Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 14-08-11, 13:15   #1
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Femrat kerkojn 50:50 perfaqsimin ne parlament,



Kėrkojnė 50:50

Kada: Me barazi gjinore nėnkuptohet pėrfaqėsimi 50 me 50, e jo 30 me 70, apo 40 me 60 pėr qind

E diel 14 Gusht 2011 9:07
Pėrderisa gratė deputete tė Kuvendit tė Kosovės kėrkojnė pėrfshirje nė institucionet vendimmarrėse prej 50 pėr qind, aq sa janė edhe nė pėrbėrjen e popullatės, nga ana tjetėr, ekspertė zgjedhorė konsiderojnė se edhe kuota prej 30 pėr qind duhet tė hiqet. Eksperti pėr ēėshtje zgjedhore, Xhavit Shala, thotė se gratė duhet tė jenė aktive nė politikė, por, sipas tij, nėse ato mendojnė vetėm te kuota mė shumė do tė jenė dekor i politikės sesa pėrfaqėsim i drejtė.
Donika Kada-Bujupi, nga Grupi i grave deputete tė Kuvendit tė Kosovės, nuk pajtohet me faktin qė gratė nė politikė janė dekor. Atėherė, shtron pyetjen ajo, nėse gratė janė dekor atėherė ēka janė burrat. Sipas saj, tė gjitha hulumtimet e bėra dėshmojnė qė aty ku janė gratė ka mė pak korrupsion, krim tė organizuar dhe mė shumė pėrgjegjėsi nė punė. E, njė gjė e tillė i duhet Kosovės.
Prandaj, siē ka thėnė Kada-Bujupi, ajo ēka kėrkojnė gratė deputete ėshtė qė tė ketė njė ndjeshmėri sa i pėrket barazisė gjinore dhe ajo tė reflektojė nė pėrbėrje tė tė gjitha institucioneve edhe tė Kuvendit, Qeverisė dhe tė institucioneve tjera qė nuk janė politike. “Natyrshėm jemi 50 pėr qind e popullatės dhe natyrshėm duhet tė pėrfaqėsohemi si tė tilla kudo, ndryshe do tė shkojmė kundėr njė balanci nacional i cili nuk do tė prodhojė progres, por pėrkundrazi do tė prodhojė regres”, ka thėnė ajo.
Sipas saj, gratė deputete kėrkojnė harmonizimin e Ligjit pėr barazi gjinore. “Jemi nė disa fusha duke punuar dhe nė mesin e tyre ėshtė edhe amendamentimi nė Kushtetutė, ku do tė kėrkojmė tė kemi njė barazi gjinore”, ka thėnė Kada-Bujupi.
Kada ka thėnė se ende nuk kanė marrė vendim final se sa duhet tė jetė kuota e pėrfaqėsimit gjinor, mirėpo ka potencuar se janė shumė kėmbėngulėse nė kėrkesat e tyre qė gjatė amendamentimit tė Kushtetutės tė theksohet barazia gjinore.
“Me barazi gjinore nėnkuptohet pėrfaqėsimi 50 me 50, e jo 30 me 70, apo 40 me 60 pėr qind”, ka thėnė ajo, duke shtuar se ashtu siē ėshtė tashti kuota, partitė politikė nuk janė tė demokratizuara dhe gara pėr poste nuk ėshtė e barabartė.
Nga ana tjetėr, eksperti pėr ēėshtje zgjedhore, Xhavit Shala, thotė se vendet e rajonit nuk e kanė kuotėn gjinore. Prandaj, sipas tij, kuota gjinore duhet tė hiqet patjetėr. Ai ka thėnė se gratė deputete duhet tė kėrkojnė tė jenė tė barabarta dhe jo tė jenė dekor i politikės. Ato, sipas tij, duhet tė jenė aktive nė politikė dhe tė marrin pozita tė merituara.
“Nuk ėshtė pasqyrė reale nėse ato shkojnė gjithnjė nė bazė tė kuotės, pasqyra reale ėshtė nėse ato shkojnė nė bazė tė votės. Ato duhet tė shkrihen nė parimin e votės dhe duhet tė thirren nė parimin e barazisė e jo nė parimin e kuotės, sepse kjo sjell nė parlament pėrfaqėsim tė pabarabartė”, ka thėnė Shala.
Ai ka ilustruar faktin se nėse njė mashkull i ka 10 mijė vota ai s’mund tė jetė nė parlament e nė anėn tjetėr njė femėr me 2500 vota mund tė jetė deputete. Atėherė, pyet Shala, ku ėshtė mesazhi i barazisė gjinore.
“Unė jam pėr atė qė tė ketė barazi nė votė, barazi nė vendimmarrje nė pozitat partiake. Ato duhet tė jenė aktive nė politikė. Nėse ato mendojnė vetėm te kuota, ato mė shumė do tė jenė dekor i politikės sesa pėrfaqėsim i drejtė”, ka thėnė Shala.
Kreu i Komisionit pėr Reformėn Zgjedhore, Haki Demolli, ka thėnė se janė identifikuar tė gjitha pikat ku do tė mund tė ketė ndryshime. Por, sipas tij, njė gjė e tillė do tė arrihet pas njė debati tė gjerė me tė gjitha palėt e pėrfshira nė reformė e po ashtu edhe pas debatit me qytetarėt./zeri/


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:24.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.