Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 19-02-09, 11:26   #1
AbdylHabib
 
Anėtarėsuar: 19-02-09
Postime: 80
AbdylHabib me shokė shumeAbdylHabib me shokė shume
Gabim Hafiz Ali Ulqinaku (1853-1913)

Shkruan:Sabri SELMANI


Hafiz Ali Ulqinaku i pėrket plejadės se nderuar tė figurave tė shquara tė kulturės shqiptare nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare.

Jeta e tij nuk ka qenė e qetė, pėrkundrazi ajo qe e vėshtirė, plot shqetėsime e brenga, me lėvizje tė detyruara nga rrethanat tragjiko - historike nė prag e gjatė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

Nga gjurmimi i literaturės sė shumtė e nga autobiografia e tij mėsojmė se lindi nė Ulqin mė 1853 dhe pati disa emra, si: Ali Riza, Ali Gjoka dhe Ali Ulqinaku, mbiemėr tė cilin e mori nga vendlindia.1 Babai i tij quhej Jakup Behluli prej fisit Usta Ali, me profesion barkatar, me banim pranė plazhit tė vogėl tė Ulqinit.2

Shkollimi i Hafiz Aliut u bė nė dy faza; shkollėn fillore dhe njė pjesė tė medresesė i kreu nė Ulqin, ndėrsa vazhdimin dhe pėrfundimin e saj nė Shkodėr, nė medresenė e Bushatllinjve, ku mori edhe ixhazetin (diplomėn). Nė medresenė e Ulqinit pati myderriz (profesor) myftiun Sali ef. Hylen, njė patriot qė pėrfaqėsonte interesat e popullit, qė kishte ndikim tė madh nė tė dhe qė luftoi heroikisht pėr mbrojtjen e Ulqinit kundėr agresionit tė Malit tė Zi e ushtrisė turke nė vitet 1876-77 dhe 1880; Me kėtė rast Sali Hylja deklaroi botėrisht me anė tė njė fetfaje se nuk ishte gjynah, por pėrkundrazi detyrė nderi tė rrėmbeje armėt e tė luftoje pėr mbrojtjen e vendit, qoftė edhe kundėr sulltanit-halif.3 Ky veprim ishte ndėr rastet e rralla e tė admirueshme qė njė drejtues fetar tė ftonte popullin tė luftonte kundėr ushtrisė me tė njėjtin besim fetar, duke u nisur nga parimi "Atdheu mbi tė gjitha". Nė tė dy betejat pėr mbrojtjen e Ulqinit me armė nė dorė mori pjesė edhe i riu Ali Ulqinaku. Pėr kėtė kontribut u dekorua nie medaljen"Pėr veprimtari patriotike" si aktivist i dalluar dhe luftėtar i Lidhjes sė Prizrenit.4

Nga profesori i tij medresisti Aliu nuk mėsoi vetėm pėr hoxhė, pėr dije, pėr kulturė, por edhe pėr edukatė tė shėndoshė patriotike, tė cilėn e thelloi nė vitet e mėvonshme nė shkollė, gjatė jetės e punės nė Shkodėr e nė Lezhė.

Me rėnien e Ulqinit nėn Malin e Zi familja e tij, bashkė me qindra familje tė tjera ulqinake u shpėrngulėn nė Shkodėr si emigrantė, ku gjetėn strehim, punė, mikpritje e pėrkrahje dashmirėse pėr inkuadrim familjar e shoqėror, ashtu si shqiptarėt e tjerė nga viset shqiptare nė Mal tė Zi e nė Kosovė.

Aliu nė Shkodėr, pėrveē pėrfundirnit tė shkollės fitoi njė pėrvojė tė pasur nga personalitete atdhetare, kulturore e pėrparimtare tė kohės, si: Daut Boriēi, Isuf Tabaku, Sheh Shamia etj., nga traditat e shquara tė qytetit tė lashtė e me histori tė shkėlqyer, si dhe nga ndikimi i qytetėrimit dhe'kulturės perėndimore.5

Djali i Hafiz Aliut, Seiti, nė parathėnien e Mevludit pėrshkruan gjendjen shpirtėrore tė babait nė atė kohė, na jep disa cilėsi tė portretit tė tij intelektual: "Nė Shkodėr nuk gjente asnjė mjet pėr tė ngushllue shpirtin e vet tė dishpruem nga humbja e vatrės prindėrore.I ndjeri hafiz Ali, kishte me vedi njė shpirt tė madh tė pajosun me njė kulturė tė naltė theologjike, me natyrė tė mprehtė poetike e me ndėrgjegje tė kullueme dhe tė edukueme simbas parimeve t'Islamizmės..."6

Nė vitin 1882 emėrohet mėsues i shkollės fillore nė lagjen "Dudas" tė Shkodrės. Ėshtė me shumė interes autobiografia e tij e paraqitur nė Ministrinė e Arsimit tė Turqisė pėr t'u pranuar mėsues. Nė tė ai deklaronte: "Gjuha ime asht shqipja, shkruaj e flas arabisht, turqisht e shqip".7

Ndonėse me kulturė orientale, hoxhė, nėn pushtimin turk, me rrogė nga sulltani, ai pohon me krenari identitetin e tij kombėtar.

