Pas vrasjes sė lideres sė opozitės - situatė e tensionuar nė Pakistan
Mijėra vetė janė mbledhur nė jug tė Pakistanit, pėr tė nderuar trupin e lideres sė vrarė Banazir Bhutto qė ka mbėrritur nė fshatin e saj tė lindjes. Funerali i lideres sė opozitės nė Pakistan Benazir Bhutto pritet tė zhvillohet gjatė ditės sė sotme. Zonja Bhutto kishte thėnė se jeta e saj ishte nė rrezik kur mori pjesėn nė tubim. Ajo u vra bashkė me 20 persona tė tjerė nga njė sulmues vetėvrasės, nė Raulpindi, ku mbajti njė tubim parazgjedhor.
Liderja e opozitės nė Pakistan Benazir Bhutto do tė varroset pranė tė atit tė saj, ish kryeministrit Zulfikar Ali Bhutto, i cili u ekzekutua me varje nga qeveria ushtarake e Pakistanit tė vitit 1979. Trupi i saj ėshtė dėrguar nė shtėpinė e saj nė Larkana, distrikti Sindh ku bėhet varrimi.
Dhunė nė Pakistan
Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, shpalli tre ditė zie kombėtare.
Ai bėri thirrje nė televizion pėr qetėsi, por dhuna ka shpėrthyer nė disa pjesė tė vendit, nė mėnyrė tė veēantė nė provincėn e zonjės Bhutto, nė Sindh, ku mbėshtetėsit e saj dolėn nėpėr rrugė.
Ata i vunė zjarrin rajoneve tė policisė, bankave, dyqaneve dhe makinave.
Ka pasur njoftime pėr sulme edhe nė zyrat elektorale tė Ligės Myslimane qė mbėshtet presidentin.
Sharif bojkoton zgjedhjet
Tė paktėn 12 vetė janė vrarė gjatė dhunės, nė mesin e tė cilėve edhe njė polic nė Karaēi.
Nė Lahore situata ėshtė e paqėndrueshme, kurse nė Peshvar trupat e ushtrisė dolėn nė rrugė pėr tė mbajtur nė kontroll protestat.
Zyrtarėt nė SHBA bėnė thirrje qė zgjedhjet e planifikuara brenda dy javėsh tė zhvillohen sipas planit.
Por pas vdekjes sė zonjės Bhutto, udhėheqėsi tjetėr i opozitės, Nauaz Sharif u angazhua tė bojkotonte zgjedhjet.
"Sulmet mbi dy partitė mė tė mėdha kombėtare politike nė tė njėjtėn ditė tregojnė qėllimet e Musharrafit. Ka qenė njė konspiracion i primedituar."
Mė herėt, tė enjten, persona tė armatosur kishun hapur zjarr kundėr mbėshtetėsve tė kundėrshtarit tė zonjės Bhutto, ish-kryeministrit Nawaz Sharif. Nė atė incident u vranė katėr persona.
"Kjo vėrteton tani plotėsisht se nuk do tė ketė zgjedhje tė lira nė praninė e Musharrafit," tha zoti Sharif.
"Nė kėto rrethana ne kemi vendosur qė pas vrasjes barbare tė Benazir Bhuttos tė bojkotojmė zgjedhjet," tha lideri i opzitės Sharif.
Hollėsitė e vrasjes
Benazir Bhutto ishte nė Raulpindi pėr tė bėrė fushatė pėr zgjedhjet e ardhshme. Ajo kishte pėrfunduar fjalimin dhe po largohej prej andej kur ndodhi atentati.
Pas disa vjetėsh mėrgim tė imponuar nga ajo vetė, zonja Bhutto ishte e vendosur pėr t'u kthyer nė skenėn politike.
Teksa po largohej ajo nuk mund tė rezistonte pa i pėrshėndetur mbėshtetėsit e saj nga dritarja e sipėrme e makinės sė saj. Dhe ky ishte njė vendim fatal. Njė person qė priste qėlloi mbi tė dhe mė pas hodhi veten nė erė.
Zonja Bhutto u ēua me nxitim nė spital dhe luftoi pėr jetėn gjatė njė ndėrhyrjeje emergjente kirurgjikale, por nuk ia doli mbanė – vdiq nė spital.
Vrasja e zonjės Bhutto dėnohet botėrisht
Vrasja e udhėheqėses sė opozitės nė Pakistan, Benazir Bhutto ėshtė dėnuar ndėrkombėtarisht. Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara thirri njė sesion urgjent pėr situatėn nė Pakistan, pas vrasjes sė Benazir Bhutto-s. Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki-Moon, denoncoi atė qė e quajti sulm mbi stabilitetin dhe proceset demokratike tė Pakistanit.
Presidenti Bush tha se keqbėrėsit ishin ekstremistė vrasės qė ishin duke u pėrpjekur tė pengonin demokracinė pakistaneze. "SHBA e dėnon me forcė kėtė akt frikacak tė ekstremistėve vrasės qė janė duke u pėrpjekur tė pengojnė demokracinė e Pakistanit."
"Zonja Bhutto i shėrbeu vendit tė saj dy herė si kryeminstre dhe e dinte se kthimi i saj nė Pakistan nė fillim tė kėtij viti e vuri jetėn e saj nė rrezik,
por ajo refuzoi t'u lejonte vrasėseve tė diktonin rrugėn ku do tė ecė vendi i saj," tha zoti Bush. "Ne qėndrojmė pranė popullit tė Pakistanit nė pėrpjekjen kundėr forcave tė terrorit dhe ekstremizmit. U bėjmė thirrje (pakistanezėve) qė tė nderojnė kujtimin e zonjės Benazir Bhutto duke vazhduar procesin demokratik, pėr tė cilin ajo me guxim dha jetėn e saj," tha presidenti amerikan.
SHBA e dėnon me forcė kėtė akt frikacak tė ekstremistėve vrasės qė janė duke u pėrpjekur tė pengojnė demokracinė e Pakistanit.
Rusia tha se vrasja ishte njė ngjarje e rrezikshme qė mund tė shtojė mungesėn e stabilitetit nė prag tė zgjedhjeve nė Pakistan.
India e ēmoi zonjėn Bhutto si njė udhėheqėse tė shquar qė kishte punuar pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve me Delin.
Britania e cilėsoi vrasjen si njė orė tragjike pėr Pakistanin. Kina shprehu tronditjen nga kjo ngjarje, ndėrsa Franca foli pėr njė akt tė urryeshėm.
Al Qaeda ka urdhėruar vrasjen e Benazir Buttos
Ndėrkohė ėshtė njoftuar se Al Zauahiri, numri dy i rrjetit terrorist tė Al Qaedes ka urdhėruar vrasjen e kryetares sė opozitės pakistaneze, Benazir Buto. Kėshtu ka deklaruar njėri ndėr zėdhėnėsit e organizatės terroriste, sipas tė cilit atentati u krye nga njė celulė lokale. Televizioni publik pakistanez pėr vrasjen e Butos bėri pėrgjegjės liderin e talebanėve, Bailtullah Masood.
/BBC/
| s.b & RTK staff |