Tema: Epilepsia
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-06-11, 11:53   #12
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Epilepsia



Si tė jetohet me epilepsinė?


Reagimi i parė nė njė lajm jo tė mirė ėshtė gjithmonė i frikshėm. Frika nga ardhmėria, pranimi apo njė hap i gabueshėm. Si ta mundim vetveten dhe ta pranojmė realitetin ashtu si ėshtė njėra ndėr pyetjet mė tė vėshtira me tė cilat ballafaqohemi.
Epilepsia nė mjekėsinė bashkėkohore qė moti nuk konsiderohet sėmundje, por ērregullim, qė do tė thotė se nuk ėshtė infektuese, as e (pa) shėrueshme, por ėshtė njė gjendje me tė cilėt fėmijėt apo tė rriturit jetojnė nė gjendje normale.

Udhėzime pėr ndihmėn e parė nė rast tė sulmit
- Tė largohen nga ambienti tė gjitha ato qė do tė mund ta lėndonin personin.
- Tė luten tė gjithė ata qė nuk janė tė nevojshėm qė tė largohen, nuk ka nevojė pėr tollovi.
- T’i vendoset diēka e butė nėn kokė (jastėk, ēantė, xhaketė, xhemper).
- Tė kontrollohet mirė se ēfarė ka tė veshur, nėse ka kėmishė kopsat t’i lirohen dhe tė siguroheni se asgjė nuk e pengon nė frymėmarrje.
- Tė kontrollohet koha e saktė e fillimit tė sulmit pėr t’u orientuar rreth kohėzgjatjes sė sulmit (kjo ka rėndėsi ngase mė pa duhet t’i shpjegohet mjekut).
- Mos t’i vendoset asgjė nė gojė gjatė sulmit
- Mos t’i jepet kurrfarė lėngu gjatė kohės sė sulmit, derisa t’i kthehet vetėdija nė pėrgjithėsi.
- Mos provoni t’i ndalni ngėrēet e trupit.
- Mund tė ndodhė qė pas sulmit tė vjellė, kjo ėshtė krejt normale.
- Pas sulmit duhet tė shtrihet i qetė dhe tė pushojė, ndoshta dėshirojnė edhe tė flenė, edhe kjo ėshtė normale, lėreni tė flejė.
Kujdes: Gjatė kohės sė dushit, dera e banjės duhet tė jetė e shkyēur, pėrderisa dikush duhet tė qėndrojė nė dhomėn pranė nė rast tė sulmit.
Larja nė pishinė e lejuar, por vetėm me njė mbikėqyrje tė rreptė.
Nuk ka nevojė tė lajmėrohet mjeku nėse sulmi ėshtė mė i shkurtėr se 5 minuta dhe nėse nuk ėshtė lėnduar gjatė sulmit.

Kur duhet lajmėruar mjekun

- Nėse sulmi ka ndodhur nė pishinė apo nė rrethana tė ngjashme.
- Nėse pėrmirėsimi ėshtė shumė i ngadalshėm pas sulmit, si dhe ka sjellje jo tė zakonshme.
- Nėse ka pengesa nė frymėmarrje.
- Nėse gjatė sulmit ėshtė lėnduar fizikisht.
- Nėse sulmi zgjat mė gjatė se 5 minuta.
- Nėse nuk i kthehet vetėdija.

Disa tė dhėna bazike pėr sulmet e epilepsisė

- Shumica e sulmeve zgjasin njė deri dy minuta, ndėrsa pėrmirėsimi pas disa orėve.
- Sulmi kalon vetvetiu, nuk mund tė ndalohet.
- Personi nuk ndien dhimbje gjatė kohės sė sulmit.
- Sulmet nuk rrezikojnė jetėn e atij qė vuan nga epilepsia, rreziku mė i madh ėshtė nga lėndimi fizik me rastin e sulmit befasues.
/bbc-health
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Naki : 13-06-11 nė 11:54
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė