Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 26-01-08, 21:48   #1
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Nje veshtrim Shpirtit

NJE VĖSHTRIM SHPIRTIT


Allahu i Madhėruar e krijoi njeriun nga njė pėrzierje e bashkedyzuar e cila ne vete pėrmban virtyte dhe vese. Arsyeja e kėsaj ėshtė te sprovohet njeriu, se cila nga kėto dy fuqi do te ngadhėnjejė te ai. Me pėrfilljen e mėsimeve Hyjnore dhe arsyes se shėndoshė, ai do te jete i afte qe t’i mposhte tendencat e liga, vesin, te shėmtuarėn dhe te koten, ndėrsa nėse tregohet neglizhent ndaj kėtyre mėsimeve, ai nuk do te jete i gatshėm qe te pėrballet me to dhe nga kjo arene do te dale si i mposhtur.
Disa prej kėtyre veseve arrijnė te shfaqen dhe te bėhen pjese e sjelljeve dhe kulturės se njeriut, e disa te tjera te cilat mbesin te mposhtura dhe nuk dalin ne sipėrfaqe, Por, ndodh qe njeriu te mishėrohet me kėto vese deri ne atė mase sa qe nuk e vėren se ato i dirigjojnė qėndrimet dhe sjelljet e tij. Prandaj, lind nevoja pėr njė mėnyrė te pėrkryer dhe te sigurte qe t’i ndihmoje njeriut pėr te mundur veset e tij.
Rruga pėr eliminimin e kėtyre veseve padyshim se nuk ėshtė e shkurtėr dhe pa sakrifica. Mirėpo, ēdo rruge e gjate fillon me njė hap, e pastaj me insistimin e vazhdueshėm pėr te arritur ne cakun e dėshiruar ajo mbaron.
Hapi i pare dhe vendimtar ne kėtė rruge ėshtė qe njeriu te pranoje betejėn me veten e tij dhe pastaj te zhytet ne thellėsitė e saj, pėr te zbuluar dobėsitė dhe gjithė atė qe e shqetėson shpirtin e tij. Dijetaret e mirėfillte e bėnin njė gjė te tille me veten e tyre, madje disa i publikonin rezultatet e kėrkimit te tyre, ne mėnyrė qe ato te shėrbenin si modele dhe ecuri pėr te tjerėt.
Lexuesve te nderuar te kėsaj fletėze po ua paraqesim njė pėrvojė te kombinuar te atyre qe me njė guxim te madh u zhyten ne thellėsitė e shpirtit dhe njėherė e pėrgjithmonė ngadhėnjyen ndaj te keqes dhe te ligės. Prandaj le te shėrbej pėrvoja e tyre si njė pasqyre para se cilės do t’i vejmė vetėt tona, ashtu qe te shohim atė qe kishin zbuluar ata, e me pas le t’i ndjekim gjurmėt e tyre pėr te ngadhėnjyer ne kėtė lufte.
Le te shohim pra se cilat janė rezultatet e kėtyre zbulimeve?

