Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 10-02-09, 20:33   #1
Orfe@
 
Avatari i Orfe@
 
Anėtarėsuar: 28-11-08
Vendndodhja: Te zemra e N.
Postime: 65
Orfe@ i vlerėsuar mirė
Gabim Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

Nezir Myrta SHQIPTARI I RI

Njė ditar, qė pretendon tė mbetet platformė e ndėrgjegjes kombėtare nė Ardhmėri, Sprovė pėr Ardhmėrinė.



Do ta titulloja kėtė themė tė re - shqiptari i ri. Ku ėshtė qėllimi i kėsaj theme? - Krejt qėllimi kryesor shqiptar, e gjithshqiptar, sot ėshtė ma se e domosdoshme, kohė e moment akut, tė formohet shqiptari i ri. Mund tė formohet edhe nga ata, qė ende nuk iu ėshtė pjekur theoria politike e luftės e punės e veprimit - pėr dje, pėr tė shkuaren tonė politike dhe tė ngriten e peshojnė vetveten, pėr ēfarė na po punojmė e jetojmė - si mund tė veprojmė pėr sot e nesėr, si mund tė ēlirohemi nga ankthet e tė djeshmes sonė historike dhe a mund tė formojmė shqiptarin e ri - qė lufton drejtė bashkimit e ardhmėrisė sonė! A mund tė ēlirohemi nga ndasitė politike e ideologjike, tė sėshkuares sonė historike dhe a mund ta pėrceptojmė, pėrcaktojmė vetveten, nė rrjedhat e reja tė historisė qė po vie si faqe e re kombėtare - a mund ta shohim dritėn e ardhmėrisė sė kombit - qė njėherė e pėrgjithmonė tė mendojm, jetojmė e veprojmė nė njė atdhe tė lirė e tė bashkuar - duke folur e vepruar vėrtet - shqip! A duhet edhe mė tepėr, mė gjatė historikisht, fėmijėt tanė, e fėmijėt e fėmijėve tanė, tė mos jenė tė lirė e tė bashkuar, si njė fuqi kombėtare, kompakte shqiptare ballkanike?!

Kush mund ta bėjė bashkimin tonė? Vetėm shqiptari i ri, i ēliruar plotėsisht nga dogmat politike, duke formuar e ngritur njė vetėdije tė mirėfilltė kombėtare, nė mendjen e shpirtin e tij! Duke e lėnė tė kaluaren tonė tė hidhur historike dhe duke marr tė gjitha tė mirat kombėtare, ato qė na bashkojnė - e jo ato qė na ndajnė e pėrēajnė, jo ato qė vetėm siellin helme e vrere, jo ato qė na bėjnė ujk nė njeritjetrin, jo ato qė hapur e fshehtazi na pengojnė, na shkatrrojnė, na tėhuajsojnė dashurinė ndaj kombit e atdheut! Po t'i marrim ato bukuri historike, ato dėshmi tė dėshmorėve tė tė gjitha kohėve, ku sot flasin varret e tyre, e na thrrasin ēdo ag e terr, duke na referuar prej tregimeve pėr fėmij - Shtat Thuprat, e deri tek Amanetet e Tyre me gjak nė gojė ''O nuk po muj baclok me folė, se m'ka ra do gjak nė gojė' kur thirri Hysen Bajri i Bjeshkėve tė Nemuna, ku dashuroi atdheun si me vdekė - e vdiq si me luajt, e deri tek Elez Isufi e Ēerēiz Topulli flakada i lirisė, duke vdekur ballėpėrballė me armiqėt kėndoi tmerrshėm: '' Oooo do t'ju skuqė e do t'ju bėjė ore me bojėėė, se Ēerēiz Topulli mua mė thonėėė''!

Shqiptari i ri, tė formohet duke e shkundur terrin e shpirtit ndarės e pėrēarės nga mendja e tij pėrgjithmonė, atė errėsirė historike e ma shumė histerike, tė kobshme vllavrasėse e vetvrasėse, tė ēlirohet nga inatet personale, nga ankthet egoiste, nga veprimet e njėanshme ideologjike, kulturore, e shkencore, - nga ethet e mashtrimeve symėsy qė na i bėjnė planet: kolonizuese, shfrytėzuese, pėrulėse, nėnshtruese, shtypėse, ende me moton 'pėrēaj e sundo' qė nga shprehjet mė tė hershme!

Vijon



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 11-02-09 nė 10:09
Orfe@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.