Femrat me te pushtetshme ne planet...
Revista Forbes publikoi listėn me 100 femrat mė tė pushtetshme tė planetit. Dhjetė vendet e para janė monopol i grave qė vijnė nga bota e politikės dhe ajo e biznesit.
Po kush janė dhjetė vendet e para?
1) Angela Merkel, 57 vjec: Vlerėsohet nga Forbes falė udhėheqjes sė vendit mė tė fuqishėm ekonomikisht tė eurozonės dhe pėr ndikimin e Gjermanisė dhe tė saj personal nė politikat financiare nė kėtė kohė krize nė Europė.
2) Hillari Klinton, 63 vjec: Sekretarja amerikane e Shtetit ndodhet nė vend tė dytė falė pushtetit qė i jep asaj pozicioni nė krye tė diplomacisė amerikane. Klinton vlerėsohet pėr qendrimet e mbajtura ndaj protestave nė botėn arabe.
3) Dilma Rusef, 63 vjec: Presidentja e Brazilit e mandatuar nė fillim tė kėtij viti, shpejt do tė ambientohej me postin e numrit njė tė njė ndėr shteteve qė ka njė performancė zhvillimi nė fushėn ekonomike mjaft pozitive. Rusef vlerėsohet pėr rritjen e influencės politike globale tė Brazilit.
4) Indra Noji, 55 vjec: Drejtuese e gjigandit amerikan tė pijeve freskuese, Pepsi. Vlerėsohet pėr aftėsinė e saj pėr gjetjen e tregut dhe pėr rritjen e shitjeve pėr kompaninė qė drejton.
5) Sheril Sandberg: 41 vjec: Drejtoresha e rrjetit social Facebook. Shumė besojnė se pas suksesit tė pjellės sė Mark Zurkerberg fshihet pikėrsiht Sandberg. Largimi nga Google Inc. pėr tek Facebook ishte edhe molla e sherrit mes dy kompanive gjigande tė internetit.
6) Melinda Gejts, bashkėthemeluese dhe bashkėdrejtuese e fondacionit Bill & Melinda Gates. Falė drejtimit tė saj, fondacioni ka krijuar njė imazh tepėr pozitiv nė SHBA duke tėrhequr mjaft fonde pėr personat nė nevojė.
7) Sonia Ghandi, 64 vjec: Kryetarja e Partisė sė Kongresit Kombėtar nė Indi. Pavarėsisht luhatjeve nė hierarkinė drejtuese tė Indisė, vazhdon tė mbetet njė ndėr personat me mė shumė influencė nė vend.
8) Mishel Obama, 47 vjec: Zonja e Parė e Shteteve tė Bashkuara mbetet nė top 10. Vlerėsohet roli dhe sjellja model si bashkėshorte e presidentit tė Amerikės, dhe natyrisht ka ndikimin e saj pėr cdo vendim tė bashkėshortit.
9) Kristinė Lagarde, 55 vjec: Kur mbante postin e Ministres sė Financave nė Francė as qė mund tė mendohej se do tė ndodhej nė top 10 e femrave mė tė fuqishme tė planetit. Por pozicioni nė krye tė FMN-sė, e rendit Lagard nė vendin e 9 tė femrave mė tė fuqishme nė planet.
10) Irene Rosenfild, 58 vjec: Drejtuesja ezkekutive e Kraft Foods nė Shtetet e Bashkuara. Fuqizimi tej mase i kompanisė nėn drejtimin e saj, automatikisht fuqizoi edhe personalitetin dhe influencėn e Rosenfild.
E gjithė top 10 e femrave mė tė fuqishme nė planet ėshtė pushtuar nga femra qė vijnė nga bota e politikės apo e biznesit. Surprizė ėshtė kėngėtarja Lady Gaga, qė sipas Forbes pozicionohet nė vendin e 11 tė 100 femrave mė tė pushtetshme nė planet.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...
Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...
http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
|