Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 01-03-12, 18:24   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Sheh Ibrahim Karbunara

Sheh Ibrahim Karbunara figurė e shquar e patriotizmit shqiptar





Ai qė e deshi vendin gjer nė adhurim.
…Nga kundėrshtimet e Vėrlacit, Elbasani e humbi shansin, nuk aprovohej si vendmbajtje e atij forumi…Mustafa Kruja kėrkonte qė tė mbahej nė Krujė pėr tė dominuar nė vendimet e kongresit ne favor te tij, por u kundėrshtua nga Krahu Kombėtar. Krahu Kombėtar iu drejtua Kombėtaristit, birit tė popullit Shehut tė Karbunarės, tek Ai burrė i pashėm- karizmatik edhe Perėndia sikur kishte vėnė daltėn e skulptorit, kishte gdhendur shtatin e mermertė dhe shpirtin e patriotit tė flaktė, Krahu Kombėtar iu drejtua atij qė pėr Shqipėrinė jepte gjithēka…Nderi i Vendmbledhjes sė Kongresit Kombėtar i takoi dhe do ti mbetej Lushnjes!..
Janė tė rrallė ata politikanė qė e duan, e nderojnė, e adhurojnė vendin sikur tė ishte nėnė dhe babė, sikur tė ishte perėndia vetė…Tė shumtit i hyjnė politikės si zanat pėr tė jetuar me tė, pa pasur principin themeltar tė asaj me ēfarė duhet te merren, Ata- tė rrallėt, qė gjakun e kanė tė pastėr dhe nderin e kanė virtyt, mbi vendin nuk venė asgjė, as njė interes, ata pėr vendin, shkojnė deri nė vetmohim pa asnjė mėdyshje, nuk bėjnė asnjė kompromis. Vetėm e nderojnė, i falen, i bien nė gjunjė, e adhurojnė…Tė rrallėt janė trimat, ata qė ta thonė troē, e embėl apo e hidhur qoftė, tė tjerėt janė rrufjanėt, ata qė merren me dredha. Tė parėt janė Maratonomakėt qė ecin tė pėrpjetave dhe dishezave, tė dytėt janė ata qė pa u djersitur, na hedhin ferra nėpėr kėmbė tė parėve, na venė shkopinj nėpėr rrota karrove tė maratonomakėve dhe na kalojnė nė kthesa e marrin kolltuqet e ngrohtė, postet e rehatshėm, privilegjet, kapardisen me djallėzite e tyre dhe u tregojne berrylin te pareve…

Shehu Ibrahim Karbunara
Ndėr tė rrallėt idealistė hyjnė fisi i Shehajve tė Karbunarės dhe nė krye te fisit shkėlqen kleriku i kulturuar Sheh Ibrahim Karbunara, i arsimuar nė Universitetet mė nė zė tė Stambollit dhe tė Teheranit, i shėtitur dhe i pajisur me kulturėn e Lindjes dhe atė Perendimore- europiane qė nė dhjetvjeēarin e fundit tė shekullit tė XIX. Sheh Ibrahim Karbunara, kur kėtu ishin ende turqit merrej me veprimtari patriotike, iluministe, pėrgatiste indipendencėn dhe do ta pėsonte pėr kėtė veprimtari nė shėrbim tė kombit, po Ai ishte i vendosur, u internua nė Peqin…Sado i hidhur tė ishte haraēi, ai nuk do tė kthehej mbrapsh. Ai kishte mbi tė gjitha Zotin, Atdheun, Njeriun nė qendėr e Shqipėrinė nė ballė…Me kėtė platformė, nė vitet e fundit tė shekullit tė XIX, patriarku edhe nėntė burrat e tjerė qė e pasonin- Shehaj tė Karbunarės, hynin udhėve tė historisė…Ishin vitet pas Lidhjes sė Prizrenit, vitet e trazuara tė disgregacionit tė Perandorisė Osmane, do tė rilindte Shqipėria. Me kėtėplatformėangazhoheshinpėrkohėtqė do tėvinin e do tėkacafyteshin me ngjarjetqė do tė shtjelloheshin.

Baba sheh Karbunara, nuk kishte bėrė llogarira kur hyri nė politikė, nuk ėndėrroi dafina por as nuk u step nė rast se do tė arrinte ne abnegacion. Ai e kishte bėrė zgjedhjen, iu kushtua besimit te Zoti, predikon te tė mirėn, virtytet, dashurinė pėr vendin dhe dashurinė pėr njeriun e do ta kryente kėtėd etyrė nė shtėpinė e Zotit, nė Teqenė rreth 400 vjeēare te Karbunarės. Njėkohėsisht si ideator pasrilindas ai do tė predikonte e ndiqte klasiket tanė, ata qė me pendė dhe pushkė nuk pushuan sė punuari pėr Shqipėrinė. Teqeja e Karbunarės me Sheh Ibrahimin qė kishte shėtitur dhe parė qė andej nga lind dielli, e deri nė perėndim, ishte bėrė e njohur nė gjithė vendin dhe bashkė me teqetė e tjera helvetiane, nga Peshkopia nė Tepelenė, nga Tirana nė Kavajė e nė Berat e nė Pėrmet, qe bėrė vatėr e rėndėsishme e ushqimit shpirtėror dhe e emancipimit tė shoqėrisė sė kohės. Babashehu ishte demokrat i lindur, i pajisur me kulturė orientale dhe oksidentale me besimin tek i madhi Zot…Teqja e Tij priste dhe percillte jo vetėm pėrkrahėsit Bektashinj nga e gjithė Myzeqeja, Dumrea dhe Darsia por edhe kėdo qė do ta sillte rruga, ishte strehė e komiteve, e “ēetave hajdute”, e gjithė popullit pa dallime dogmatike, strehė e gjithė rebelėve nė shėrbim tė kombit, dhe nė vitet ’40 e ēetave nacionaliste tė luftės pėr liri, e qė mė pas u inkuadruan nė koalicionin Anglo- Sovjeto – Amerikan. Sheh Karbunara, njihte vetėm Flamurin e Arbėrve, ishte luftėtari i parė kundėr ēdo pushtuesi e kundėr fqinjėve grabitqarė qė vetėm me thikė prapa shpine, na kanė ndenj…I kish parė akrobacitė politike dhe pat zgjedhur krahun kombėtar. Ishte vetėm nacionalist, donte qė vendi i tij tė shkėlqente nė mes vendeve mė tė mirė tė Europės, ėndėrronte perėndimin, Europėn si mbėshtetje e vendit tė tij, se nė Europė bėnim pjesė edhe ne qė me Big Beng-un. Duke ndjekur kėtė rrugė, kredibiliteti i tij kishte hyrė ne mitizim e nė legjendė dhe fjala e tij qe ligj pėr kėdo qė e dėgjonte…Ja kėshtu, me kėtė platformė u gjend kleriku i shkėlqyer nė politikė, nė shėrbim tė vendit qė e donte aq shumė, nė shėrbim tė njerėzve qė i donte, kjo do tė qe e tėra e gjendjes sė tij nė politikėn Shqiptare. Nė fund tė fundit politika ėshtė besimi rreth njė shkolle tė caktuar, rreth njė programi bindės pėr ata qė do ta pasojnė. Programi i Babsheh Karbunarės qe katėrcipėrisht human, bindės deri nė hypnotizim se ai nuk qe dogmatik dhe prandaj rreth tij mblidheshin njerėzit e Zotit, dhe prandaj rrethi i tij miqėsor, dhe i krushqisė edhe i politikės, do tė qe me intelektualė me emėr si Fan Noli, Bahri Omari, Kole Kuqalin, Rexhep e Mustafa Gjinishi, Kole Tromara, Sejfulla Malėshova, Sejfi Vllamasi. Kole Rrodhen…me Nebi Sefėn, Syrja Selfo e tė tjerė e tė tjerė nga fise tė degjuar dhe pari me emėr…Shehu qe kthyer nė bajrak nė gjithė atė hapėsirė nė Karbunarė, Darsi, Dumre e Lushnje e reputacioni i tij tanimė njihej nėpėr gjithė Shqipėrinė. Dhe prandaj do tė zgjidhej edhe nė Kryesinė e Luftės Antifashiste.


Sheh Ibrahim Karbunara ishte ndėrmjetės i Rilindjes dhe i kohės sė re.
1912. Kur Plaku i Vlorės shpallte Pavarėsinė atje ishte edhe Shehu Ibrahim Karbunara bashkė me Nehbi Sefėn, pėrfaqėsonin Lushnjen nė atė ngjarje tė madhe…Shehu do tė mbetej nė historinė e vendit edhe si shkruesi i Aktit tė Pavarėsisė…Kohėt e trazuara pas disgregacionit tė perandorisė, pas indipendencės, akoma nuk jepnin shpresė formimi dhe kristalizimi tė shtetit tė ri…U provua qė tė mbretėronte edhe Princ Ėidi, por iku pas 6 muajsh…Akoma Shqiperia ishte nje plasdarm i pa organizuar ku italianė, grekė e serbė, orvateshin tė zhvatnin nga ky vend pa zot, nuk mjaftoheshin me coptimet e 1913-ės po te tjera grykėsi. Ne strukeshim nė veten tonė, ata- kush e kush tė rrėmbente nga ne, kush e kush tė na rrėgjonte …Por …tanimė qemė zgjuar, na prinin bijt’ mė tė mirė, mė tė zgjuar dhe mė tė pėrgatitur tė vendit … Nė tė gjitha ngjarjet kyēe qė do tė kalonte vendi Ibrahim Karbunara tashmė qe i angazhuar…

1919. Ndėrsa grekė dhe italianė nxitonin tė vinin nė jetė Traktatin e fshehtė tė 1915-ės, atje nė teqenė e Karbunarės Shehu kishte pritur Konsullin Eden te Inteligencie Services dhe Tomsonin. Dy personalitete Ingleze bisedonin me Shqiptarin e Madh, shumė tė interesuar pėr problemet Shqiptare pasi Qeveria Britanike donte formimin e njė qeverie kombėtare – nė vend tė asaj qė ishte nė Durres, filo italiane…

Ishte vitale mbajtja e nje Forumi kombėtar…Koha nuk priste! Po nė mesin e dhjetorit 1919, nė kėtė tempull tė perėndisė nė Teqenė e Karbunarės u formua Komiteti me kryetar Sheh Karbunarėn, nėnkryetar Mihal Gramenon, me pėrbėrje: Sali Butka, Vasil Tromara e tė tjerė, pėr mbledhjen e Kongresit historik tė Lushnjes…
Ishte Sheh Karbunara qė u caktua Lushnja vendmbajtja e Kongresit. Dhe vetėtimthi nga Lushnja iu nisėn ftesat- Bashkive tė Shqipėrisė qė tė dėrgonin delegatėt e tyre nė kohėn e caktuar… Vendmbledhja e Kongresit historik anti imperialist e anti grabitqar do tė mbahej nė Lushnje!… Kėshtu ndodhi me Elbasanin, Krujėn dhe Lushnjen dhe kėshtu mbeti nė histori, Lushnja do tė mbante nderin e atij Kongresi Kombėtar.

21 Janar 1920, ora 10 paradite.
Tek dera e shtėpisė sė patriotit Lushnjar Kaso Fuga, Shehu bėri lutje pėr hapjen e Kongresit. Lushnja siguroi punime tė mbara e tė frytshme nė tė mirė tė Kombit. Kongresi shpalli tė rrezuar Qeverinė e Durrėsit, vuribazat e shtetit tė ri ku populli shqiptar pėr tė parėn herė kristalizohet nė njė komb. I dha fund epokės shekullore dhe historisė sė fiseve qė pėrbėnin popullin shqiptar…Kėrkoi tė njiheshin kufijtė e Konferencės sė Ambasadorėve tė Londrės dhe nuk e njohu Paktin e fshehtėtė 1915-ės … Fuqitė e Mėdha u detyruan tė njohin vetėm shtetin shqiptartė 1913-ės. Me Kongresin e Lushnjes do tė viheshin bazat e njė shteti modern bashkėkohor..Formoi Kėshillin e Lartė, qeverinė dhe zgjodhi senatin…
Kongresi i Lushnjes u kurorėzua me sukses, Ministri i Brendshėm A. Zogu, i shoqėruar nga njė grupkombėtarista, u nispėrnėKryeqytetin e vendit ku do tėnistepunėnQeveria e shtetitmėtė ri tėkohės…

Teqeja e Karbunarės- tempull qė i viteve 1617 qė kish hedhur rrėnjėt qė me Sheh Mehmetin, i ardhur nga Kavaja, rritej vit pas viti e kohė pas kohe, me Sheh Nuriun, Sheh Hasanin, Sheh Rushitin, nė fillimet e shekullit tė ri, me mė tė arsimuarin, me Shqiptarin e madh, tė kulturuarin Sheh Ibrahim Karbunarėn do tė qe tempulli i ideatorit dhe luftėtarit nė ngjarjet tronditėse qė kalonte vendi dhe do tė luante njė rol tė rėndė si shėm nė jetėn shoqėrore politike qė nga vitet e para tė indipendencės, tė themelimit tė shtetit tė ri ashtu edhe gjatė viteve tė Monarkisė dhe me pushtimin fashist u bėēerdhe e luftės antifashiste… Qė nga Patriarku e pas tij tė gjithė burrat e fisit edhe mė tė rinjtė e shehajve dolėn nė luftėn pėr liri. Shehuvetė do tė qe nė Keshillin e Luftės Nacional ēlirimtare…Ndėrsa Teqeja digjej nga urėt e zjarrit fashist fisi i Shehajve merrte arratinė nė Kosovėn e Madhe e nė Kadiaj….Tė mbaronte lufta, pra Teqeja do tė ngrihej pėrsėri dhe pėrsėri fisi do tė mblidhej atje ku kishte rrėnjėt…

Krimi ėshtė mė i vogėl kur tradhton njė qeveri se sa kur tradhton njerėzit. Ka njėmijė mėnyra tė tradhtosh popullin: Mund ta shtypėsh me violencė, me terror e bastisje, tė shfrytėzosh e tė shpronėsosh, tė varfėrosh me miliona burra e gra, tė nxjerrėsh ligje despotike dhe t’i bėsh gjykatat vegla ndėshkimi; tė pėrhapėsh njė propogandė gėnjeshtare, tė ngreshė pa arsye kundėr njeri – tjetrit dy pjesė tė shoqėrisė; mund tė bėsh luftė dhe si ata alkimistėt, tė bėsh ar me gjakun e njerėzve. Kėshtu tradhtohet populli…(Albert Kahn “Tradhtia e lartė”)

Fatalitet… Kryqi i Luftės sė mallkuar botėrore qė filloi mė 7 Prill 1939, mbi kombin tonė me rreth 1 milionė banorė, do tė rėndonte shumė, shumė mė tepėr se nė ēdo komb tjetėr… Ndėrsa Kryqi i tyre ishte i drunjtė me pėrmasa tė zakonshme, Kryqi ynė do tė qe i ēeliktė dhe me pėrmasa cikllopike!…Neve do tė qemė tė rrallėt, nė mos tė vetmit nė Europė qė paguam njė haraē farmak tė hidhur…Djegiet, vrasjet e barbaritė e luftės i paguan tė gjithė pooo…pas luftės gjithė Europa ashtu edhe bota filluan tė marin frymė lirisht, pėrveshėn krahėt dhe filluan rindėrtimin, zgjodhėn nė krye tė vendeve tė tyre atė qė deshėn, pra le ta jetonin si tė donin pasluftėn. Tė gjithė ama jetonin nė liri, nė solidaritet me njeri tjetrin e me shkėmbime ekonomike fqinjėsie tė mirė…Neve, neve qė dolėm nga lufta tė sakatuar, na ra mallkimi mbi kokė, as grekut, as italianit po neve, neve vetėtimthi u ndamė nga aleatėt e koalicionit tė shkėlqyer Anglo – Sovjeto – Amerikan, neve qė ishim pėrkrah fitimtarėve tė luftės refuzuam Planin Marshall qė rimėkėmbi gjithė Europėn, pėrzumė diplomatėt Anglo – Amerikanė dhe i shkėputėm marrėdhėniet me ta, mohuam Kosovėn dhe u lidhėm dhe mė shumė me Serbinė, ramė nė tė dytėn shtypje, nė tė dytėn luftė, nė luftėn e tmerrshme civile pėr t’u vrarė me njeri – tjetrin dhe nė tė pėrjetshmen luftė tė klasave qė do tė na pėrēante deri nė pėrēudnim, qė do tė na izolonte deri nė mosbesim nga Europa dhe bota e qytetėruar, neve qė bėnim pjesė nė Frontin Demokratik Nacional Ēlirimtar u tradhėtuam dhe papritur u gjendėm nėn kastėn gangsteriste enveriste qė na bėri hatanė aq sa filluam tė flasim me veten…

Shumica e tė rinjve nė atė fillim lufte, qė u gjend e organizuar nė rininė antifashiste, nuk ishin komunistė, jo, por si shqiptarė qė donin tė luftonin okupatorin…

Mirėpo udhėheqja diabolike pro sllave – komuniste e indoktrinoi tėrė atė pjesė…nė fillim infiltronte tė derguarit e saj nėpėr ēeta dhe ēetat akoma tė pa ndėrgjegjėsuar u gjendėn tė rekrutuara… mė pas kur e panė se ē’po bėhej, se po tėrhiqeshin pėr hundėsh nga njė farė Dushan e Meladin dhe tanimė ishin pėrpara grackės dhe po binin nė humnerėn sllave, filluan tė zgjohen dhe tė kėrkojnė tė diferencohen, por tamam atėherė ata ustallarėt uzurpatorė dhe nxėnės tė mirė tė Dushmanit, filluan me presion, prepotencė dhe arrogancė, me terror dhe masakėr dhe kėshtu pa dashjen e tyre tė gjithė e panė veten tė rekrutuar dhe mbetėn brenda Stanit tė kuq. Udhėheqja komuniste tani mė me revan pėrvetėsonte tėrė luftėn, uzurponte vendin dhe u mėnjanua fare nga ndjekja e forcave gjermane, i abandonoi e vazhdonte luftėn vetėm brenda vendit dhe larg, shumė larg botės, haptas e nė mėnyrė tė pėrbindshme intensifikonte vetėm luftėn vėllavrasėse…
Na kish rėnė nė kokė Mallkimi i Madh: Nacionalizmi qė ishte pėrfshirė nė grackė, i mashtruar nga propoganda gėnjeshtare, nėn flamurin e Frontit tė pėrbashkėt Nacional ēlirimtar tė Pezės dhe Mukjes tanimė doli jasht loje …Ata me emėrtimin Fronti Demokratik Nacionalēlirimtar, pa u skuqur fare, gėnjyen dhe e kthyen nė Front Demokratik Nacional Shkatėrrimtarderi nga viti 1948, kur dolėn haptas me PKSH…


vijon


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:02.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.