Sė bashku me partnerėt tanė do ta zgjidhim krizėn energjetike nė Kosovė, do fillojmė ta vėmė nė funksion potencialin e saj nė fushėn e energjisė nė tėrė rajonin.
Kėtė, siē transmeton Makfaks-i, e deklaroi dje kryeministri kosovar Hashim Thaēi, duke bėrė publike vendimin pėr fillimin e ndėrtimit tė termocentralit "Kosova e Re", qė pritet tė kushtojė rreth 3,5 miliardė euro.
Thaēi deklaroi se ky ėshtė njė projekt historik qė do tė paraqesė kthesė nė zhvillimin ekonomik tė Kosovės. "Ėshtė njė ditė shumė e mirė pėr Kosovėn. Ėshtė njė vendim pėr projekt historik mė i madhi qė ka ndodhur nė Kosovė. Ėshtė njė projekt qė do tė bėjė kthesėn mė tė rėndėsishme edhe pėr zhvillimin ekonomik tė vendit”, theksoi Thaēi.
Njeriu i parė i Qeverisė kosovare bėri tė ditur se termocentrali i ri do tė sigurojė energji tė mjaftueshme dhe tė qėndrueshme pėr konsumin vendor dhe pėr eksport ndėrkombėtar, dhe se i njėjti do tė ndėrtohet sipas standardeve evropiane tė ambientit.
"Kapaciteti i pėrgjithshėm i termocentralit do tė jetė 2.000 megavatė, ndėrsa ndėrtimi do tė bėhet nė dy faza. Faza e parė prej 1000 megavatėve do tė ndėrtohet menjėherė", deklaroi Thaēi.
Pėrfaqėsuesit e Bankės Botėrore, Fondit Monetar Ndėrkombėtar, Zyrės Civile Ndėrkombėtare Komisionit Evropian dhe nga USAID-i, kanė vlerėsuar se me ndėrtimin e termocentralit tė ri, pėrveē stabilizimit me furnizim tė energjisė elektrike, Kosova do tė ketė edhe njė zhvillim mė tė shpejt e mė tė madh ekonomik.
Kryeministri falėnderoi Komisionin Evropian, Agjencinė Amerikane pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID) dhe Bankėn Botėrore, pėr ndihmėn dhėnė pėr modernizimin e sektorit tė energjisė nė Kosovė.
“Transparenca do tė jetė elementi kyē qė do ta pėrcjellė ēdo fazė tė zbatimit tė kėtyre projekteve. Zbatimi i kėsaj strategjie do tė kėrkojė jo vetėm ekspertizėn teknike, por edhe kontribut tė konsiderueshėm financiar, si dhe garancinė nga donatorėt dhe investitorėt privatė”, u zotua Thaēi.
Qeveria e Kosovės mori vendim qė ta zbatojė strategjine energjetike nė tri faza, tė cilat pritet tė pėrfundojnė deri nė vitin 2015, e mė sė largu deri mė 2017-ėn.
Faza e parė do tė jetė fillimi i ndėrtimit tė termocentralit tė ri "Kosova e Re", e dyta nė sanimin e termocentralit ekzistues "Kosova B" dhe faza e tretė do tė jetė mbyllja e termocentralit "Kosova A", e njohur si ndotėse e madhe e mjedisit jetėsor.
Vlen tė pėrmendet edhe tėrheqja e kompanisė gjermane RWE, favorite pėr ta fituar projektin e ndėrtimit tė termocentralit "Kosova e Re". Mė tėrheqjen e kėsaj kompanie nė garė pėr ta fituar kėtė projekt mbesin tri konzorciumet, ai i kompanisė ēeke “Ēez" dhe AES nga SHBA-tė, grupi italian ENEL dhe SENCAP, si dhe kompania ENBW. /Makfaks/