Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 11-11-06, 13:40   #1
pokeri
 
Avatari i pokeri
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
pokeri e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek pokeri Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek pokeri
Gabim Nuk mbrohet Zoti me gėnjeshtra!

Nuk mbrohet Zoti me gėnjeshtra!
Nė shekullin e IV tė erės sonė, njėri nga teologėt dhe filozofėt mė tė shquar tė krishtėrimit, Shėn Aurel Augustini nė njė nga librat e tij thotė:
"Shpesh edhe jobesimtari di diē pėr tokėn, qiellin dhe elementet e kėsaj bote, pėr lėvizjen e yjeve, madhėsinė e tyre, pozicionet, pėr parashikimin e zėnies sė diellit dhe hėnės, ciklet e viteve dhe stinėve tė vitit, pėr llojet e shtazėve, bimėve, gurėve etj. Dhe, ai kėto njohuri i mbanė tė sigurta nė bazė tė pėrvojės. Ėshtė turp dhe rrezik qė tė krishterėt kinse duke shpjeguar shkrimin e shenjtė flasin gjepura pėr ato tema, dhe ne besimtarėt duhet tė ndėrmarrim tė gjitha masat e duhura ta parandalojmė atė gjendje, nė tė cilėn pabesimtarėt mund tė tėrheqin vėrejtjen pėr padijen e madhe tė besimtarėve, dhe t'u qeshen me pėrbuzje."
Tė krishterėt gjatė historisė nė rastet mė tė shpeshta e kishin respektuar kėtė kėshillė tė Aurel Augustinit, duke e pranuar tė vėrtetėn e matematicientėve dhe filozofėve tė famshėm grek. Nė mesjetė, kur shkenca arabe ishte nė kulmet e saj, zbulimet e saj u pranuan dhe u pėrphapėn pikėrisht nga murgjėt dhe dijetarėt kishtar, pa marrė parasysh qė ato vinin nga "pabesimtarėt".
Por urtia e kėsaj kėshille shihet me gjithė fuqinė e saj kur shikojmė ēfarė ka ndodhur, kur nuk e kishin respektuar besimtarėt!? Disa shembuj, sot i di secili fėmijė; teologėt kishtarė nė mesjetė ishin tė bindur qė - Bibla thotė se Toka ishte e rrafshtė. Kur Galileu e shpiku teleskopin dhe filloi t'i publikoj zbulimet pėr planetet, ata teologė e detyruan qė publikisht tė heqte dorė nga tėrė ajo qė kishte zbuluar.
Kur Koperniku gjeti dėshmi tė pakontestueshme qė Toka ishte e rrumbullakėt dhe rrotullohet rreth diellit (dhe jo e kundėrta), kishte aq shumė frikė nga dėnimi qė do tė pasonte nė rast tė publikimit tė atyre "herezive", sa qė kurrė nuk guxoi t'i botonte.Ato u gjetėn nėpėr sirtarė pas vdekjes sė tij. Xhordano Bruno pasi qė nuk ishte i gatshėm tė fshihej, u dogj nė turrė tė druve.
Kur mjekėt dhe bilogėt e zbuluan qė sėmundjet shkaktohen nga bakteret e jo nga demonėt. priftėrinjtė iu kundėrvuan dhe e sulmuan teorinė e tyrė si "blasfemi". Nė Bibėl sipas interpretimit tė tyre shkruante se: Zoti e dėrgonte sėmundjen si dėnim. Nuk shkruante se ajo mund tė ishte rezultat i pisllėkut dhe organizmave tė padukshėm... Natyrisht, kėtyre "ekspertėve" kurrė nuk u kishte shkuar mendja qė interpretimi i tyre i Biblės, do tė mund tė ishte i pasaktė!?
Ēfarė ndodhi me gjithė kėto raste? Besimtarėt dolėn qesharak! Fėmijėt sot u qeshen atyre teologėve qė e ndoqėn Galileun, dhe pyeten se si aq lehtė "kisha" i refuzoi dėshmitė qė i kishte para hundės. Edhepse e kishin qėllim mbrojtjen e fesė, gjėja e vetme qė arrinė ishte qė fenė e paraqitėn qesharake.
