Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
Emri
Fjalėkalimi
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 16-10-07, 23:49   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Milioneret kosovar

Milioneret kosovar


Nuk ka tė dhėna tė sakta se sa milionerė mund t'i ketė Kosova, edhe pse pėr kėta njerėz aq shumė flitet e spekulohet. Sipas njė hulumtimi tė bėrė nga Express, disa mijėra kosovarė peshojnė mbi 1 milion euro.
Nė krye tė tyre qėndrojnė biznesmenėt Behxhet Pacolli, Ekrem Lluka, Ramiz Kelmendi, vėllezėrit Devolli, vėllezėrit Kuqi, Ibrahim Bucali, Nebih Zariqi etj.

Arben Hyseni

Prishtinė, 13 tetor - Prej tridhjetė e pesė mijė bizneseve private aktive sa afarojnė nė Kosovė, dhjetė pėr qind e tyre vlerėsohet tė kenė pasuri prej disa milionave eurosh. Njerėzit mė tė pasur tė kėtij vendi, sipas biznesmenėve kosovarė, ėshtė shumė vėshtirė tė identifikohen. Pėr ta mė shumė flitet sesa ka tė dhėna konkrete.
Pėr njerėzit me tė kamur tė Kosovės nuk ka ndonjė institucion tė specializuar qė do tė raportonte me saktėsi, siē rėndom veprojnė nė vende tė tjera tė botės. Nė top dhjetėshen e mė tė pasurve nė Kosovė, qė Express e ka pėrpiluar
nė konsultim me njerėzit e biznesit, kryesisht futen njerėzit e tregtisė. Shtatė nga dhjetė biznesmenėt e ranguar nė top 10, aktivitet primar ose tė rėndėsishėm e kanė tregtinė.
Express ka nxjerrė disa tė dhėna, bazuar nė bisedat qė janė zhvilluar nė mėnyra individuale me kėtė kastė shoqėrore. Ata kanė folur pėr njėri-tjetrin, duke provuar nė mėnyrė tė lirė tė shpallin mė tė pasurin e Kosovės.
I vetmi qė ka pranuar qė tė spekulojė pėr numrin e milionerėve kosovarė, ka qenė Agim Shahini, kryetar i Asociacionit Kosovar tė Biznesit.
Sipas njė pėrllogaritje tė thjeshtė, Shahini ka thėnė se 10 pėr qind e tė gjitha ndėrmarrjeve biznesore tė regjistruara - janė biznese tė disa milionėve.
"Sa e di unė, nė AKB janė tė regjistruara 35 mijė ndėrmarrje private biznesore dhe mund tė themi se afėrsisht 10 pėr qind e tyre, tė ardhurat i kanė me miliona",tha Shahini, qė i bie se nė Kosovė mund tė ketė disa mijėra milionerė, ose kompani qė vlejnė disa miliona.
Qė tė gjithė kėta biznesmenė kanė thėnė se njeriu mė i pasur nė Kosovė ėshtė shefi i kompanisė "Mabetex", Behxhet Pacolli. Ndėrtimtari Pacolli, i cili themeloi kompaninė e tij Mabetex nė Zvicėr, llogaritet tė ketė njė pasuri qindramilionėshe. Ai, kėtė kompani e ka tė regjistruar edhe nė Kosovė, ku aktualisht edhe jeton, pasi i ka hyrė edhe politikės. Pacolli, i cili po merr pjesė edhe nė zgjedhjet vendore, pasurinė e vet nė Kosovė e ka vlerėsuar rreth 400 milionė (euro v.i.). Ai kėtu shumė lart e ka vlerėsuar Bankėn Ekonomike, por edhe kompaninė e sigurimeve, e cila ėshtė nė pronėsi tė tij. Pėrndryshe, pjesa esenciale e biznesit tė Pacollit ėshtė e lokalizuar nė Azi.