Nė vitin 1884 u transferua nė Lezhė, ku fillimisht kreu detyrėn e mėsuesit e tė imamit. Falė cilėsive tė tii pozitive, ai arriti tė fitojė shpejt dashurinė, nderimin dhe vlerėsimin e lezhjanėve, tė cilėt propozuan pėr ta graduar me titullin honorar, myfti i Lezhės, i cili u miratua mė 1889 nga autoriteti mė i lartė fetar nė Stamboll.8 Vdiq mė 1913 nė Lezhė dhe u varros nė Shkodėr me njė ceremoni prekėse, me pjesėmarrje tė gjėrė popullore.

Veprimtaria e Hafiz Ali Ulqinakut shtrihet nė disa fusha kryesore: nė atė tė letėrsisė, tė gjuhėsisė, tė arsimit e nė atė fetare.

Nė fushėn e letėrsisė ai ėshtė kryesisht pėrkthyes. Ka pėrkthyer qė nė vitin 1873 nė Ulqin Mevludin nga poeti i famshėm turk Sulejman Ēelepi nga Bursa, duke pėrdorur alfabetin araboosman me titull "Pėrkthimi i Mevludit nė gjuhėn shqipe". Pėrveē pėrkthimit ka edhe elemente pėrshtatjeje dhe vargje originale, qė nuk gjėnden nė librin turqish,t. Bashkė mė Mevludin ka pėrkthyer edhe vargje me titull "Huda Rabbim" tė dijetarit dhe filozofit turk Haki Erzurum. Krahas kėtyre pėrktheu dhe pėrshtati nė vargje edhe disa njohuri fetare si njė libėr besimi i vogėl. Kėto tri vepra u shtypėn nė Stamboll nė vitin 1887 nė njė libėr tė vetėm. Nė vitinn 1936, nėn kujdesin e tė birit, hafiz Seitit, doli ribotimi me alfabet shqip nėn titullin "Mevludi Sherif".

Hafiz Ali Ulqinaku, djalosh rreth 23 vjeē, shkroi Mevludin nė gjuhėn shqipe. Ai me dorėn e vet shėnon: "Tue kenė n'Ulqin, pėrpara emigrimit, pėrktheva e kompilova nė gjuhėn amtare t'emen qi asht shqipja, "Mevludin e Profetit a.s.". Ai me krenari pohon: "Atdheu e vendlindja ejonė asht Ulqini ... Gjuha e jonė asht shqipja. Shkruej e flas arabisht, turqisht e shqip".9 Jo vetėm kaq, por edhe nė parathėnien e Mevludit shėnon :

"N'gjuhėn shqipe kam qėllim un me i tregue
Qė kėshtu vllaznit sa do pak me pėrfitue",10
sepse .... Asht nji gjuh' qi me kalem s'asht kollanis".11

Nė trevat e Shqipėrisė Veriore nė atė kohė Mevludi kėndohej nė gjuhėn turke, shkruar prej Sulejman Ēelepisė, nga Bursa nė vitin 1409.12 Pikėrisht, prej kėtij Mevludi tė pėrhapur nė tė gjithė Perendorinė Osmane Hafiz Ali Ulqinaku pėrshtati Mevludin e vet.

Poeti ėshtė i vetėdijshėm pėr dobėsitė e veprės, prandaj me pėrvujtni lutet:

"Kushdo, qi t'a vejn hesap ndonji hata
M'godit aj qi t'a shof, i baj rixha".13

Nė tė gjitha kohėrat, nė tė gjithė popujt edhe sot e kėsaj dite nė fushėn e edukatės janė pėrdorur shurnė mjete. Qė nė Romėn e lashtė, Seneka porosiste: "Njeriu tė shqyrtojė pėr ditė veprimtarinė qė zhvillon, tė dallojė tė mirėn prej tė keqes, tė dijė tė pėlqejė ēfarė ėshtė e mirė e tė pėrbuzė ēfarė sjell dėm" e kjo sipas tij, mes tjerash, mund tė arrihet nėpėrrnes ushtrimesh, shoqėrisė sė mirė e shėmbullit tė mirė. Pra, shembulli i rnirė ka qenė e mbetet njė faktor i rėndėsishėm edukimi.