- Shpirti e do rehatinė dhe pushimin, ndėrsa urren punėt e mundimshme edhe nėse janė pėr hir te Zotit dhe ne rrugėn e Tij.
- Ai posedon mjeshtri te rralle ne paraqitjen e arsyetimeve te ndryshme qe kane pėr qellim largimin e pergjegjesise ne pune dhe kontribut.
- Gjithashtu, ai ka kureshtje te tepruar dhe shfaq interesim te madh pėrkitazi me punėt qe nuk i takojnė dhe qe nuk janė pėrgjegjėsi e tij.
- Ata gjeten se te uni i njeriut vazhdimisht shfaqet dėshira pėr t’i shėrbyer atij e asnjėherė qe ai t’i shėrbej ndokujt.
- Vėrejtėn se qofte edhe njė fjale me e rėndomtė ka mundėsi te shpėrthej hidhėrimin ne te, e me pas vazhdimisht te kėmbėngul ne hakmarrje ndaj atij qe e ka lėnduar.
- Unit aspak nuk i pėlqejnė fjalėt “nuk e di” dhe nėse ndodh qe ta pyet ndokush qe e konsideron atė te dijshėm, atėherė mundohet qe me ēdo mjet ta arsyetoj kėtė bindje qofte dhe me padituri.
- Ne polemika mundohet me ēdo kusht te fitoj dhe gėzohet shume nėse e arrin kėtė, ndėrsa nėse ndodh qe kundėrshtari t’ia qėlloj te vėrtetės, atėherė kjo gjė e dėshpėron pamase.
- Nėse ndodh qe te kėtė ngatėrresa ose mospajtim me ndoke atėherė i gėzohet ēdo fatkeqėsie qe i ndodhe atij, qofte edhe devijimi nga feja.
- Kur gabon, insiston me te gjitha mjetet e mundshme ta arsyetoje gabimin duke pretenduar se ēdokujt i ngjan njė gjė e tille. E nėse ndodh qe tjetri prej arsyetimeve pėr vete nuk i shpreh pe rate.
- Kur prezanton ne ndonjė tubim, ai do qe te dėgjohet zėri i tij dhe te respektohet mendimi i tij, pavarėsisht se a ėshtė i drejte a jo, kurse ajo qe me se tepėrmi preferon ne kėto tubime ėshtė biseda pėr aftesiste dhe sukseset e tij.
- Shume begati te cilat ia dhuroi Allahu dhe ia kane lakmi te tjerėt, mundohet qe t’i arsyetoj se janė nga vet mundi dhe kontributi i tij, e assesi ose shume rralle e pėrmend se koj ėshtė thjeshte dhurate e Zotit pėr te, e mbase shume lehte dikush tjetėr ka mundur te jete ne vendin e tij.
- Nėse i bene mire ndokujt, atėherė kėrkon qe ky t’i mbetet atij borxhli i pėrjetshėm, pėrndryshe pason ankimi publik dhe pėrbuzja e vazhdueshme.
- I behet qejfi shume kur gabon ndokush ne shoqėri, e ky te nxitoje ta pėrmirėsoj atė.
- Ai frikėsohet shume nga varfėria dhe jeta e rende, e kjo mund ta shpie edhe ne pune dhe aktivitete te ndaluara ne mėnyrė qe ta siguroje ekzistencėn, pavarėsisht dėmeve qe i sjell ky fitim pėr fenė e tij.
- Nėse kėrkohet prej tij te jap lėmoshė apo te kontribuoj pėr ndonjė projekt te dobishėm, atėherė arsyetohet se i duhen atij dhe familjes se tij.
- I pėlqen bartja e fjalėve dhe shume lehte i beson thashethemeve, ne veēanti atyre qe i shkojnė pėrshtati.
- Emocionet shpeshherė ndodh te jene aleat i fuqishėm kundėr logjikes se shėndoshė, e qe ne baze te kėsaj aleance te dėshtuar, ai ndėrton qėndrime dhe merr vendime.
- Nuk e prish rehatinė dhe komoditetin edhe nese nje gje e tille e kėrkon kryerja e ndonje obligimi apo largimi nga ndonjė e keqe.
- Mllefoset pėr gjerat e thjeshta te kėsaj bote dhe nuk e pėrmban mllefin qe po shpėrtheu merr me vete shume viktima.
- Prej te ligave te shpirtit ėshtė se begatitė e dhuruara atij nga Allahu nuk i ēmon, por gjithnjė lakmon te huajat.
- E nėse ndodh t’i ēmoj ato, atėherė nuk e falėnderon Allahun ose se paku e bėn kėtė vetėm ne gjuhe duke mos ēare kokėn pėr format tjera te falėnderimit.
- Nėse e godet ndonjė gjė e pakėndshme ose nuk i realizohet ajo qe synon, atėherė hidhėrohet ne caktimin e Zotit. Nėse e pėrmban veten nga fjalėt, ai nuk pėrmbahet dot nga mendimi se po te ndodhte ndryshe, do te ishte me mire pėr te dhe me e dobishme.
- Nuk i pėlqen aspak vetėkritika, ashtu qe pėr ēdo akuze, qėndrim negativ ose kur te hase ne tretman te papėrshtatshėm nga te tjerėt, ne vend se ta korrigjoje sjelljen dhe moralin e tij, ai i akuzon te tjerėt se ia bėjnė kėtė ngase ėshtė mysliman/e dhe se ata e urrejnė Islamin.
- Dėgjon ligjėrata dhe prezanton ne shume tubime te dobishme, mirėpo te gjitha ato qe i pėrfiton pėrfundojnė me fjalėt “ do ta beje e do t’ia filloj”
- Me herėt ka pasur njė te kaluar te bujshme dhe ka qene vazhdimisht i privilegjuar dhe tani kur ėshtė bere pjesėtar i shoqėrisė islame nuk i intereson fakti se ne atė shoqėri ka shume te atille si ai, por kėrkon nga te tjerėt qe kjo shoqėri e gjere ta trajtoj ashtu si e kishe trajtuar dikur shoqėria e tij e ngushte, dhe nėse ndodh e kundėrta atėherė i akuzon te tjerėt se nuk e kane kuptuar si duhet vellazerine islame.
- Pasi qe tani vet ėshtė udhėzuar dhe i ka hapur sytė ne rrugėn e Zotit, te tjerėt i shikon larte dhe me pėrbuzje, si te mjere e te devijuar, e nuk i shikon me syrin e mėshirės dhe te kaluarės se tij se edhe ai dikur kishte qene si ata dhe se Zoti e pėrfshiu ne mėshirėn e Tij.

Kėto janė disa nga pikat qe ia vlen te pėrmenden, e qe nuk do te thotė se janė te vetmet apo te gjitha te pranishme te njė individ. Prandaj nuk bėn te kuptohet se janė pėrfshirė te gjithė me kėto vėrejtje, mirėpo ajo kėrkohet te kuptohet nga e tere kėto janė dy gjera:
- Te njihemi me hapat e pare drejt fisnikėrimit te shpirtit dhe
- Te kemi njė pasqyre pėr te pare veten tone dhe njė model pėr tu krahasuar me te.
Prandaj, kėshilloj te gjithė ta ndėrmarrin kėtė hap te guximshėm dhe t’ia lexojnė vetes se tyre kėto te meta para se ato te lexohen ne Ditėn e Gjykimit.

Pėrgatiti
Enis Rama
Botime nga Gjurma


__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:47.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.