Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 21-07-11, 19:09   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Eshtrat e Heroit Isa Boletini

Eshtrat e Heroit Isa Boletini i dorėzohen komunės sė Mitrovicės





Pėrfaqėsuesit e institucioneve shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, kanė bėrė pėr herė tė parė homazhe pranė eshtrave tė Heroit Kombėtarė, Isa Boletini dhe bashkėluftėtarėve tė tij. Kjo ėshtė bėrė e mundur me rastin e dorėzim-pranimit tė eshtrave tė Heroit Isa Boletini. Ai do tė rivarroset mė 28 nėntor tė kėtij viti, nė fshatin e tij tė lindjes.


Tė enjten nė Zhabar tė Mitrovicės, Imami i kėsaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili i ka ruajtur deri tash, nė prani tė Zėvendėsministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sportit, Hajdin Abazi, ja ka dorėzuar kryetarit tė Komunės, Avni Kastrai eshtrat e Heroit Isa Boletini, tė bijve dhe bashkėluftėtarėve tė tij.

Nė kėtė ngjarje morėn pjesė edhe Prof. Dr. Pajazit Nushi, eksperti mjeko-ligjor, Arsim Gėrxhaliu, intelektualė tė njohur nga Prishtina, familjarė tė Heroit Kombėtarė tė Isa Boletinit dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij.

Imami Murati, pėr herė tė parė e bėri tė ditur vendin se ku i kishte fshehur dhe ruajtur eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe bashkėluftėtarėve tė tij. “Ka ardhur koha qė pėr eshtrat e Heroit Isa Boletini tė pėrkujdesen institucionet, pėrkatėsisht komuna e Mitrovicės. Sot nė 95 vjetorin e vrasjes sė Isės dhe bashkėluftėtarėve tė tij nė Ribnicė tė Podgoricės dhe 13 vjetorit tė mbėrritjes sė eshtrave tė tij dhe bashkėluftėtarėve nė Mitrovicė ndjej dhembje dhe krenari njėkohėsisht pėr heroin Isa Boletini”, tha ai, pasi qė arkivoli me eshtrat e Heroit Isa dhe bashkėluftėtarėve tij, u nxor nga toka, brenda njė objekti ndihmės nė oborrin e tij, ku i kishte fshehur qė nga viti 2004.

Mulla Asllani ju tregoj tė pranishmėve se iniciatori i parė pėr sjelljen e eshtrave tė Isa Boletinit nga Podgorica nė Mitrovicė ka qenė Prof. Pajazit Nushi, ndėrkohė qė kontribut tė ēmuar kanė dhėnė ish Presidenti Ibrahim Rugova, Latif Berisha, Muhamet Shukriu, Remzi Murati dhe Fetah Hasani. Ai tha se eshtrat ishin varrosur asokohe nė oborrin e xhamisė sė Haxhi Veslit nė Mitrovicė, prej nga pas lufte i ka zhvarros dhe rivarros nė oborrin e shtėpisė sė tij.

Zėvendėsministri Hajdin Abazi, tha se kujdesi pėr eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe ruajtja e tyre, ėshtė patriotizėm, ndėrsa qė sot e tutje Qeveria e Kosovės ka si prioritet pėrgatitjet pėr rivarrimin dinjitoz tė eshtrave nė Kompleksin memorial nė kullėn e tij nė Boletin, pėr t’iu dhėnė mundėsi shqiptarėve qė tė nderojnė dhe respektojnė kėtė figurė madhore tė Kombit.

Ndėrsa i pari i Mitrovicės, Avni Kastrati tha se Mulla Asllani meriton respekt tė posaēėm pėr ruajtjen e eshtrave nė kohė tė vėshtira, andaj edhe nė emėr tė tė gjithėve e falėnderoi pėr atė qė ka bėrė. Ai njoftoi se eshtrat e Isa Boletinit do tė rivarrosen mė 28 nėntor tė kėtij viti, nė fshatin e tij tė lindjes, me njė ceremoni madhėshtore, nėn pėrkujdesjen e Kryeministrit tė Kosovės, duke shtuar se nė ditėt e ardhshme do tė formohet Kėshilli pėr rivarrim.

Eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe bashkėluftėtarėve tė tij, tani e tutje do tė ruhen nė ambientet e Kuvendit tė Komunės, ndėrkohė qė atyre do tu bėhet analiza e ADN-sė, pėr tė mos lėnė kurrfarė dyshimi.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.