Dijetari Imam Vehbi Ismaili, Kryetar i Komunitetit Mysliman tė shqiptarėve tė Amerikės e tė Kanadasė shkruan: "Tė gjithė kombet e popujt e ndryshėm, simbas rastit e vendit, festojnė ditėlindjen e njerėzve tė tyre nė za, tė dalluar pėr vepra trimėrie, bamirėse, letrare, filozofike e shkencor,e tue i shėrbye jo vetėm kombeve pėrkatėse, por edhe mbarė njerėzisė. Kėta njerėz tė mėdhaj, jo vetėri,- i kanė sjellė dobi e pėrfitim popujve tė ndryshėm, por bahen ma vonė shembuj pėr blrezat e ardhėshėm pėr tė shkelė ndėr gjurmėt e kėtyne.

Po, nė qoftė se ka ndonji ngjarje e cila mund tė shkaktojė me tė vėrtetė gėzim dhe pjesėmarrje tė pėrbotshme, ajo asht pa dyshim Lindja e Profetit tė Shejtė, Muhammedit. Ai i pruni mbarė botės mesazhin e paqes dhe harmonisė, n'atė kohė kur ajo botė kishte nevojėn ma tė madhe pėr tė '. 14

E pikėrisht pėr kėtė nė popuj tė ndryshėm lindi njė letėrsi e pasur, e frymėzuar nga cilėsitė morale e shpirtėrore tė Profetit, Muhammed a.s., me vlera tė mėdha edukative dhe estetike, ku nė plan tė parė ėshtė shembulli qėi riu dhe i rrituri tė kenė njė model pėrsosmėrie morale e shpirtėrore. Nė Mevludin e Hafiz Ali Ulqinakut kemi njė vepėr plot vlera edukative. Kushdo qė lexon apo kėndon Mevludin, patjetėr qė edhe edukohet prej tij. Besimtari islam shqiptar, duke kėnduar pėr profetin e vet, beson nė atė qė kėndon, pėrtėrihet e lartėsohet shpirtėrisht, por edhe frymėzohet pėr tė punuar e vepruar mirė e drejt, ashtu si veproi Ai. Natyrisht qė shembulli pozitiv merr vlera edhe mė tė mėdha, kur paraqitet me cilėsitė e tij tė larta, por edhe me nivel estetik. Kėtu qėndron vlera e Hafiz Ali Ulqinakut, i cili nė momente tė caktuara, duke pėrshkruar cilėsitė e Profetit, me poezinė e tij tė bukur, me fjalėn e zgjedhur, me figurėn e goditur letrare e paraqet me njė dritė tė re e tė kapshme pėr lexuesin. E, mendoni se sa vlera tė mėdha edukative merr ky shembull, kur thuhet e pėrshkruhet nė gjuhėn amtare. Jemi nė vitet '70 tė shekullit tė kaluar., kur tė gjitha ceremonitė fetare zhvilloheshin nė gjuhėn arabe. Jemi pikėrļsht nė ato vite, kur Haxhi Hasan Sheh Shamia luajti njė rol tė madh nė pėrdorimin e gjuhės shqipe ndėr predikime e kėshilla fetare, ai ėshtė krijuesi i hytbeve shqipe nė Shkodėr. E mendoni pastaj, tė shkruash njė Mevlud nė gjuhėn shqipe. Kjo i binte ndesh njė tradite shekullore, kjo ishte njė risi, thyerje e rregullave tė krijuara tashmė. Ėshtė e natyrshme qė nuk kaloi aq lehtė, pa kundėrshti, sepse ēdo e re futet me vėshtirėsi. E kjo e re s'ishte e thjeshtė, ajo lidhej me probleme fetare, gjuhėsore, letrare e politike. Por koha tregoi se ē'vlera pat puna e Hafiz Ali Ulqinakut. Kanė kaluar 120 vjet nga koha, kur ėshtė krijuar, pavarėsisht nga ribotimet e shumta, ai ėshtė ruajtur ndėr breza, ėshtė mėsuar e kėnduar nga besimtarėt nė xhami, nga oda nė odė nė Shkodėr, Ulqin, Tivar, Lezhė, Krajė, nė tė gjitha trevat veriore.

Vepra shquhet pėr momente me tė vėrtetė emocionale me vlera edukative. Portreti i Profetit ėshtė i njė njeriu normal, poeti as nuk ka marrė mundimin tė pėrshkruajė, porjanė cilėsitė shpirtėrore, morale e mendore, ėshtė sjellja e tij, qė e ngrė lart mbi tė tjerėt. Qė nė lindje autori bėn tė njohur se:

... si djali jot hurit me thanė,
Ndonji nanės Zoti kuj nuk ja ka dhanė".15

Dy cilėsi vė nė pah autori qė nė fillim:
E para, ai ėslitė i dėrguari i Zotit,
E dyta, " ... ka qi po'vjen t'miren pre t'keqes e danė".


(Vijon)


AbdylHabib Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:47.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.