Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 09-01-07, 15:24   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Faik Konica

Faik Konica boton nė tė pėrkohshmen "Albania" me datė 15 shtator 1901, kėshillat pasonjėse pėr njė djalė qė kish nėrment tė botonte njė gazetė shqip nė Misir.

I dashur mik,


Nė e bėfsh gazetėn me fleta tė mėdha; shqiptarėt do tė thonė qė s'fshihet dot lehtė; nė e bėfsh me fleta tė vogėla, do tė thonė se s'ėshtė gazetė, por libėr.

Nė e shtypsh me letra tė holla, do tė thonė se s'kėndohen edhe prishin sytė; nė e shtypėsh me letra tė trasha do tė thonė se je "hamall" e kėrkon tė mbushėsh vend.

Nė shkrofsh toskėrisht, do tė thonė se s'ėshtė gazetė pėr gjithė shqiptarėt; nė shkrofsh gegnisht prap ashtu, nė shkrofsh nė gjuhė tė pėrzier me tė dyja, gjysėm gegnisht, gjysėm toskėrisht, do tė thonė se ėshtė "ēervish".

Nė mos shkrofsh pėr politikė, do tė thonė se s'ėshtė koha tė punojmė pėr letratyrė, kur vendi ndodhet nė rrezik; nė shkrofsh pėr politikė do tė thonė se prishė punė duke egėrsuar qeverinė.


Nė folsh butė pėr Turqinė, je i paguar prej Stambollit; nė shkrofsh rreptė kundėr Turqisė, kėrkon tė tė jap Sulltani tė holla qė t'a pushosh gazetėn.

Nė mos gjefsh tė holla qė ta mbash gazetėn, do tė thonė se s'je i zoti, me qenė aq njerėz duan zgjimin e kombit shqiptar; nė gjefsh tė holla je intrigant a i shitur.

Nė folsh pėr plot ēlirimin e Shqipėrisė, do tė thotė je djall e kėrkon gjėra qė duheshin gatitur nė qind vjet mė parė; nė folē pėr nevojėn tė pėrpiqemi t'a shpėtojmė gjuhėn dhe kombėsinė, duke vėnė vendin nėn hijen e njė Fuqisė sė Madhe, s'qėnke shqiptarė i vėrtetė.

Nė folsh mirė pėr shqiptarėt e krishterė, hidhėrohen shqiptarėt muhamedanė; nė folsh mirė pėr muhamedanėt, hidhėrohen tė krishterėt; nė folsh mirė pėr tė krishterėt e pėr muhamedanėt qė janė shqiptarė tė mirė, e ligsht pėr tė ligjt, aherė do tė hidhėrohen tė gjithė.


Kaq pėr sot, se kam frikė mos tė zėrė gjumi.

Gazeta "Dielli", 10 prill 1957


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:52.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.