Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-09, 12:01   #14
Tropojani30
 
Anėtarėsuar: 10-06-08
Postime: 198
Tropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashurTropojani30 shumė i dashur
Gabim Titulli: Kush e formoj, kush e udhėhoqi, kush e shkatrroj, dhe kush nuk luftoj pėrkrahė UĒK-es

ANALIZA

Dėshmi tonditėse pėr prapaskenat e uzurpimit tė UĒK-sė nė Kosovė (1)

Si u eleminuan themeluesit e UĒK-sė

Dėshmi mbi eleminimet nė kreun e UĒK nė Kosovė, shmangien e Adem Jasharit nga drejtimi i UĒK-sė dhe vrasjen e disa drejtuesve kryesorė tė saj


Njė intervistė-dėshmi e Saim Tahiraj, njė prej themeluesve tė grupeve guerrile nė Kosovė qysh nė vitin 1991. Dėshmitari flet pėr rolin qė ka pasur Shqipėria nė organizimin e grupeve ilegale nė Kosovė, armatosjen e tyre, stėrvitjen nė kampet shqiptare, rolin e Adem Jasharit dhe Sali Cekajt, nė kėto organizime. Dėshmitari i identifikuar si pjestar i grupit tė Sali Cekajt flet pėr krimet e vitit 1998 1999, kur krerėt realė tė UĒK-sė u eleminuan nga celula marksiste tė drejtuara nga shėrbimi sekret i Tiranės. Gazeta TemA po boton nė disa numra dėshminė e tij

Sefedin Krasniqi

& Beqir Kameraj

Nė pėrvjetorin e pestė tė luftės sė Jasharėve nė Prekaz, tė 5, 6, dhe 7 marsit 1998, shtypi i shkruar i Kosovės ka botuar artikuj tė ndryshėm lidhur me pėrgatitjet e luftės, ushtrimeve tė grupeve tė para nė Shqipėri nė vitin 1991 deri nė fillimin e luftės sė hapur dhe zhvillimin e saj nė Kosovė. Prej mbarimit tė luftės ėshtė folur dhe janė realizuar shumė intervista me komandantė dhe ushtarė apo veprimtarė qė e kanė ndihmuar ēlirimin e Kosovės. Janė botuar edhe shumė libra, shumė tė tjera janė nė botim e sipėr. Por shumė gjėra kanė mbetur pa u thėne nga shkaku se shumė ushtarė tė UĒK-sė gjėndeshin ende nėpėr burgjet serbe. Pasi nė burgjet serbe, sipas tė gjitha gjasave, nuk ka mė pjestarė tė UĒK-sė, intervista dhe fejtone, me rrėfime pėr luftėn, prapė kanė vėrshuar nė shtypin e Kosovės. Interesim i veēantė ėshtė shfaqur pėr rrėfimet e anėtarėve tė familjes sė Adem Jasharit. Nė rrėfimin e Rifat Jasharit flitet edhe pėr disa pjestarė tė grupit tė Sali Ēekajt, sidomos pėr familjen e vėllezėrve Tahiraj nga Belegu si dhe tė Osman Ferizit nga Kodralia. Pėr kėto familje ka folur pėr sė gjalli edhe Hamzė Jashari, i cili nė intervistėn e Shpresė Mulliqit, tė botuar post-mortum nė kombėtaren "Bota sot" mė 16, 17 dhe 18 prill 1998, ka deklaruar: "Familja Jashari e njeh mirė familjen Tahiraj nga Belegu si dhe familjen Ferizi nga Kodralia etj." Nė njė intervistė tė gjatė, nė muajin shtator tė vitit 2002, nė gazetėn "Zėri", Rifat Jashari ka deklaruar fare ngjashėm sikur vėllai i tij Hamza. Pėr komėtaren "Bota sot", e lutėm njėrin nga vėllezėrit Tahiraj, Saim Tahirajn, pasi qė ky ishte edhe mė aktivi nė grupin e Sali Ēekajt, qė tė flasė mė imtėsisht rreth veprimtarisė sė kėtij grupi si dhe zhvillimeve tė luftės nė pėrgjithėsi. Gjatė bisedės tė pranishėm kanė qenė edhe vėllezėrit Ismet dhe Sami Tahiraj.



Intervistė dėshmi e Saim Tahiraj, njė prej themeluesve tė gupeve guerile nė Kosovė qysh nė vitin 1991

Ushtarėt dhe armėt erdhėn nga Shqipėria

Ku dhe kur kanė filluar kontaktet e juaja me Adem Jasharin dhe Grupin e luftėtarėve tė Drenicės dhe tė Llapit? Cilat ishin lidhjet e Grupit tė Salih Ēekajt me kėto grupe?

