Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 05-02-09, 23:03   #15
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Islami solli Paqe dhe Harmoni!

Autori, i cili shkruan me pseudonimin HARUN JAHJA, ka lindur nė Ankara nė vitin 1956. Pasi mbaroi shkollėn tetėvjeēare dhe tė mesme nė Ankara, ai studioi artet nė universitetin Mimar Sinan tė Stambollit, si dhe filozofi nė Universitetin e Stambollit. Qė nga viti 1980, autori ka publikuar libra tė shumtė nė fusha tė ndryshme, si ato politike, fetare dhe shkencore. Harun Jahja njihet si njė autor qė ka shkruar punime tepėr tė rėndėsishme pėr nxjerrė nė shesh mashtrimet e evolucionistėve, pavlefshmėrinė e pretendimeve tė tyre, si dhe anėt e errėta qė lidhin Darvinizmin me disa ideologji shkatėrrimtare.

Pseudonimi i tij pėrbėhet nga emrat "Harun" (Aron) dhe Jahja (Gjon), pėr tė pėrkujtuar kėta dy profetė qė luftuan kundėr mosbesimit. Vula e Profetit, e cila gjendet nė kapakun e librave tė autorit pėrmban njė kuptim simbolik qė ka lidhje me pėrmbajtjet e tyre. Kjo vulė pėrfaqėson Kuranin, i cili ėshtė libri dhe fjala e fundit e Allahut dhe Profetin, i cili ėshtė profeti i fundit. Nėn udhėheqjen e Kuranit dhe Sunetit, autori ka pėr qėllim tė hedhė poshtė tė gjitha bazat e ideologjive anti-fetare, nė mėnyrė qė tė shuhen tė gjitha kundėrshtimet ndaj fesė.

Tė gjitha kėto punime tė autorit pėrqendrohen rreth njė qėllimi: transmetimi i mesazhit tė Kuranit pėr tė gjithė njerėzit, duke i nxitur ata tė mendojnė rreth temave tė rėndėsishme qė kanė lidhje me besimin, si ekzistenca e Allahut, njėsimi i Tij, bota tjetėr etj., dhe shkatėrrimi i plotė i themeleve tė rrėnuara tė sistemeve ateiste.

Harun Jahja gėzon njė reputacion tė madh nė njė gamė mjaft tė gjerė lexuesish qė nga India nė Amerikė, nga Anglia nė Indonezi, nga Polonia nė Bosnje, nga Spanja nė Brazil. Disa prej librave tė tij janė tė disponueshėm nė Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Portugalisht, Urdu, Arabisht, Shqip, Rusisht, Boshnjakisht dhe Malajo; ata janė mirėpritur nga lexuesit nė tė gjithė botėn.

Tė vlerėsuar nė tė gjithė botėn, kėto punime kanė shėrbyer pėr tė ndihmuar shumė njerėz tė gjejnė rrugėn e besimit apo tė arrijnė njė kuptim mė tė thellė tė besimit tė tyre. Stili i qartė, i lehtė dhe i rrjedhshėm i kėtyre librave u jep atyre disa veēori karakteristike qė mund tė vihen re nga kushdo qė i lexon apo i shqyrton ato.

Kėto punime kanė pasur njė ndikim tė shpejtė dhe rezultate tepėr tė kėnaqshme. Ėshtė e pamundur pėr ata persona, qė i lexojnė kėto libra me kujdes dhe mendojnė rreth tyre seriozisht qė tė vazhdojnė tė mbrojnė filozofinė materialiste, ateizmin apo ēfarėdo ideologjie apo filozofie shkatėrrimtare.

Edhe nėse ata vazhdojnė mbrojtjen, kjo tregon se ata bazohen nė sentimentalizmin e tyre, pasi kėto libra i hedhin poshtė kėto ideologji qė nga themelet. Sot ėshtė bėrė e mundur qė tė gjitha lėvizjet bashkėkohore jobesimtare tė pėsojnė njė disfatė ideologjike, nė saj tė koleksionit tė librave tė shkruar nga Harun Jahja.

S'ka dyshim se kėto veēori e kanė origjinėn nga urtėsia dhe udhėzimi i Kuranit. Autori sigurisht qė nuk ndihet krenar pėr veten e tij; ai synon qė tė jetė njė mjet qė ndihmon tė tjerėt pėr tė gjetur rrugėn e drejtė tė Zotit. Pėr mė tepėr, ai nuk merr asnjė pėrfitim material nga librat e tij. Edhe ata qė pėrgatisin kėto libra nuk marrin asnjė pėrfitim material. Ata duan vetėm tė fitojnė kėnaqėsinė e Allahut.

Duke pasur parasysh kėto fakte, ata qė inkurajojnė njerėzit qė tė lexojnė kėto libra, tė cilėt hapin sytė e zemrės dhe ndihmojnė tė tjerėt tė bėhen adhurues tė devotshėm tė Zotit, bėjnė njė shėrbim tė paēmueshėm pėr fenė.

Nga ana tjetėr, do tė ishte humbje kohe dhe energjie pėrhapja e atyre librave qė krijojnė konfuzion nė mendjet e njerėzve dhe nuk kanė ndonjė ndikim tė efektshėm nė largimin e dyshimeve dhe dilemave nga zemrat e tyre, siē e ka vėrtetuar dhe eksperienca shumėvjeēare.

Ėshtė mė se natyrshme qė libra tė tillė qė janė shkruar mė tepėr pėr tė theksuar forcėn letrare tė autorit tė tyre, sesa pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut, nuk mund tė kenė kurrė njė efekt pozitiv.

Ata qė dyshojnė nė kėtė, mund tė shohin se qėllimi i vetėm i librave tė Harun Jahjas ėshtė triumfi ndaj mosbesimit dhe pėrhapja e vlerave morale tė Kuranit.

Nuk duhet tė harrojmė njė pikė shumė tė rėndėsishme: Shkaku kryesor i vazhdimit tė problemeve dhe konflikteve qė pėrballojnė muslimanėt sot ėshtė ndikimi ideologjik i mosbesimit.

Tė gjitha kėto do tė marrin fund kur tė arrihet disfata ideologjike e mosbesimit dhe tė sigurohemi qė ēdo njeri i njeh mrekullitė e krijimit dhe moralin kuranor, nė mėnyrė qė tė gjithė njerėzit tė jetojnė me frymėn e tyre.

Duke marrė nė konsideratė gjendjen e botės sot, e cila i ēon njerėzit nė njė humnerė tė thellė dhune, korrupsioni dhe konfliktesh, ėshtė e qartė qė ky shėrbim duhet tė jetė i diponueshėm sa mė shpejt dhe sa mė efektivisht qė tė jetė e mundur. Pėrndryshe, mund tė jetė shumė vonė.

Ne shpresojmė qė me Vullnetin e Zotit, librat e Harun Jahjas do tė luajnė kėtė rol tepėr tė rėndėsishėm nė shekullin XXI dhe do tė ndihmojnė njerėzit tė fitojnė paqen, bekimin, drejtėsinė dhe lumturinė e premtuar nė Kuran.



ps: Kjo ishte pergjigja e Shqiptarės nga Turqia.
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:03.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.