Sot kemi kundėr-teorinė qė quhet "kreacionizėm". Tėrėsi argumentesh qė mohojnė evolucionin. Kjo lėvizje para disa dekadash ishte e "koncentruar" kryesisht nė SHBA, ku kishat fundamentaliste janė mė tė popullarizuara, mirėpo viteve tė fundit shumė "argumente" tė tyre u pėrhapėn nė Evropė dhe Ballkan, pėrmes Dėshmitarėve tė Jehovės dhe Kishės Adventiste. Kėto argumente gjithashtu i pėrqafoi edhe grupi islamik Harun Jahi, pamfletet dhe librat e sė cilit po pėrhapen gjithnjė e mė shumė edhe nė kontinentin e vjetėr.
Cili ėshtė problemi me kreacionizmin?
Pėrgjigja mė e shkurtėr nė kėtė pyetje ėshtė se; argumentet e kreacionistėve nuk janė tė sakta. Shumė njerėz e kanė vėshtirė ta kuptojnė, por kjo nuk ka asnjė lidhje me evolucionin. E marrim shembull pohimin e kreacionistėve se, fosilet kalimtare nuk ekzistojnė. Ky pohim nuk ėshtė aspak i saktė. Evolucioni ndoshta nuk ėshtė i saktė dhe ndoshta nesėr do tė hedhet si teori pėr t'u zėvendėsuar me ndonjė teori tjetėr, e cila mė mirė do tė mund tė pasqyroj dėshmitė pėr botėn qė e kemi. Por, pa marrė parasysh e saktė apo jo, njeriu qė pohon se nuk ka fosile kalimtare e flet tė pavėrtetėn.
Ky ėshtė problemi me argumentet kreacioniste. "Archaeopteryx ėshtė skelet i njė shpeze tė zakonshme". Nuk ėshtė e saktė!
"Janė gjetur gjurmė tė njerėzve dhe dinosaurve, njėri pranė tjetrit". Nuk ėshtė e saktė.
Sado qė njeriu tė besoj nė autencitetin e Biblės, dhe sado qė besimtarit nuk i pėlqen teoria e evolucionit, mendoj qė tė gjithė duhet tė pajtohen nė njė pikė; Zoti nuk mbrohet me gėnjeshtra.
Ēka ėshtė rrėnja e gjithė kėsaj? Pse kaq shumė njerėz "pėrpiqen" ta dėshmojnė kreacionizmin dhe ta rrėzojnė teorinė e evolucionit?
Arsyeja kryesore ėshtė bindja qė shumė njerėz e kanė se; Shkenca e mohon Zotin, se zbulimet shkencore e largojnė Zotin gjithnjė e mė larg.
Funkcioni i shkencės ėshtė qė ta pėrshkruaj botėn dhe tė shpjegoj sa mė mirė se si funkcionon ajo. Mirėpo, njerėzit i kanė disa bindje tė veta, dhe kur shkenca bėn njė zbulim ajo i shtyen qė ato bindje t'i ndryshojnė. Prandaj mbizotėron fryma; "Nėse baballarėt tanė besuan nė diē, pse ne sot besojmė nė diē tjetėr?".
Pėrgjigja nė kėtė pyetje ėshtė e thjeshtė; Sepse ėshtė e rėndėsishme tė dihet e vėrteta. Deri para disa qindra vitesh njerėzit besonin qė Zoti apo ndonjė shenjtor shkaktonin rrufetė dhe bubullimat! Ndėrkohė, shkenca e zbuloi qė kjo nuk ėshtė ashtu. Ky zbulim a e zvogėlon Zotin? A ėshtė mė mirė tė besohet nė tė pavėrtetėn qė Zoti krijon rrufetė, apo nė tė vėrtetėn qė ato krijohen pėr shkak tė dallimeve nė potencial mes reve dhe tokės?
Tė besosh nė diēka qė ėshtė e pavėrtetė nuk ėshtė shenjė e Besimit - kjo ėshtė shenjė e llojit mė tė shėmtuar tė krenarisė arrogante. "Dėshmitė mund tė jenė ēfarė tė duan, ekspertėt mund tė flasin ēfarė tė duan, unė e dij cila ėshtė e vėrteta dhe pikė"! A ėshtė nė rregull kjo?
Nėse ekziston Zoti, a dėshiron ai qė ne tė mendojmė kėsisoj? A ka Zoti dėshirė qė ne tė besojmė nė gėnjeshtra tė mėdha, tė tipit se ai krijon rrufe, qė Ai dėrgon sėmundje pėr t'i dėnuar mėkatarėt, qė Ai e krijoi Botėn pėr 6 ditė para 6000 vjetėsh? Apo ndoshta do tė kishte mė shumė dėshirė qė ne ta pėrdorim mendjen tonė, tė provojmė ta njohim botėn nė tė cilėn jetojmė, dhe ta gjejmė tė vėrtetėn, edhe kur ajo e vėrtetė na detyron tė heqim dorė nga disa ide nė tė cilat kishim besuar mė pėrpara?


__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
pokeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:36.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.