Tė gjithė bashkėbiseduesit e gazetės kanė thėnė se pėr nga veprimtaria biznesore brenda kufijve tė Kosovės, mė i fuqishmi prej tė gjithėve ėshtė biznesmeni pejan, Ekrem Lluka. Lluka ėshtėpronar i njė numri tė madh tėkompanive. Ai udhėheq me kompaninė"Dukagjini". Kompania etij konsiderohet ndėr mė tė fuqishmetnė tregunkosovar.Deri vonė burimikryesor i pasurisė sė tijėshtė llogaritur tė jetė importii cigareve, por kjo gjė kandryshuar kohėve tė fundit. Llukakohėve tė fundit e ka pėrqendruarbiznesin e tij nė ndėrtim.Nė kėtė mėnyrė ai ka vepruarfuqishėm nė Pejė,por nuk imungojnė projektetas pėr ndėrtime nė Prishtinė,ku pritet qė tė fillojė brendakėtij viti. Ky biznesmen kanė pronėsi njė pjesė tė kompanisėsė sigurimeve Dukagjini, ku pjesėnmė tė madhe tė aksioneve tė kėsajkompanie ai ia ka shitur njė kompaniesllovene. Mėsohet se vlerae shitjes sė kėtyre aksioneve ishtee lartė disa miliona euro.Dukagjini merret edhe me aktivitetetė tjera, tė cilat kanė njėpjesė tė konsiderueshme tė tregut.Aty ėshtė edhe shtypshkronjamjaft e fuqishme, TV lokal dhe radiojanacionale si dhe fabrika ecigareve etj. Biznesi i Llukės ėshtėi zgjeruar edhe nė Shqipėri, kugjithashtu e ka shitur kompaninėe sigurimeve. Kohėve tė funditLluka ėshtė pėrqendruar edhe nėinvestime nė fushėn e energjetikės,kryesisht nė Shqipėridhe atė nė hidroenergji. Pasuriae Llukės vlerėsohet tė jetė disa qindramiliona euro. Pėr njė kohė tė gjatė, kompania e Llukės ka qenė ajo qė ka paguar mė sė shumti tatime nė Kosovė
Njė tjetėr pejan, po ashtu i suksesshėm nė biznes, ėshtė edhe pronari i kompanisė Elkos, Ramiz Kelmendi. Ai ka njė rrjet bukur tė madh tė supermarketeve nė tėrė Kosovėn. Edhe pasuria e Kelmendit ėshtė multimilionėshe.
Vėllezėrit Devolli, po ashtu nga Peja, kanė njė qarkullim disa milionėsh. Ai ėshtė pronar i fabrikės pėr prodhimin e qumėshtit, tė lėngjeve dhe tė kafesė.
Por, pėr tė folur me shifra tė sakta ėshtė e pamundur. Askush nga institucionet e Kosovės, e as shoqatave ekonomike, nuk ėshtė nė gjendje tė tregojė tė dhėna pėr pasuritė e biznesmenėve kosovarė dhe as tė dijė se cilėt janė njerėzit mė tė pasur tė kėtij vendi. Ata as nuk dėshirojnė tė flasin pėr kėtė ēėshtje.
"Ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohen milionerėt nė Kosovė, pėr shkak se askush nuk e raporton tė gjithė pasurinė", tha Ejup Qerimi, zyrtar i lartė nė Odėn Ekonomike tė Kosovės.
Drejtori i Administratės Tatimore tė Kosovės, Jonuz Krasniqi, tha se as qė ka menduar ndonjėherė se sa milionerė ka ky vend. Ai as qė e ka ēuar nėpėr mend se ATK-ja duhet tė merret me kėtė ēėshtje.
"Ne merremi me bizneset dhe nuk e dimė se sa milionerė janė nė Kosovė", tha Krasniqi. As Muhamet Mustafa, drejtor i Institutit Riinvest tha se nuk e di se sa milionerė janė nė Kosovė.
"As unė nuk di se sa milionerė janė nė Kosovė, e di qė janė disa, po jo krejt", tha Mustafa.

Dhjetė kosovarėt mė tė pasur
1. Behxhet Pacolli - Mabetex
2. Ekrem Lluka - Dukagjini
3. Ramiz Kelmendi - Elkos
4. Vėllezėrit Devolli - Devolli
5. Remzi Ejupi - Eurokoha
6. Vėllezėrit Kuqi - Benaf
7. Hetem Ramadani - Salbatring
8. Nebih Zariqi- Standard
9. Vėllezėrit Besimi - Getoari
10.Ibrahim Bucaliu - Hib Petrol


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:57.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.