Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 10-01-08, 19:36   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Eksodi Shqiptar

Eksodi i heshtur Jepet fusnote lajmi qe ketyre diteve, pikerisht qe para dy vjeteve e deri sot, ne Kosove po ndodh nje eksod, mund te thuhet itenziv, permanent.

Ky eksod aktual, lirisht mund te quhet "eksod i heshtur," shkaku se ai nuk problematizohet as nga institucionet adekuate aktuale, as nga masmedia ne Kosove. Nuk problematizohet publikisht as politikisht per shkak se dikush-dikush insiston per ta fshehur situaten e Katastrofes Humanitare qe po vazhdon ta fundos Kosoven ne mjerim arsimor, kulturor, shendetesor dhe social.

Ketu insistohet qe problemi aktual i eksodit Shqiptar te analizohet ne masmedia, si dukuri e dhimbshme, qe ka mundesi te preblematizoj dukurine akute te eksodit. Nje dekade me pare, rrum dhjete vjet te plota, para Pallatit te Shtypit ne Prishtine ekzistonte nje stacion i pa shpallur, i pa-licencuar, i autobuseve per linja nderkombetare.

Llogaritej se qe nga viti 1981 (nuk konstatohej zyrtarisht), nga Kosova jane shperngulur, te themi perkohesisht, mbi 1 milione Shqiptare. 24 vjet ma vone, logjikisht, kjo shifer do te duhej te ishte dyfishuar.

Eksodi Shqiptar po vazhdon me te njejtin intenzitet qe prej 100 vjetesh te shekullit XX dhe nuk eshte analizuar zyrtarisht, pikerisht per shkak se gjate shekullit te kaluar pushtetaret zyrtare ne Kosove, Maqedoni dhe vise te tjera Shqiptare, ne Serbine aktuale dhe Malin e Zi aktual, e kane mbuluar me murin e mistershem te terrorit policor gjenocidin e vazhdueshem ndaj nje etnosi te inkriminuar politikisht gjate historise se tij peseqindvjecare.

Por pse sot po ndodh eksodi i heshtur i Shqiptareve, kur dihet se tashme ne Kosove, se paku zyrtarisht, nuk funksionon as policia, as administrata e Shkijeve? Kete pyetje duhet shtruar atyre qe jane faktore se paku formale ne instancat e perkohshme te administrates.

Gjenocidi ndaj nje popullate nuk ka vetem model administrativ-shteteror, mund te jete gjenocid policor, totalitar, por mund te jete edhe gjenocid social, si ai qe beri emi gracionin Italian (ne Amerike). Sot eshte fajtore situata e status quos e nje jete pa perspektive arsimore, kulturore, shendetesore etj.

Nje kohe qe e ben te vazhdueshme Pritjen Shekullore te Shqiptareve, nje kohe paqeje pa lirine dhe pa te drejtat elementare te njeriut. Ne Kosove mbi 70% e popullsise eshte e pa-pune dhe jeton ekskluzivisht nga ndihma e emigracionit Shqiptar. Ky mund te jete shkaku elementar qe "stimulon" shpernguljen (e perkohshme) Shqiptareve.

BSot


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.