Saim Tahiraj: Dua tė jem i qartė. Ne nuk kemi punuar kokė mė veti. Para se tė fillojmė me pėrgatitjet ushtarake nė Shqipėri, nė mes tė institucioneve tė shtetit shqiptar dhe atyre tė Kosovės, sa di unė, ėshtė arritur njė marrėveshje. Protogonistėt e kėsaj marrėveshje janė gjallė, si nė Kosovė edhe nė Shqipėri. Ata mė nė fund duhet tė flasin e ta thonė tė vėrtetėn. Kėtė ia kanė borxh historisė dhe gjithė shqiptarėve, por nė veēanti ua kanė borxh Salih Ēekajt, Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Pėr mua kėto tri persona janė tri shtyllat kryesore tė luftės sė armatosur pėr ēlirimin e Kosovės. Ata e pėrgatitėn luftėn, i realizuan aksionet e para kundėr ushtrisė serbe dhe vazhduan me luftėn e hapur derisa ranė heroikisht nė fushėn e nderit. Ndėrsa pėr kontaketet me Adem Jasharin dhe me grupe tė tjera luftėtarėsh do tė flas nė kuadėr tė kontakteve qė kemi pasur me rastin e pėrgatitjes sė Grupit tė Dytė nė Shqipėri, e sidomos pas hyrjes sė kėtij grupi nė Kosovė.

Atėherė na thoni diēka mė imtėsisht, pėr pėrgatitjet ushtarake dhe futjen e kėtyre grupeve nė Kosovė.

Saim Tahiraj: Pas daljes sė Salih Ēekajt nė Gjermani, veprimtaria e tij zhvillohet nė dy drejtime: nė atė politik, duke u kyēur nė LDK me qendėr nė Shtutgard, sepse ndėrsa ishte nė Kosovė ishte anėtar i kėsaj partie. Drejtimi tjetėr ishte fillimi i veprimtarisė ushtarake, e qė nė atė kohė ka vepruar nė kuadėr tė Qeverisė sė Kosovės e cila punonte nė egzil. Ai pra kishte marrė instruksionet nga njerėzit e qeverisė pėr tė filluar pėrgatitjet e para ushtarake, bashkė me shumė shokė dhe njerėz tė besueshėm tė ēėshtjes kombėtare. Pas shumė analizave dhe konsultimeve, Salihu ka shkuar nė Shqipėri dhe atje bashkohet me rreth 60 djem tė zgjedhur nga tė gjitha viset shqiptare jashtė Shqipėrisė Londineze. Me kėta djem ka bėrė pėrgatitje ushtarake nė Surrel tė Tiranės, nė malin Dajt. Ky ka qenė grupi i parė i ushtarėve tė Republikės sė Kosovės.

Do tė ishte me interes tė thuani diēka pėr kėtė grup. Nė opinion dihet shumė pak. A janė futur nė Kosovė ushtarėt e kėti grupi tė armatosur dhe me uniforma ushatarake?

Saim Tahiraj: Jo, ata nuk kanė qenė tė armatosur as tė uniformuar. Pas ushtrimeve ushtarake njė muajshe, qėllimi i tyre ka qenė futja nė Kosovė nėpėr rrugė dhe mėnyra tė ndryshme. Pėrjashtim bėjnė Salih Ēekaj dhe Zymer Lulaj. Kėta tė dy kanė udhėtuar nga Shqipėria nė drejtim tė Kosovės dhe kanė qenė tė armatosur. Mendoj qė pėr kėtė duhet tė flas mė gjerėsisht Zymer Lulaj. Ai ėshtė dėshmitar i gjallė. Por e di qė ata nė Deēan i kanė vėnė bazat e para pėr ushtarėt e ardhshėm tė Republikės sė Kosovės.

Nė kėtė grup veē Salih Ēekajt dhe Zymer Lulajt, a dini edhe ndonjė emėr tjetėr tė rėndėsishėm qė duhet pėrmendur?

Saim Tahiraj: Po, nė kėtė grup ka qenė edhe Zahir Pajaziti, i cili, gjithashtu bėri shumė pėr formimin e bėrthamave tė para tė luftėtarėve tė lirisė tė Llapit por edhe mė gjerė.

Pėr vrasjen e tij para luftės, e nė veēanti pas saj, ka pasur polemika nga individė tė ndryshėm. Ēfarė mendoni ju?

Saim Tahiraj: Fatkeqėsisht, ai u vra herėt nga forcat serbe. Rreth vrasjes sė tij ėshtė folur e pėrfolur shumė, janė dhėnė vlerėsime dhe spekulime, por unė nuk dua tė ngatėrrohem me gjėra qė nuk i di.

Atėherė, si qėndron puna me grupin e Dytė tė ushtarėve tė Republikės sė Kosovės?

