje e madhe dhe me pasoja tė pa ( pa ) rashikueshme nė tė cilėn humbės mė i madh do tė ishte populli shqiptar. Aq mė parė qė dosjet ishin nė Serbi ose nė ndonjė nga republikat ( tash shtete ) tė ish Jugosllavisė. Apo nė ndonjė shtet mik ose mė pak mik! Duke u nisur nga fakti se Kosova ėshtė e vogėl dhe tė gjithė janė :” nipa e daja “ atėherė dihet mirė se kush ēka ka bėrė nė kohėrat kur pasuli ėshtė ngrėnė “ kokėrr – kokėrr “. Dhe kush kujt i ka shėrbyer. Pavarėsisht kamuflimit tė pėrkryer tė kameleonėve politik dhe kombėtarė! Kjo ishte edhe arsyeja pse ai qė nė kohėrat shumė tė vėshtira shkroi “ Gjarprinjt e Gjakut” duke e nisur me :” nuk ėshtė trim ai qė e ngrehė kėmbzėn e krimit por ai qė e shtrinė dorėn e pajtimit” ishte kundėr hapjes sė dosjeve! Pėr kėtė roman u arrestua dhe dėnua nga shokėt e Markut pėr tė filluar njė rrugėtim shumė tė gjatė, tė rėndė pėr tė pavendosurit por tė lehtė pėr ate qė kėtė e mori si detyrim ndaj kombit dhe Shqipėrisė! Ishte pra Adem Demaēi , djali i vetėm i njė Nėne tė Madhe e cila, jo qė nuk e pengoi nė rrugėn maratonike drejt clirimit, lirisė dhe bashkimit me Shqipėrinė por i tha se :” nėna Nazife vdes ndėrsa nėna Shqipėri nuk vdes kurrė”! Pikėrisht ky Adem Demaēi doli kundėr hapjese sė dosjeve duke marrė parasysh faktet qė i ceka mė lart. E la qė pėr drejtėsinė tė vendosė Zoti ndonėse nė tri gjykimet pas sė cilave kaloi nė llogoret e ish Jugosllavisė mė shumė se 28 vjet burg tė rėndė kishte shumė dėshmitarė shqiptarė qė sot shetisin lirisht nėpėr Kosovė me aureolėn e patriotėve tė devotshėm. Kėtė e bėjnė duke ditur se Adem Demaēi ėshtė njeri qė falė dhe nuk kėrkon llogari nga fėmijėt e tyre pėr horllėqet e etėrve . Atyre biologjik, ideologjik dhe politik! Edhe unė kam qenė kundėr hapjes sė dosjeve. Pėr tė njėjtat arsye qė ka pasur Baca Adem! Nė tė dy dėnimet e mia me gjithsej 15 vite kanė kontribuar mbi 30 dėshmitarė shqiptarė dhe shqipfolės tė cilėt sot, disa janė ( pa ) fytyra publike ndėrsa disa shiten si autoritete morale apo fetare! I kam falur tė gjithė sepse ėshtė njerėzore tė kesh frikė. Me pėrjashtim tė dy individėve , me siguri pjesėtarė tė KOS-it apo UDB-sė tė cilėt mbase i kanė pėrlyer duart me gjak duke kryer krime pėr kėto dy shėrbime tė dhunės edhe nė Kosovė, edhe nė diasporė! Madhėshtia e Adem Demaēit ishte se ai nuk kishte dhe nuk urrejtje dhe se falė me zemėr dhe jo pėr ndonjė interes apo publicitet! Falė sinqerisht sikur qė e thotė tė vėrtetėn sinqerisht dhe pa i hyrė askujt nė hak. E vėrteta e Adem Demaēit nuk i ka pėlqyer Jugosllavisė dhe Serbisė andaj nuk kam nevojė tė shkruaj pėr rezultate. E vėrteta e Bacės Adem nuk u ka pėlqyer dhe nuk u pėlqen sajuesve tė miteve tė rreme nėn strehėn e tė cilit duan tė mbijetojnė politikisht dhe materialisht duke i mėshehur si gjarpri kėmbėt veprimet e tyre tė dėmshme pėr kombin dhe luftėn. E vėrteta e Bacės i godet edhe alkimistėt tė cilėt me gėnjeshtra , falsifikime , trillime, shpėrdorime bėjnė pėrpjekje qė antivlerat t’i shndėrrojnė nė vlera, frikacakėt dhe dezertorėt t’i shndėrrojnė nė hero dhe antikombėtarėt nė kombėtarė! E vėrtetat e Bacės i godet edhe ata qė morėn vendime tė dėmshme nė Rambuje sikur qė edhe ata qė dikur ishin shokė tė Bacės nė llogore dhe nė luftė e qė tash i kanė rėnė taxhisė! Ata qė i kanė rėnė taxhisė e tash po vjellin nga para e nga prapa! Edhe tė paqes , edhe tė luftės!

Po sa trim dhe hero ishte nė tė vėrtetė ” presidenti historik “:

1. Alija Izetbegoviq ishte presidenti i fundit i Bdhe H para se tė fillonte agresioni kriminal i serbėve tė Bosnjės , ushtrisė sė Serbisė dhe forcave paramilitare dhe policore tė kėtij shteti. Nė pėrpjekje pėr t’i shmangur luftės ishte te Milloshqviqi nė Beograd duke bėrė sakrificė qė edhe nė kushte nėnshtrimi tė merrej vesh me Milloshin. Mirėpo Millosheviqi pėrveē se nuk e pėrfilli kėrkesėn e tij vetėm sa nuk e pėrzuri nga zyra . Me t’u kthyer nė Sarajevė dhe pas provokimeve tė serbėve nė Pale, Izetbegoviqi doli para medieve tė B dhe H duke thėnė se u pėrula para Millosheviqit pėr tė shmangur luftėn dhe ruajtur paqen mirėpo tash jemi nė situatė qė tė gjithė ata qė e duan Bdhe H duhet tė luftojnė me tė gjitha mjetet qė i kanė dhe t’i sigurojnė ato qė nuk i kanė.

2. Ibrahim Rugova e sabotoi luftėn me mjete qė i pati duke bėrė pėrpjekje qė t’i gjej edhe ato mjete qė nuk i kishte pėr ta penguar luftėn. Kur nė skenė doli UĒK –ė ai menjėherė e shpalli si dorė tė zgjatur tė Serbisė duke kėrkuar hetime nga FBI. Gjithashtu e formoi njė strukturė paralele ushtarake tė quajtur FARK pėr ta rivalizuar UĒK-nė dhe pėr ta sabotuar luftėn. Asnjėherė nuk iu drejtua popullit kur nisi lufta por me deklaratat e tij se nėse ēohemi kundėr Serbisė na shfarosin pėr 24 orė mbillte frikė dhe defetizėm. Si udhėheqės nuk mori asnjė pėrgjegjėsi pėr dallim nga Alia Izetbegoviq. Pėr kėtė arsye Alia ishte trim ndėrsa Rugova frikacak. Alia ishte nė burg disa vite ndėrsa Rugova as disa sekonda. Aq rrezik ishte ky pėr Serbinė!
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė