Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 15-05-12, 12:47   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

EULEX-i pėr ”peshqit e vegjėl”


Arbana Xharra

Peshqit e mėdhenj po i sillen EULEX-it ēdo ditė para syve. Disa prej tyre misioni i Bashkimit Evropian i kishte nė dorė pėr pak kohė, por shumė shpejt ata rrėshqitėn nga grepi. Tash EULEX-i po merret me peshiqit e vegjėl, sepse e kanė mė lehtė t’i ndėshkojnė, ani pse ata urdhrat i marrin nga peshqit e mėdhenj.

Kjo nuk ėshtė vetėm pėrshtypje e fituar nga jashtė. Vetė zyrtarėt e lartė tė EULEX-it e kanė thėnė me gojėn e tyre se “e kanė mė lehtė me peshqit e vegjėl”.

Shumica e prokurorėve brenda misionit tė BE-sė nė duar kanė raste tė mėdha dhe tė vogla krimi e korrupsioni, kanė po ashtu grumbuj faktesh nė sirtarė. Pasi kryhen hetimet, nuk fillojnė gjykimet, por duhet pritur dritėn e gjelbėr nga Brukseli.

Ndėrkaq, Brukseli prioritet e ka stabilitetin politik nė Kosovė, jo luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Ky ėshtė bilanci i punės sė protektorėve evropianė nė Kosovė, qė nga viti 2008, kur erdhėn kėtu me premtime tė mėdha dhe pėrbetime se do ta bėnin punėn mė mirė se UNMIK-u.

Pra, qėllimi i propaganduar tingėllon mirė, por derisa rezultatet nuk shihen, atėherė mbetet vetėm prapavija dhe loja me politikanė lokalė si tė ishin figura tė shahut – varėsisht nga moti politik.

E gjithė kjo situatė e mosefikasitetit ekstrem tė drejtėsisė ndėrkombėtare ndikon qė grupe politikanėsh tė ndihen komod nė veprimet e tyre tė paligjshme. Jo pak prej tyre mbajnė pozita udhėheqėse.

Katėr vjet qė nga ardhja e kėtij misioni nė Kosovė, tashmė ėshtė vėrtetuar njė fakt i pamohueshėm se EULEX-i: ballafaqimi me krimin ėshtė premtim qė tingėllon bukur, por nė fakt, siē u tha, asgjė, asnjė veprim nuk duhet tė prekė tė ashtuquajturin stabilitet politik. Sepse nė Bruksel dhe gjetiu duhet ruajtur iluzionin se “rajoni ėshtė stabil”.

Ata prokurorė qė zotoheshin se do tė pastrojnė kėtė vend nga tė korruptuarit janė kthyer nėpėr shtėpitė e tyre dhe shijojnė ditėt e pensionit.

Belgu Theo Jacobs, i cili ka qenė kryeprokuror i parė nė EULEX nė fillim tė mandatit, pati thėnė se EULEX-i ėshtė duke bėrė hetime tė mira dhe se rezultatet do tė shihen nė pranverė, duke aluduar nė pranverėn e vitit 2009. Nė 2010-tėn pasardhėsi i tij, holandezi Johannes Van Vresweijk me kėmbėngulje pati thėnė se ka fakte pėr arrestimin e peshqve tė mėdhenj, por nė fund tė mandatit deklaroi: “Kam menduar se punėt do tė shkojnė mė lehtė, por situata doli tė jetė mė e komplikuar”.

Fjalė tė mėdha ka thėnė edhe ēekja Jaroslava Novotna, e cila ka marrė timonin pėr tė udhėhequr prokurorėt e EULEX-it nė fillim tė kėtij viti. Por, politikat ditore kanė njė skemė tė kompletuar, e cila po udhėhiqet me disa lojtarė qė janė nė krye tė politikės.

Janė po kėta akterė tė politikės tė cilėt drejtėsia i ka nė dorė dhe dyshohet se po i shfrytėzon pėr pazare mė tė mėdha. Sepse tashmė e kemi mėsuar se EULEX-it nuk i mungojnė faktet pėr tė pastruar Kosovėn nga pisllėqet qė po na ngufasin. Por, janė pikėrisht kėto pisllėqe qė i duhen EULEX-it pėr tė pėrmbyllur misionin duke mos krijuar trazira dhe vetėm sa pėr sy e faqe duke dėnuar disa hajdutė ordinerė.

Nėse kėta prokurorė kanė ardhur pėr t’i ndihmuar e mėsuar kolegėt e tyre vendorė, a thua ēfarė mėsimi janė duke marrė kėta prokurorė qė nė tė ardhmen pretendojnė tė luftojnė krimin e korrupsionin si parakushte qė Kosova tė ecė pėrpara?
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.