Saim Tahiraj: Unė kam pasur privilegjin qė grupit tė dytė t’ia bashkangjes njė grup djemsh nga komuna e Deēanit. Edhe ky grup ėshtė stėrvitur nė Surrel tė Dajtit, nė tė njėjtėn bazė stėrvitore ushtarake. Pasi unė bashkė me shumė djem tė tjerė i kishim filluar aktivitetet tona, ende pa filluar ushtrimet nė Shqipėri, posa u paraqit nevoja udhėtova nga Zvicra nė Kosovė. Nė Deēan kontaktova me Xhemail Berishėn, njė veprimtar mjaft i denjė pėr kohė tė vėshtira dhe kushtet nė tė cilat vepronim atėherė. Me Xhemailin u dakorduam rreth organizimit dhe ai, pa vonuar, filloi pėrgatitjen e njerėzve dhe tė terrenit se kush mund tė ishte nė grupin e dytė nga komuna e Deēanit, ndėrsa unė u ktheva nė Zvicėr. Posa e morėm sinjalin e duhur nga njerėzit pėrgjegjės, nga Kosova nė Zvicėr, erdhėn bashkė me Xhemail Berishėn, Osman Ferizi, Shkėlzen Gjoni dhe Hasan Ferizi. Vėllai im, Sami Tahiraj, ndodhej nė Zvicėr. Meqenėse, ky tashmė ishte i kyēur nė kėtė organizim, iu bashkua kėtij grupi nė Zvicėr dhe udhėtuan tė gjithė sė bashku nė Shqipėri. Ushtrimet kanė zgjatur 30 ditė dhe ato i kanė udhėhequr oficerė tė specializuar tė ushtrisė shqiptare. Pas ushtrimeve nė Shqipėri, qėllimi kryesor ishte qė me njė pjesė tė armatimit tė depėrtojnė ilegalisht nė Kosovė. Pra ky mision delikat, i kalimit ilegal tė kufirit Shqipėri-Kosovė, me 33 ushtarė tė armatosur, iu besua Salih Ēekajt, tash hero kombėtar.

Cilat kanė qenė arsyet qė determinuan qė Salih Ēekaj t’i printe kėtij grupi pėr t’u futur nė Kosovė? Kush ia besoi kėtė rol dhe a ishte ai komandanti i parė i grupeve tė armatosura tė luftėtarėve tė lirisė?

Saim Tahiraj: Arsyet qė Salih Ēekaj duhej t’i printe kėtij grupi ishin tė shumta dhe tė ndryshme. Por, arsyet kryesore ishtin se ai kishte njohuri ushtarake pasi ishte oficer rezervė dhe pėr kėtė fushė posedonte njohuri profesionale, pastaj ishte person qė njifte mė sė miri terrenin kah duhej tė hyhej nga Shqipėria nė Kosovė. Sali Ēekaj ishte njeri i qetė, serioz, i besės dhe njė intelektual qė dinte shumė mirė ēfarė duhej bėrė pėr Kosovėn. Udhėheqės e kanė zgjedhur ushtarėt qė pėrgatiteshin tė futen nė Kosovė.

Kėshtu pra, pas 30 ditė ushtrimesh prej 55 ushtarėve sa ishin nė grupin e dytė, vetėm 34 veta u nisėn drejt Kosovės me 75 kallashnikovė, me njė pjesė municioni e me bomba dore. Me kėtė rast dėshiroj ta cek, por nėse ėshtė nevoja edhe ta pėrseris, se kjo ėshtė thyerja e parė e kufirit dhe jo siē po pretendohet, se thyerja e kufirit u bė vetėm nė vitin 1999. Jo, thyerja e kufirit, pėr trima, ėshtė bėrė nė vitin 1991. Atėherė ishte tepėr vėshtirė dhe gati e paimagjinuar njė ndėrmarrje e kėtillė. Ka njerėz qė kanė kaluar kufirin Shqipėri-Kosovė; dy, tre a mė shumė veta, por me qėllime luftarake, tė armatosur dhe tė organizuar nė baza institucionale, kjo ėshtė hera e parė deri nė fillimin e luftės sė hapėt. Tė tjerėt le tė thonė si tė duan e ēka te duan. Grupe bashibuzukėsh mund tė ketė pasur edhe para vitit ’91 dhe pas vitit ’91, por ky ishte njė rrugėtim me detyrė, i mbėshtetur nga institucionet e atėhershme tė Republikės sė Kosovės. Pastaj nė kėtė rrugėtim ka qenė edhe legjenda e mėvonshme e luftės sė vitit ’98, Adem Jashari. Kjo thyerje kufiri nuk u ndal mė as pėr Salih Ēekajn, as pėr Adem Jasharin, as pėr Zahir Pajazitin. Qėllimi i futjes sė armatimit nė Kosovė ishte armatosja e bėrthamave tė para tė njėsiteve ushtarake pėr ēlirimin e Kosovės, tė cilat quheshin njėsitet e para vetėmbrojtėse.
----------

TEMA
Tropojani30 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė