Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-07-11, 15:21   #1
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Hashim Thaēi, personalitet i shekullit

Hashim Thaēi, personalitet i shekullit

Publikuar: E premte 29 Korrik 2011, 14:48
Shkruan

Reshat SAHITAJ


Lidhur me figurėn dhe veprimtarinė e Hashim Thaēit, analistėt tanė dhe botėrorė kanė shkruar herė pozitivisht e herė duke bėrė spekulime dhe kalkulime nga mė tė ndryshmet. Ndonjė analist yni pėr interesa tė panjohur pėr opinionin tonė i ka bėrė lajka, duke e ngritur figurėn e tij nė superlativ, ndonjė tjetėr i paguar nga ndonjė shėrbim, po ashtu i panjohur pėr ne ka shkruar negativisht pėr figurėn e Hashim Thaēit. Gjer mė tani nuk mė ka rėnė rasti tė lexoj diēka objektive dhe realiste dhe pa inate personale e partiake, ku nuk ngrihet e nuk zbehet asgjė nga veprimtaria e kėtij personaliteti tanimė tė konfirmuar, si nė skenėn ndėrkombėtare, po ashtu edhe nė atė kombėtare.

Shqiptarėt vetėm tė vdekurit i respektojnė

Historikisht shqiptarėt tė paguar nga shėrbimet sekrete armiqėsore gjithnjė na i kanė vrarė veprimtarėt mė tė devotshėm tė atdheut. Bazuar nė studimet shkencore tė Dr. prof. Eqrem Zenelajt, duket se Rusia Cariste dhe satelitėt e saj vėllazėrorė Serbia dhe tė tjerėt pėrreth, kanė pėrhapur dezinformata kundėr patriotėve tanė, duke i etiketuar ata si tė shitur, ku nė kėtė mėnyrė i kanė "legjitimuar" aktet terroriste tė tyre. Kush i vrau: Isa Boletinin, Hasan Prishtinėn, Bajram Currin....?! Pėrgjigja nuk do koment, sepse edhe fėmijėt e dinė, shqiptarėt e paguar nga Serbia. Veprimtarėt e ēėshtjes kombėtare asnjėherė nuk u respektuan nga masat tona popullore, sepse kundėr tyre dhe prapa tyre ekzistonte dhe ende ekziston njė makineri propagandistike serbe, qė asnjė shqiptar nuk na del i pastėr. Dikur popullsia jonė mendonte se Avdyl Frashėri ishte i paguar nga Turqia pėr tė themeluar "Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit", sepse si pretekst merrnin vėllanė e tij, tė cilin nuk ia kishin ndėrprerė tė ardhurat. Propaganda kundėr patriotėve tė mirėfilltė vazhdon edhe nė ditėt e sotėm, dhe nuk ėshtė aspak e rastėsishėm kur njė ish-ministėr i kulturės sonė deklaronte se Adem Demaēi po tė kishte qenė atdhetar Serbia do e kishte vra! Mirėpo as kundėr Hashim Thaēit nuk kanė munguar tė flitet e sidomos nė opinionin popullor. Lufta psikologjike kundėr atdhetarėve tė devotshėm ėshtė mė e suksesshme kur ajo dezinformatė plasohet si e saktė nė masat e gjėra tė popullit, gjė qė pėr kėtė Serbia ėshtė tepėr e sofistikuar.
Nga propaganda e tillė armiqėsore, ne gjithnjė kemi pasur dyshime se personalitetet tona politike janė nė shėrbim tė armikut. Kjo ka ndikuar qė ne kurrė tė mos tregojmė respekt pėr veprimtarėt e gjallė. Pas vdekjes sė tyre, ne ngrisim nė qiell veprat e tyre, por kjo ėshtė vonė.
Si dikur edhe sot, Serbia e ka tė fuqishėm shėrbimin e saj kundėr shqiptarėve, madje, njė pjesė e tyre janė pėrvjedhur dhe punojnė nė struktura tona shtetėrore, detyra e tė cilėve ėshtė pėr tė marrė informata dhe tė pėrhapin dezinformata kundėr gjithēkaje shqiptare.

Hashim Thaēi dhe aksioni i tij historik

Tė gjithė shqiptarėt e dinė rolin e Hashim Thaēit gjatė luftės, mirėpo nė shumė qarqe gjatė luftės ėshtė folur e pėrfolur se si ai tėrė kohėn ka qėndruar nė "Rogner" dhe se po tė mos ishte Hashim Thaēi dhe luftėtarėt e UĒK-sė, Serbia nuk do kishte bėrė masakra nė popullin shqiptar. Kjo ishte propaganda qė Serbia e zhvillonte aso kohe vetėm e vetėm qė luftės ēlirimtare tė mos t'i pėrgjigjeshin masovikisht.
Pikėrisht kur flitej se Hashim Thaēi qėndronte nė "Rogner", aso kohe Hashim Thaēi kishte vizita sekrete nė Paris e nga Parisi nė kufirin belgo-francez e prisja unė me shokėt tjerė pėr takime sekrete nė NATO me Velsi Karkun mbante konferenca pėr medie internacionale nė Bruksel, ku qėndroi disa ditė nė vilėn shtetėrore tė organizuar nga mikja jonė senatorja Ane Marie -Lizin dhe nė cilėn vilė "sekrete" Thaēi e vizitonin edhe luftėtarėt tjerė si "Daja" e shumė tė tjerė. Nga Brukseli shkoi nė udhėtimin mė sekret pėr Londėr te Robin Kuku, i shoqėruar nga Ekrem Krasniqi e nė Aeroportin e Londrės i pėrcjellė me vetura banale qė askush tė mos dyshonte se aty gjendej Hashim Thaēi. Bilall Sherifi dhe stafi i Hashimit dėshironte qė kėto takime tė bėheshin publike, mirėpo do i kujtohet tani Hashimit dhe tjerėve se Vesli Klarku i kishte kėshilluar qė takimi tė mbetej top sekret pėr arsye qė mos ta zemėronte Rusinė dhe t'i sulmonte nė mėnyrė kirurgjike forcat serbe. Takimi nė Paris, Bruksel dhe Londėr nuk ishte bėrė rastėsisht dhe nga Zoti, por prej nesh qė asnjėherė nuk e ngritėm zėrin as pėr t'u lavdėruar e as pėr t'i bėrė lajka Hashimit dhe tjerėve, tė cilėt me veturėn time personale shkuan edhe nė vilėn shtetėrore amerikane te Ollbrajti, qė gjendet nė periferi tė Brukselit.
Edhe pse me Hashimin jam takuar dy apo tri herė, dhe nuk kam asnjė pėrfitim qoftė vend pune apo material nga Qeveria dhe partia qė e drejton Hashim Thaēi, nuk kam menduar kurrė se ai personalisht punon kundėr interesave kombėtare.
Aksioni i sė hėnės ė kaluar, Hashim Thaēin do ta ngrit nė piedestalin e ēėshtjes kombėtare. Vendosmėria e tij pėr ta vė nėn kontroll pjesėn veriore ėshtė hapi historik.

Hashim Thaēi
personalitet ndėr mė tė ēmuarit e shekullit

Nė medie tė Shqipėrisė viteve tė fundit janė zhvilluar njė seri debatesh lidhur me atė se cilėt do mbesin dhe konsiderohen baballarė tė kombit shqiptar. Natyrisht, pėr shkaqe ende tė errėta ideologjike sociologėt, psikologėt, filozofėt dhe analistėt nuk po arrijnė tė gjejnė njė figurė historike qė do mbetej ikonė e pėrhershme kombėtare. Debatet televizive vazhdojnė ta intrigojnė opinionin tonė, duke mos pasur guxim tė pėrcaktohen pėr Skėnderbeun, apo Ali Pashė Tepelenėn ose Isamil Qemailin, e madje as pėr tė tretė bashkė. Pėr secilėn nga kėto figura tė rėndėsishme kombėtare, analistėt dhe historianet gjejnė "gabime" se njėri kishte zhvilluar luftėra pėr Vatikanin, tjetri kishte qenė vetėm njė pirat qė ishte shndėrruar nė figurė politike, tjetri kishte grua greke dhe anonte nga Greqia. Me profka tė tilla merren analistėt, historianet dhe ndonjė filozof e sa pėr figurat tjera, si: Avdyl Frashėri, Ymer Prizreni, Hasan Prishtina... as qė bėhet fjalė. Inteligjenca kosovare nuk e shtron kėtė ēėshtje, sepse tanėt merren me glorifikime tė miqve tė vet dhe me zbritje tė kundėrshtarėve.
Pavarėsisht se njeriu e sidomos personalitetet e njohura gabojnė me hapa e ndėrmarrje tė ndryshme, ėshtė koha qė Kosova tė krijojė njė institucion pėr vlerėsimin jo vetėm tė vlerave tė luftės, por edhe nė fusha tjera. Nuk duhet lejuar qė secili tė shkruajė monografi pėr shokėt apo familjarėt e tyre, nuk duhet dhėnė hapėsirė disa sharlatanėve qė nuk njohin as si historianė, as si veprimtarė, e as tė pėrgatitur profesionalisht tė shkruajnė libra pėr ta vlerėsuar ndonjė figurė poltike tė vdekur apo tė gjallė. Tė tillėt e dėmtojnė vetėn, e veēmas ēėshtjen kombėtare.
Deri mė sot askush nuk ėshtė marrė seriozisht dhe nė mėnyrė shkencore me luftėn e fundit e me heronjtė e saj. Natyrisht, pėr kėtė duhet mjete financiare tė konsiderueshme, sepse duhet bėrė hulumtime, verifikime, krahasime... pėr tė ardhur deri tė njė vlerėsim real i luftės sonė dhe heronjve tė saj tė gjallė apo tė vrarė nė altarin e lirisė.
Kryeministri aktual, Hashim Thaēi, ka dhėnė mjaft prova se lufta e tij dhe vendimet e tij ishin tė drejta dhe kombėtare. Pas luftės Hashim Thaēi ka evoluar si nė qėndrim, nė fjalor dhe shprehjet politike, po ashtu edhe nė diplomaci ndėrkombėtare dhe kombėtare. Vendimi i tij i fundit tregon maturinė, pjekurinė dhe mė shumė atdhedashurinė. Duke e studiuar veprimtarinė e tij para dhe pas luftės, pa asnjė dyshim mund tė konfirmohet se hapi i tij pėr ta shtrirė kontrollin nė tėrė hapėsirėn e Kosovės ėshtė hap i madh qė mund ta marrin vetėm ata qė kanė guxim dhe janė kombėtarisht tė vendosur. Pėr personalitetet politike, historia ėshtė treguar gjithnjė e pamėshirshėm, kur ata zhvillonin aksione tė gabuara, mirėpo tregohej zemėrgjerė pėr vendimmarrjet e tyre kombėtare.
Vendimi i tij pėr tė marrė nėn kontroll pikėn 1 & 31, ėshtė vendim historik dhe nėse qėndrimi i Thaēit do tė vazhdojė me kėtė tempo, pa asnjė dyshim Kryeministri ynė do tė shėnojė gjurmė nė karrierėn e tij politike qė do ta radhisin nė rangun e personaliteteve tė shekullit.

vijon


Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante