Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-03-12, 19:30   #145
halla e madhe
 
Avatari i halla e madhe
 
Anėtarėsuar: 07-12-04
Postime: 11,600
halla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėmhalla e madhe i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ku qėndron kuptimi i jetės?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Bajlozi i Zi Shiko postimin
Ne e ndryshojme, sipas momentit tonė personal, kuptimin e jetes.
Qe se edhe ne kete rast e perdora "Ne", duke marre persiper te flas ne emer te shumices. Arbitrarisht tybe, se jo qe kam ndonjefar kompetence. Po qe, keshtu e kemi te mesuar jeten, te bazohemi ne ate qe mendon e vepron shumica.
Ban ēka ban shumica, dmth je normal.

Personalisht, keto pallavrat pėr "shumicen", po me pengojne fort koheve te fundit. Ndoshta eshte pasoje e fazes se jetes, ose moshes. Por jam mjaft mjaft mosbesues ndaj ketij qendrimit dhe vleresimit qe i ipet shumices... edhe pse ėshtė njė nga fjalėt qė
pėrdoret mė sė shumti.
Shumica vendosė, shumica ka te drejte, vota e shumices, shija e shumices, shumica po e dojne... e terrci-verrci. Ta lodhin b***** gazetat me kete fjale, dite pėr dite.

Nejse,

Sipas meje, kjo puna e "shumicės", vlen, ama mė sė miri vlen pėr tė vdekurit.
S’dij nese e keni dėgjuar kur thonė pėr te vdekurin "shkoi te tė shumtėt"?

Tė gjallėt, e duan pakicėn. Edhe u kry puna. Pikė.

Krejt lufta ne kete jete bėhet pėr tė qėnė tek tė paktit. Tek pakica.
Normal, duke pėrdorur e shfrytezuar shumicėn. Sepse
shumica ėshtė thjesht mjet pėr me arrite te pakica, dhe jo qėllim.
Gjėrat e mira, nė kėtė botė ose jetė, janė tė kufizuara. Jane pėr nje pakicė shumė te vogel.
Nuk ka pėr krejt. Porsche-tė, BMW-tė, Ferrari, Cindy Crwaford, Merlin Monro... janė “me cikirrik”, nuk ka pėr gjithkanin. Veē njė ėshtė kryeministri ose
presidenti; nja disa pak jane ministra...

Meshkujt e femrat janė baraz si numer, por, krejt numri i djemve ėndėrrojne pėr jeten e tyre veē njė grusht femra, sa gishtat e dores, femra te bukura dhe tėrheqėse. Ato tjerat femra janė veē kur nuk munden kurrqyshė me i kapė ato tė paktat qe numerohen me gishta te dores…

Kjo, veē nese jemi dyfytyresha,ndryshe s'kemi qysh e mohojme.

Njejte kėshtu ndodh edhe “kah ana tjeter”, kah femrat… shumicen absolute te meshkujve i zgjedhin veē kur te vjen puna “futja bukė me ēervish t'kallamojt, se mishi u sos”, ose “kur s’ki knus e han
kaēelin”. Sepse jane teper pak ne numer ata meshkuj qe femrat do t'i enderronin e zgjidhnin pėr shok te jetes.

Une nuk e dij kush na ka programu kesisoj.
A Darwini a Zoti, kjo pėr jeten njerezore kurre s'ka lujte rol. Kurrfare peshe s'ka. Macja luan
me miun a me lamshin pa e mėsu kurrkush. E ka me tė dhanme, me t'leme, e jo me tė thanme.
Edhe ne e kemi me tė dhanme, me tė lindur, qė gjate jetes sone tė luajmė kete komedinė tonė njerėzore, qė na pėrzgjedhė vazhdimisht, pa mėshirė, pėr te na e imponuar "shumicėn", edhe e ruan "pakicėn", qė e zhvillon e e perparon vazhdimisht viranen e pashmangshme e shumė te deshirueshme, lojėn e pakicės.
Loja ma e famshme ne kete jetė eshte loja e pakicės, se ciles ne nuk i shmangemi dot.
Sa me shumė qe e mohojme kete loje... Keq pėr neve, mirė pėr lojėn.
...ev ev Bajloz ev, na shkoj ymri e kurr s'u knaqem,mazamakeeeeq!
__________________
Jetes kurr nuk i dihet.....
halla e madhe Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė